Eshtë një nga pyetjet kryesore në betejën kundër koronavirusit, sa janë të përgatitur trupat tanë për të luftuar infeksionin?
Në Universitetin Ulster, një ekip hulumtues është përpjekur të gjejë një përgjigje duke u thelluar në një studim të antitrupave.
Dhe ekipi është ndihmuar nga qindra njerëz në Irlandën e Veriut që po marrin pjesë në hulumtim.
Të dielën, ata – një nga një – do të bëjnë një test të antitrupave në një përpjekje për të zbuluar diçka mbi çështjen e imunitetit.
Studimi në kampusin Jordanstown të Universitetit Ulster në County Antrim po drejtohet nga Prof Jim McLaughlin dhe Prof Tara Moore.
“Ne jemi të kënaqur me përgjigjen e njerëzve të Irlandës së Veriut dhe gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar me këtë hulumtim”, tha Prof Moore, një specialist në mjekësinë e personalizuar.
Studiuesit kanë kërkuar njerëz të ndryshëm për të marrë pjesë në studim.
Së pari, ata që kanë dalur pozitiv midis 26 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 23 janarit.
Njerëzit që janë “mjaft të sigurt” se nuk kanë pasur kurrë Covid-19 ose kanë pasur kontakte të kufizuara me njerëz të tjerë gjithashtu janë regjistruar, si dhe ata që kohët e fundit kanë dalur negativ për virusin. Ata që marrin pjesë të dielën secili do të testohet për virusin duke përdorur një shtupë hunde, dhe një test gjaku në gishta do t’u mundësojë shkencëtarëve të kontrollojnë për antitrupa.
Një mostër gjaku do të merret gjithashtu për prova të mëtejshme.
“Prania e antitrupave do të tregonte se një individ ka qenë më parë i ekspozuar ndaj virusit që shkakton Covid-19”, tha Prof Moore.
“Mostrat e gjakut që marrim do të na lejojnë të bëjmë një krahasim midis niveleve të antitrupave dhe atyre të plazmës së gjakut dhe serumit.
“Eshtë e vlefshme për njerëzit që marrin pjesë – ata do ta dinë atë ditë nëse kanë antitrupa.”
‘Jetëgjatësia e antitrupave’
Prof Moore shpreson që ekipi i saj të bëjë një studim tjetër, duke u ofruar njerëzve një test antitrupi para vaksinës së tyre, pasi të jenë vaksinuar dhe më pas një provë pasuese për të parë se sa zgjasin antitrupat.
“Deri më tani disa nga hulumtimet në Universitetin Ulster kanë treguar se antitrupat mund të zgjasin deri në 10 muaj” shtoi ajo.
“Jetëgjatësia e antitrupave ishte interesante dhe nuk u rrit ose ul me kalimin e moshës.”
Të gjithë studentëve dhe stafit në Universitetin Ulster po u ofrohen teste të rregullta të antigjenit në kampus.
Kontrolli i antigjenit lejon ekipin të zbulojë koronavirusin tek njerëzit që nuk kanë simptoma dhe nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar.
Procesi, tha Prof Moore, është jetik në zvogëlimin e transmetimit dhe lejimin e shoqërisë të kthehet në normalitet.
Marrë nga BBC.