Kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina e saj duhet të mbrojë njerëzit kundër Covid-19 për të paktën një vit, një zyrtar i lartë ju tha investitorëve të hënën.
“Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit,” tha zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Tal Zaks, në Konferencën e 39-të Vjetore të Shëndetit të JP Morgan.
Vaksinat e koronavirusit të Moderna dhe Pfizer / BioNTech kanë fituar autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Zaks tha se kompania do të duhet të testojë njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë mund të zgjas mbrojtjen. Aktualisht, vaksinimi jepet në dy doza me një muaj larg njëra-tjetrës. Meqenëse të dy vaksinat u shpikën vetëm gjatë vitit të kaluar, askush nuk e di se për sa kohë do të mbrojnë njerëzit.
Marrë nga CNN.