Pandemitë mund të jenë jo-diskriminuese, me viruse që nuk bëjnë dallime mes viktimave që ato sulmojnë dhe atyre që i kursejnë. Nëse je njeri, do të sulmoheni nga virusi. Por, COVID-19 është i ndryshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për moshën. Sëmundja ka treguar një anim të veçantë për njerëzit e moshuar, me ata që janë mbi 65 vjeç të konsideruar me rrezik veçanërisht të lartë për shtrim në spital dhe vdekje, dhe ata nën 18 që ngjanë se anashkalohen nga epidemia. Megjithëse një pjesë e vogël e adoleshentëve kanë vuajtur si raste të rënda, shumica e atyre që marrin sëmundjen në atë grupmoshë kanë të ngjarë të shfaqin simptoma më të buta ose aspak.

Por, nëse COVID-19 po kursen organizmin e shumicës së fëmijëve, situata nuk është aq e mirë me mendjen e tyre. Askush nuk është imun ndaj stresit që vjen bashkë me pandeminë dhe karantinimin si pasojë. Sidoqoftë, fëmijët mund të jenë në një rrezik të veçantë. Duke jetuar në një univers që tashmë është jashtë kontrollit të tyre, ata mund të tronditen veçanërisht kur të vërtetat e “garantuara” në të cilat ata mbështeten për t’i dhënë botës rend e rregull – ritualet në jetën e tyre, përditshmëria e të jetuarit – shpërthen dhe shkatërrohet në copa.
“Jam i shqetësuar që fëmijët do të ndikohen nga një efekt i dyfishtë,” thotë Ezra Golberstein, një studiuese e politikës shëndetësore në Universitetin e Minesota. “Nuk është vetë sëmundja dhe frika prej saj. Mbi tërë këtë, kemi mbylljen dhe izolimin nëpër shtëpi, me fëmijë të larguar nga mjedisi shkollor dhe miqtë e tyre.” Ndërsa afrohej vera, shumë nga 12,000 kampet e pushimit në SHBA ose i shtynë aktivitetet e tyre ose i anuluan plotësisht, duke i lënë fëmijët të izoluar. “Sidomos për fëmijët që kanë predispozita të shohin botën me ngjyra pesimiste, do të ketë më shumë ankth sepse ata do të ndjehen sikur gjërat u kanë dalur shumë më tepër jashtë kontrollit,” thotë Mary Alvord, një psikologe me bazë në Maryland, e specializuar në fëmijë, dhe bashkëautore e Programit për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë për fëmijë dhe adoleshentë. “Ne po dëgjojmë fëmijët duke thënë ‘Kam frikë për veten time, për prindërit e mi. Po sikur të sëmuremi?’”
Tani, ndërsa afrohet viti i ardhshëm shkollor, ka edhe më shumë pasiguri. Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë nxjerrë udhëzime për shkollat, duke analizuar rreziqet krahasuese të infeksionit për tre skenarë të ndryshëm: vazhdimi i tërë mësimit ën distancë (atë që ata e quajnë “rreziku më i ulët”); përzierja e mësimit në distancë me mësimin në klasë përmes dhe distancimit fizik (“më shumë rrezik”); dhe rifillimi i shkuarjes në shkollë me kohë të plotë (“rreziku më i lartë”). Është e pamundur të thuhet se cilat shtete do të zgjedhin cilat qasje, por tashmë, sistemet masive të shkollave në Los Angeles dhe San Diego kanë njoftuar se ata do të fillojnë vitin shkollor vetëm me mësime në distancë – një vendim që do të thotë akoma më shumë karantinim për 825,000 nxënës. Ata me siguri nuk do të jenë të vetmit.
Tani për tani, ekziston një vështirësi hulumtuese se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve, kryesisht për shkak se virusi është shpërndarë kaq shpejtë dhe studimet kërkojnë kohë. Është shqetësuese se çfarë të dhënash ekzistojnë. Në një studim nga Kina, botuar në JAMA Pediatrics, studiuesit në provincën Hubei, nga origjina e pandemisë, ekzaminuan një grup mostrash prej 2330 nxënësish shkollorë për shenjat e shqetësimit emocional. Fëmijët ishin mbyllur për një kohë, që për amerikanët e lodhur në karantinë, ka të ngjarë të duket si një periudhë relativisht e shkurtër – mesatarisht 33.7 ditë. Edhe pas këtij muaji të vetëm, 22.6% e tyre raportuan simptoma depresive dhe 18.9% po përjetonin ankth.
Pastaj, gjithashtu ekziston edhe një viktimë tjetër e sëmurë e pandemisë: ekonomia, e cila vazhdon të vuajë keq. Në një studim për vitin 2018 të botuar në ‘Ekonomia Shëndetësore’, Golberstein dhe bashkautorët e tij studiuan kushtet ekonomike në SHBA nga 2001 deri në 2013 dhe zbuluan se gjatë recesionit të madh, një rritje prej 5% të shkallës së papunësisë kombëtare lidhej me një rritje befasuese prej 35% në 50% në “problemet klinike me kuptim të shëndetit mendor të fëmijëve”. Me papunësinë që tejkalon 11% – krahasuar me 3.6% në janar – Golberstein pret që të shohë më shumë të njejtin problem emocional. “Kur ekonomia është në një pozitë të keqe, shëndeti mendor i fëmijëve përkeqësohet,” thotë ai. “Kjo kohë do të jetë shumë më e keqe sepse është gjithashtu një pandemi”.

Lisa Stanton jeton në Houston me burrin e saj dhe binjakët e tyre 9-vjeçar. Të dy prindërit janë të punësuar dhe kanë punuar nga shtëpia – megjithëse burri i Stanton ka qenë në gjendje të kthehet në punën e tij në vend si menaxher i patundshmërive – dhe të dy fëmijët kanë qenë shtëpi e jo në shkolla. Me kampin e tyre veror të mbyllur për sezonin veror, fëmijët kanë mbetur të kufizuar në shtëpi dhe mjedisi shtëpiak është bërë edhe më…sfidues.
“Unë po shoh 100% më shumë probleme në sjelljen e tyre,” thotë Stanton. “Djali im, i cili ka probleme mësimi, ka tre shpërthime emocionale në ditë. Me vajzën time problemi u bë varësia nga iPad. Ajo ka një llogari TikTok dhe krijoi një [emër] të një vajze më të vjetër. Ne e hoqëm tabletin dhe kështu tek ajo krijuam histeri. Ajo na tha, ‘Unë dua të jem me tablet gjatë gjithë kohës sepse [kur jam me të] nuk ndihem kaq e vetmuar.’ ”
Vetmia në karantinë është e zakonshme për fëmijët e ndarë nga miqtë e tyre. Por të gjithë fëmijët nuk tronditen emocionalisht nga pandemia në mënyrë të barabartë – ose madje disa prej tyre nuk tronditen fare; COVID-19 do t’i ndikojë ata në shkallë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Roxane Cohen Silver, një psikologe social në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, është e specializuar në përgjigjet njerëzore ndaj traumës masive dhe ka studiuar më nga afër sulmet e 11 shtatorit në ShBA dhe tërmetet e viteve 2006 dhe 2010 në Indonezi dhe Kili. Megjithëse askush në asnjë kulturë nuk ia del veçanërisht mirë në një kohë të një tragjedie të tillë, Silver ka zbuluar se sa më afër të jenë individët me krizëz – si gjeografikisht ashtu edhe personalisht – aq më i madh është ndikimi. Njerëzit në New York City dhe Washington, D.C. kishin më shumë reagime akute ndaj 11 shtatorit sesa njerëzit më të larguar nga sulmet terroriste. Koronavirusi ngjashëm po godet më rëndë disa njerëz se të tjerët.
“Ndikimi në ndjenjën e sigurisë së një fëmije varet nga shkalla në të cilën familja është prekur,” thotë Silver. “Nëse ka një humbje ose nëse familja pëson një ndryshim drastik negativ në gjendjen e tyre ekonomike, kjo ngjarje do të formësojë mendimin e fëmijëve për botën.”
Por të qenit në gjendje për të shmangur humbjen personale nuk është njësoj sikur të shmangni frikën prej saj, dhe fëmijët janë shumë të vetëdijshëm për atë që është duke u diskutuar. “Unë kam një gjyshe dhe një gjysh që janë shumë të moshuar, dhe kjo mund t’i infektojë ata dhe ata mund të vdesin,” tha 4-vjeçari Benjy Taksa nga Houston, në një intervistë shumë të shkurtër të mbikëqyrur nga nëna e tij. Lisa Taksa, nëna e Benjy, thotë se djali i saj ndihet njejtë i shqetësuar për pandeminë, dhe në masën që ai bën, ai po gjen mënyra për ta përballuar. “Në lojën e tij e dëgjoj kur thotë,‘ Ky arush do të shkojë në muze dhe ai duhet të veshë maskën e tij, ‘ ” thotë ajo.
Një variabël tjetër është nëse një fëmijë hyri në krizën e pandemisë me probleme para-ekzistuese të shëndetit mendor. Në SHBA, 7.1% e fëmijëve në grupmoshën 3 deri në 17 vjeç janë diagnostikuar me ankth, sipas CDC. Një 3.2% tjetër në të njëjtën grupmoshë vuajnë nga depresioni. Pastaj ka 7.4% me probleme të sjelljes së diagnostikuar dhe 9.4% me ADHD. SIlver zbuloi se pas 9/11, niveli i shqetësimit të adoleshentëve qëndrote afër pa marr parasysh nëse kishin paraprakisht një histori të gjendjes së tillë apo jo. Ekspertët presin që ta shohin atë model të përsëritur edhe për shkak të COVID-19.
“Fëmijët që kanë qenë duke vuajtur me sëmundje para [pandemisë] tani janë në rrezik më të lartë,” thotë psikologu Robin Gurëitch, një profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit Duke. “Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj fëmijëve që tashmë ishin duke marr shërbime të shëndetit mendor; duhet të sigurohemi që shërbimet të mos ndërpriten.”
Të rriturit dhe fëmijët që janë në terapi me profesionistë privat të shëndetit mendor mund të lidhen menjëherë me Zoom ose Skype në seancat e tyre pa ndërprerje për trajtim. Por, disa fëmijë nuk kanë mundësi. Në një editorial të muajit prill të botuar në JAMA Pediatrics, Golberstein dhe bashkautorët e tij raportuan se sipas një analize të të dhënave për vitin 2014, 13.2% e adoleshentëve morën një formë të shërbimeve të shëndetit mendor në mjedisin shkollor në 12 muajt paraprak (shifër kjo është pak a shumë e njëjtë sot). Analiza e tyre e mëtejshme e të dhënave nga 2012 deri në 2015 tregoi se në mesin e të gjithë nxënësve që morën ndonjë shërbim të shëndetit mendor, 57% morën një pjesë të saj në shkollë ndërsa 35% morën të gjitha atje. Me mbylljen e shkollave, po kështu është ndërprerë edhe kujdesi. Dhe, siç qëndrojnë gjërat, nuk ka asnjë garanci se cilat shkolla do të rihapen në vjeshtë.
«Unë shqetësohem për atë që po u ndodh fëmijëve,» thotë Golberstein. “Shkalla në të cilën ata kanë qasje në kujdesin shëndetësor mendor është gjithmonë një sfidë në vete. Ka një mungesë të gjatë të marrjes së këtyre shërbimeve dhe do të bëhet edhe më keq me mos-hapjen e shkollave. “
Mosha gjithashtu mund të jetë një faktor i madh se sa rëndë i godet pandemia fëmijët emocionalisht. Fëmijët shumë të vegjël mund të mos vërejnë ndonjë ndryshim, përveç se prindërit e tyre nuk po punojnë, gjë që mund të duket si diçka krejt ndryshe. «Për fëmijët e vegjël, të qenit me prindërit e tyre gjatë tërë kohës shihet si një plus,» thotë Silver.
Por, të njëjtët fëmijë më të vegjël kanë antena në mënyrë ekstreme të dyfishtë kur bëhet fjalë për të lexuar gjendjen shpirtërore në ankth të njerëzve të moshuar rreth tyre. Stresi i ambientit duke qëndruar mbyllur në shtëpi, në të cilën prindërit po shqetësohen, nganjëherë grinden dhe dezinfektojnë gjithçka që nuk lëviz, nuk kalon pa u vënë re nga fëmijët. “Tek fëmijët shumë të vegjël ju mund të shihni më shumë ngjitje rreth prindit,” thotë Gurëitch. “Fëmijët do ta kenë më të vështirë për të fjetur. Tek fëmijët që kanë qenë të ushtruar për kryerjen e nevojavë në toalet, mund të shihni regresion dhe “aksidente”. Kjo nuk është, “shton ajo,” një recetë për relaksim ose gëzim. “
Për fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët, të qëndrosh tërë kohën me prindër është gjithçka e keqe, dhe të jesh me miqtë është gjithçka e mirë. Në rastin e pandemisë, ky shoqërim thelbësor është jashtë diskutimit. Silver thekson se një nga gjërat që ndihmoi amerikanët të ringriten pas sulmeve të 11 shtatorit ishte një lloj bashkimi i madh kulturor – pikërisht ajo që nuk mund të ndodhë tani.
“Njerëzit u mblodhën dhe shkuan në shtëpitë e tyre religjioze, luteshin për viktimat,” thotë ajo. “Për fëmijët, të qenit të kufizuar nga mbledhimet me miqtë në një kohë që ata më së shumti duan të kalojnë kohë me ta, e bën këtë përjetim shumë të ndryshëm.”
Nëse ka një gjë që është e sigurt në lidhje me ndikimin e pandemisë në mendjen e të rinjëve, është se ky ndikim nuk do të ndalet derisa të ndalet vetë COVID-19. Për prindërit dhe kujdestarët e tjerë, kjo do të thotë të lehtësoni problemin, jo ta eliminoni atë krejt. Një hap i rëndësishëm: shmang përcjelljen e mediave – veçanërisht lajmet në TV. Thomas Cooper, profesor i etikës së mediave në Kolegjin Emerson në Boston, sheh një precedent të rëndësishëm në mbulimin e sulmeve të 11 shtatorit – dhe kjo e shqetëson atë. “Gjatë 11 shtatorit, ne zbuluam se transmetimi në kohë reale i aeroplanëve që fluturonin drejt ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë, me njerëz që hidheshin nga dritaret, çoi në diçka që ju mund ta quani helmim emocional”, thotë ai. “Njerëzit e panë atë përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri, dhe pati një lloj efekti tërësisht demoralizues. Kur dëgjoni për COVID-19 përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri, e gjithë kjo çon gjithashtu në një lloj helmimi emocional.”
Se sa përcjellje të mediave duhet të lejojë çdo shtëpi varet, përsëri, nga mosha e fëmijëve. “Të vegjëlit nuk duhet të jenë të ekspozuar fare ndaj kësaj,” thotë Gurëitch. “Mos mendoni që ata nuk dëgjojnë kur janë duke vizatuar ose luajnë një lojë me ju, ndërsa ju jeni duke shikuar TV.” Për fëmijët më të rritur që kanë një ndjesi më të madhe të krizës së shpalosur, Gurëitch ende rekomandon një dietë të kufizuar në TV. Më e rëndësishmja, ajo argumenton për komunikim të hapur, në të cilin prindërit i pyetin fëmijët e tyre se çfarë dinë – ose mendojnë se dinë, i korrigjojnë kur gabojnë dhe vërtetojnë frikën e tyre. Të menduarit për masat paraprake si është distancimi shoqëror si një nga mënyrat për të vepruar në mënyrë aktive, mund të ndihmojnë gjithashtu fëmijët të rimarrin njëfarë sensi kontrolli. “Mund të përshtatet si: Këtë po e bëjmë për t’i mbajtur familjet tona të sigurta dhe për t’i mbajtur të tjerët të sigurt, dhe sigurohuni që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mos kenë nevojë të shqetësohen për ne,” thotë Gurëitch.
Përfundimisht, pandemia do të zë vendin e saj në historikun e traumave kombëtare, krahas 9/11, katastrofës Challenger dhe vrasjes së Kenedit. Brezi i ri që jeton përmes koronavirusit tani do të ketë të njëjtat biseda me bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa ata bëhen më të vjetër – do të kujtoni se ku keni qenë etj – siç kanë pasur diskutime brezat e mëparshëm në lidhje me ato tragjedi të tjera. Për disa, kujtimet do të kenë kuptimin e një dhimbjeje më private. Qëllimi, për prindërit dhe profesionistët dhe kujdestarët e tjerë, është të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj dhimbje, për ta bërë të tashmen më të përballueshme për fëmijët, në mënyrë që edhe kujtimet të jenë të tilla.