A keni menduar ndonjëherë të pronësoni një kompani dhe ta menaxhoni atë?
Të ndërtoni një biznes, mbase nga ato me avantazhet e teknologjisë më të fundit, duke krijuar jo vetëm vende pune, por karriera të paguara mire me staf të shkathësive shumë të larta?
Epo, me gjithë këtë sukses gjithashtu vjen edhe një përgjegjësi e madhe, siç Andrew Churchill e di mire këtë.
Biznesmenit iu desh të lironte nga puna 50 punëtorë nga totali prej 140 që i kishte, dhe kjo dhemb.
“Ishte, dhe duhet të jetë, pjesa më e keqe e punës së çdo drejtori për të hequr burimin e jetesës nga dikush, e lëre më dikë që keni njohur me dekada – e lëre më dikë, njohuritë dhe përvojën e të cilëve ua vlerëson jashtëzakonisht shumë,” thotë ai.
Z. Churchill është nipi i themeluesit të JJ Churchill, I krijuar në vitet 1930 për të ndërtuar pjesë për motorët e aeroplanëve.
Bombarduar nga Coventry gjatë aksionit Blitz, themeluesi i saj u vra gjatë luftës kur Spitfire e tij u rrëzua.
Firma i mbijetoi kësaj dhe më shumë se 80 vite të tjera mëpastaj, por ky ka qenë recesioni më i madh dhe më i thellë që ka hasur ndonjëherë.

Rifillim i zbehtë
Firma është e specializuar në komponente të teknologjisë së lartë dhe të avancuara për industrinë e hapësirës ajrore, përfshirë Rolls-Royce, por tani kur linjat ajrore në të gjithë botën nuk funksionojnë, kërkesa për këto pjesë është zhdukur.
JJ Churchill ka bërë këto largime nga puna edhe pse qeveria po paguan 80% të pagave të njerëzve që u lejohet të qëndrojnë në shtëpi, dhe gjithashtu po u ofron kompanive 1000 £ për çdo anëtar të stafit që ata i kthejnë në punë dhe i mbajnë deri në fund të janarit.
Z. Churchill e di se punë më nuk ka, dhe mendon se rikuperimi do të zgjasë me vite.
Me më shumë se nëntë milion njerëz në Britani të Madhe që janë liruar të qëndrojnë në shtëpi, shqetësimi i madh është se ashtu si në JJ Churchill, shumë nga ato punë nuk do të ekzistojnë për t’u rikthyer.
Shumë kompani kanë njoftuar tashmë për një numër të madh të largimeve, për shembull 3,000 në Rolls-Royce, 2,000 në Royal Mail, 700 në Harrods dhe 12,000 në British Airëays.
Do të thotë që tani ka miliona njerëz që po kërkojnë punë të cilat janë të pakta në dispozicion.
‘Në mënyrë të vetëdijshme’
Në kafeterinë Alexandra në Ëimbledon, në jug-perëndim të Londrës, kohët e fundit kërkuan për dy punëtorë të rinj dhe kishin 484 aplikantë, shumë prej tyre me dekada përvojë në hotelieri dhe mikpritje.
Por, ndërsa kohët janë të vështira për ata që janë në punë ose e kërkojnë atë, një pjesë e fuqisë punëtore është duke u goditur veçanërisht – të rinjtë.

Numri i pozitave për punë praktikës është përgjysmuar dhe në bizneset e vogla ato janë ulur me 80%, ndërsa praktikantët ekzistues po humbasin punën e tyre.
Të rinjtë po goditen edhe në mënyra të tjera, derisa tashmë pothuajse një e treta e të gjithë maturantëve nuk gjejnë punë të nivelit të diplomuar kur largohen nga universiteti.
Lorna Ramm po largohet nga Universiteti i Edinburgh me një diplomë në linguistikë dhe gjuhë angleze dhe shpreson të gjejë një vend pune në shërbimet financiare ose këshillimin e menaxhimit.
“Është e vështirë”, thotë 22-vjeçari. “Jam shumë i vetëdijshëm se do të më duhet shumë kohë për të arritur në nivelin profesional që mund të isha para-Covid.”
Kjo sepse jo vetëm që po shterren mundësitë, por të diplomuarit e viteve të ardhshme do të arrijnë gjithashtu në tregun e punës, çfarëdo që të ndodhë.
Konkurrenca për vendet e punës do të bëhet gjithnjë dhe më e ashpër, përfshirë për ata që tashmë ishin të papunë para se të shfaqej koronavirusi.
Shula Jenkins, 25 vjeç, nga Southampton, ishte duke bërë përvojë pune në Marks & Spencer përmes Prince’s Trust kur Covid-19 mbylli lagjet qendrore në Mbretërinë e Bashkuar.
“U zhgënjeva”, thotë ajo. “E kuptova situatën, por isha e trishtuar që m’u ndërpre puna aq shpejt.”
“Për momentin unë jam duke u përpjekur të kuptoj se cilat janë hapat e mi të ardhshëm … nuk duket sikur unë do të kthehem në M&S për momentin, sepse ata nuk po punësojnë më asnjë staf.”
M&S do të shkurtojë pothuajse 1000 vende pune, dhe nëse dhe kur ata fillojnë të rekrutojnë përsëri, nuk do të ketë mungesë të punëtorëve të papunë me CV të shkëlqyera që kërkojnë punë për këto dyqane.
Nxitjet financiare
Monitoruesi financiar i vetë qeverisë, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore llogarit se papunësia mund të arrijë afro 12%.

Herën e fundit kur ndodhi kështu ishte në vitet 1980 dhe u deshën 20 vjet për të rikthyer papunësinë në nivelet e vitit 1979.
Atëherë, çfarë mund të bëjë qeveria?
Siç është skema e zgjëruar e mundësimit të qëndrimit në shtëpi dhe stimujt për mbajtjen e vendeve të punës, ekziston një skemë e star-up bizneseve, e cila do t’u paguajë punëdhënësve që të krijojnë vende pune për personat 16-24 vjeç.
Firmave në Angli gjithashtu do t’u jepen 1000£ për secilin vend të ri të punës që ata ofrojnë, dhe ka plane për të trajnuar shumë më shumë këshilltarë të karrierës.
Sindikatat dhe shoqatat bamirëse kanë bërë thirrje për një zgjatje të skemës së qëndrimit në shtëpi deri në vitin e ardhshëm dhe qeveria të paguajë të paktën gjysmën e pagave të të gjithë praktikantëve. Të tjerët duan të shohin grante qeveritare për të inkurajuar njerëzit të fillojnë biznesin e tyre.
Por, pavarësisht se sa e mirë dhe sa e gjatë është skema e qëndrimit në shtëpi, plus gjithçka tjetër që mund të bëjë qeveria për të ndaluar humbjen e vendeve të punës, dihet që duhet të bëhet më shumë për të siguruar trajnime dhe shkathtësi të reja për miliona njerëz për t’i rikthyer ata në punë.
“Recensioni më i keq zakonisht ka zhdukur rreth 4% të kërkesës,” thotë Andreë Churchill.
“Ne po shohim më shumë se 40%, 10 herë më keq se … gjithçka që kemi parë më parë.”
‘Dhëmbët e pulës’
Dhe zoti Churchill thotë se do të jetë e vështirë për ata punëtorë që i është dashur t’i largojë.
“Ata janë inxhinierë të shkëlqyeshëm,” thotë ai. “Ata mund të jenë në gjendje të gjejnë punë në sektorë të tjerë të inxhinierisë.
“Por në sektorin e tyre, sektori me të cilin janë rritur, sektori me përvojën e tyre që rezonon, i cili është hapësira ajrore, ato punë do të jenë si dhëmbët e pulës.”
Qeveria mund të rikualifikojë, arsimojë dhe mbështesë njerëzit, por ajo që do të krijojë vende pune është kërkesa për punën e tyre.
Recesionet e mëparshme kanë treguar se mund të jetë një proces i dhimbshëm, i pabarabartë gjeografikisht, dhe shpesh nënkupton miliona njerëz që marrin punë më pak të merituara, më pak të paguara, sepse është lloji i vetëm i punëve në dispozicion.
Artikullin në origjinal mund ta lexoni në “Yahoo Finance”.