Pra, a kanë ndonjë efekt maskat jo mjekësore që të gjithë po i vendosim?
Po, ato me siguri kanë efekt. Ja disa informacione rreth shkencës aktuale.
Le të fillojmë duke shpjeguar këtë pamje të një studiuesi që flet në një dhomë me lazer.

Fotografia e mësipërme shfaq spërklat që lirohen gjatë të folurit, të cilat besohet të jenë vektori kryesor i transmetimit të COVID-19, me dhe pa një pecetë letre si mbulesë fytyre. Imazhet korrespondojnë me kornizat nga një videoklip i regjistruar me 24 korniza për sekondë. Goja e folësit pozicionohet prapa dy fletëve paralele të dritës me lazer jeshil, 2,5 cm larg, me fuqi optike prej 2 W për fletë. Forma e tyre e zgjatur rezulton nga mjegullimi i lëvizjes në drejtim të udhëtimit të spërklave.
Siç e shihni, gati të gjitha pikat janë të bllokuara. Ja një video me një maskë nga pëlhura, nga ky punim NEJM.
Arsyeja pse ne shikojmë te të folurit është sepse ne tani e dimë se COVID-19 rezulton në derdhje virale në traktin e sipërm të frymëmarrjes, ku të folurit mund të rezultojë në formimin e spërklave.
Pak pacientë asimptomatikë tregojnë derdhje të konsiderueshme të traktit të poshtëm të frymëmarrjes. Spërklat nga frymëmarrja do të ishin problem vetëm nëse do të ndodhte derdhja në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, gjë që duket e pamundur për njerëzit pa simptoma.
Edhe nëse frymëmarrja shkakton infeksion, maskat me materiale të ndryshme mund të jenë më të mirat në bllokimin e spërklave të frymëmarrjes!

Pra, nëse maskat duken aq të mira në letër, a funksionojnë në praktikë? Ato me siguri duket se funksionojnë! Në vendet me vendosje universale të maskave, vdekshmëria për kokë banori u rrit me vetëm 5.4% çdo javë krahasuar me 48% çdo javë në vendet e tjera.

Një punim tjetër shqyrtoi urdhërat e maskave në SH.B.A., duke zbuluar se të dhënat “sugjerojnë rreth 230,000-450,000 raste të COVID-19 janë ndoshta të evituara nga këto urdhëra deri më 22 maj 2020”.
Një punim në Gazetën Amerikane të Mjekësisë së Frymëmarrjes dhe Kujdesit Kritik përdori një teknikë të zgjuar për të analizuar Google Trends, E-commerce dhe të dhënat e rasteve, dhe gjithashtu gjeti një marrëdhënie të fortë midis maskave dhe rasteve të COVID-19.
Këto gjetje janë në përputhje me një model të paraqitur në Proceedings of Royal Society, i cili zbuloi se “kur periudhat e izolimit implementohen me 100% përdorim të maskave të fytyrës, ka përhapje më pak të sëmundjes dhe epidemia është nën kontroll.”
Shumë modele të tjera kanë treguar të njëjtat rezultate, duke përfshirë edhe modelet SEIR dhe Agent based, të zhvilluara nga De Kai et al.
Ne gjithashtu shohim prova të forta vëzhguese, përfshirë një studim që zbuloi se “përdorimi i maskës së fytyrës nga rastet e para dhe kontaktet familjare përpara se të zhvillohen simptomat te rastet e para ishte 79% efektiv në zvogëlimin e transmetimit” të COVID-19.
Maska funksionon veçanërisht mirë në lidhje me distancën sociale. Një pajisje e re “rripi i distancës sociale” u përdor për të treguar se njerëzit e mbajnë distancën e tyre më mirë nga ata që mbajtnë maska sesa nga ata që nuk mbajnë.

Për më tepër, maskat zvogëlojnë rrezen e re të spërklave, bazuar në studimin e imazhit Schlieren të përmendur më lart, dhe bazuar në këto simulime të dinamikës së lëngjeve.

Ne kemi mbuluar 106 referenca shtesë në shqyrtimin tonë të dëshmive, Maska për Fytyrën Kundër COVID-19, përfshirë diskutimin e faktorëve sociologjikë dhe faktorë të tjerë.
Kështu që ja ku i keni disa informacione shkencore ndaj vendosjes së maskave. Herën tjetër kur të dëgjoni dikë të thotë ” maskat nuk kanë efekt fare”, tregoju këtë artikull dhe këto fakte!
Tekstin origjinal e gjeni te “Mask4all”.