Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit duket e sigurt dhe e trajnon sistemin imunitar.
Testimet që përfshinin rreth 1,077 njerëz treguan se injeksioni çoi në krijimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.
Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë herët të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testime më të mëdha janë duke u zhvilluar.
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës.
Tekstin origjinal e gjeni te “BBC”.