Një sulm paniku definohet si një nxitim i papritur i ndjenjave intenzive që mund të përfshijnë rrahje të shpejta të zemrës, dridhje, djersitje, frymëmarrje të cekët, dhimbje gjoksi, frikë nga ngulcimet, nauze, marramendje dhe frikë se mos e humbni vetëdijen ose cmendeni dhe mund të vdisni shumë shpejt. Simptomat zakonisht arrijnë kulmin në rreth dhjetë minuta dhe më pas fillojnë të largohen. Sidoqoftë, një sulm paniku mund të jetë aq intensiv dhe aq i frikshëm sa njerëzit mund të shkojnë në Emergjencë ose të thërrasin mjekun e tyre. Ndonjëherë ato nxiten nga një situatë e njohur si një provim i madh ose duke dhënë një prezantim publik. Ndonjëherë ato ndodhin pa paralajmërim ose pa një stimul të dukshëm.
Studimet kanë treguar që një në katër amerikanë do të ketë të paktën një sulm paniku dikur gjatë jetës së tyre. Një sulm paniku nuk është i rrezikshëm në vetvete, por sigurisht që personi që po e përjeton ndihet në atë mënyrë. Vlen të përmendet se simptomat e sulmit të panikut mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër. Njerëzit të cilët kanë një histori kardiake, presion të lartë të gjakut, ose që janë duke përjetuar dhimbje kraharori dhe krahu të përshkruara shpesh, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Shumë më mirë është të përfundosh pak në siklet, sesa të injorosh një sulm të mundshëm në zemër!
Gjatë pandemisë Coronavirus, sulmet e panikut janë rritur. Meqenëse disa nga simptomat, posaçërisht vështirësia në frymëmarrje dhe shtrëngimi apo presioni në gjoks, janë të ngjashme me simptomat COVID-19, dikush menjëherë mund të shqetësohet se ai/ajo është i/e sëmurë nga virusi. Sigurisht, ky shqetësim e bën më të keq sulmin e panikut. Dallimi shumë i qartë është se një sulm paniku vjen dhe shkon mjaft shpejt, edhe pse nuk e ndjejmë atë kohë, kurse efektet anësore të rënda të COVID-19 zhvillohen me ditë. Të gjithë kemi lexuar gamën e tregimeve nga disa që sëmuren me virusin, por qëndrojnë në shtëpi dhe menaxhohen vetë, ndërsa të tjerët shpejt bëhen shumë të sëmurë dhe kanë nevojë të shtrohen në spital. Ne kemi lexuar tregime të tjera ku njerëzit përshkruajnë se ndjehen më të mirë gjatë ditës dhe më pas shumë më keq gjatë natës. Secili prej këtyre skenarëve mund të përshkallëzojë frikën gjatë një sulmi paniku.
Dallimi midis një sulmi paniku dhe simptomat COVID-19
A ka mënyra të qarta dhe të dallueshme për të treguar ndryshimin midis një sulmi paniku dhe simptomave të mundshme të COVID-19?
E vetmja më e rëndësishme, për të qenë disi përsëritëse, është se një sulm paniku do të kalojë brenda 15 ose 20 minutave. Simptomat e COVID-19 jo. Pothuajse gjithmonë, simptomat e virusit përfshijnë një ethe dhe një kollë, asnjëra prej tyre nuk ndodh me sulme paniku. Këshilla më e mirë është të përpiqeni të kujtoni veten se këto ndjenja të frikshme do të kalojnë mjaft shpejt. Ju mund të merrni frymë në një qese letre ose madje edhe duart tuaja të mbushura; që mund të ndihmojë dhe funksionon si një shpërqendrim. Nëse ka dikush tjetër përreth, kërkoni ndihmë dhe siguri. Të kesh një goditje në shpinë ose të mbajë dorën dikush do të të ndihmojë, dhe ai person mund të të kujtojë të marrësh frymë dhe se do të jesh më e mirë brenda disa minutash.
Siç u përmend më herët, sulmet e panikut nuk janë të rralla. Disa njerëz janë më të prekshëm ndaj tyre se të tjerët, por të gjithë jemi në gatishmëri për shkak të shqetësimeve për COVID-19. Të gjithë po i kushtojnë vëmendje shtesë çdo simptome fizike. A është dhimbje në fyt? Ose oh jo, jam duke u kollitur. Ose mund të kem dhimbje koke dhe ndoshta edhe ethe. Nëse është e mundur, kujtoni veten se ndoshta jeni mirë dhe përpiquni të shpërqendroheni. Mos qëndroni vetëm në atë vend duke vazhduar së qenuri i shqetësuar; ngrihuni, lëvizni trupin tuaj, edhe nëse kjo do të jetë vetëm për të hyrë në kuzhinë për një gotë ujë. Shumicën e herave, shqetësimet do të kalojnë.
Tekstin origjinal e gjeni tek : BIDMC