“Loja” bohet e zorshme kur nuk e din kond e ke kundërshtar…kur t’mungon informata se qysh sillet ai…e posaqërisht kur evoluon e ndryshon pa parashikim si ky koronavirusi legjendar…të cilit as nuk po i dihet origjina e as qëllimi…(mjekësia dhe krejt t’tjerët po vazhdojnë me e trajtu pandeminë bazuar më shumë n’supozime se sa dëshmi empirike…)
Posedimi i informatës t’krijon siguri…s’paku e din se çka nuk duhet me bo…kjo për neve si qytetarë…posaqërisht masi p’e dijm që virusi po rezulton i rrezikshëm për ata që kanë sëmundje shoqëruese…e këtu (mes tjerash) na ndihmon ndryshimi i kulturës shëndetësore…p.sh. mos me “pritu” me i bo analizat së paku 1 herë në vit…rrjedhimisht e kuptojmë në çfarë gjendje e kemi mjetin tonë transportues (organizmin)…e marrim masa parandaluese mos me na lon’ në rrugë…
Ama, n’anën tjetër, doktorët janë n’telashen e vërtetë…sepse ata kanë nevojë me dijt cka duhet me bo?!?…qysh me shpëtu jetën e pacientit?!?…e kështu me kriju siguri te na të tjerët…sepse, kur edhe doktorët po thojnë “nuk po e dijm çka po ndodh krejt me këtë virus”, neve pasiguria po na bohet paradigmë paralizuese për krejt aktivitetet tjera…
Dhe BpSh-ja (Bashkë Për Shëndetin) po mundohet me ndihmu bash në këtë drejtim…tu ofru e tu kriju informata (p.sh. statistika) e këshilla…për të gjithë…edhe për doktorët…apo vendim-marrësit politik…
Qe sa vite neve si shoqni na ka lodh mungesa e sigurisë në segmentet kryesore të jetës…e tash, me këtë pasigurinë e fundit, po na krijohet diçka si “Bashkimi i Pasigurive të Kosovës”…tue qenë se ishim të pasigurtë:
politikisht…
ekonomikisht…
e tash edhe fizikisht…
Kësisoj, “miqësia” e Kosovës me pasigurinë u bo edhe ma e fuqishme…
Eh, herojt e vërtetë t’shoqnisë (shtetit) do t’jenë ata njerëz që e shtijnë Kosovën me u idhnu me shoqen e saj të ngushtë…
Sot, hapi i parë (dhe kryesor) që duhet me bo secili prej neve për me ndihmu në këtë përpjekje është që:
kur t’del prej shpisë…para se me marr telefonin me veti…
MERRE MASKËN, DHE VNOJE…E MOS HJEK!
SIGUROHU