Megjithëse ka shkaktuar më shumë se 500000 të vdekur në tërë botën, shkencëtarët po përpiqen të mësojnë se sa shpesh virusi vret. Për këto arsye.
Më shumë se gjashtë muaj në pandemi, koronavirusi ka infektuar më shumë se 11 milion njerëz në tërë botën, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 525000 njerëzve. Por, megjithë numrin në rritje, shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për një nga pyetjet më themelore në lidhje me virusin: Sa vdekjeprurës është?
Një përllogaritje solide mund të ndihmonte qeveritë të parashikojnë se sa vdekje do të pasonin nëse virusi përhapet jashtë kontrollit. Shifra, e quajtur zakonisht shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni (I.F.R.) mund t’u tregojë zyrtarëve shëndetësorë se çfarë duhet të presin pasi pandemia të përhapet në vendet me popullsi të dendur si Brazili, Nigeria dhe India.
Në vendet edhe më të varfra, ku kërcënimet vdekjeprurëse si fruthi dhe malarja janë konstante dhe ku zgjedhjet e vështira buxhetore janë rutinore, shifra mund të ndihmojë zyrtarët të vendosin nëse do të shpenzojnë më shumë në aparatet e oksigjenit apo ventilatorët, ose në të shtënat e fruthit dhe rrjetat e mushkonjave.
Çështja u bë edhe më komplekse muajin e kaluar, kur Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshuan të dhëna që sugjeronin se për çdo infeksion të dokumentuar në Shtetet e Bashkuara kishte 10 raste të tjera mesatarisht që kishin kaluar të paregjistruara, me siguri sepse ato ishin shumë të buta ose asimptomatike.
Nëse ka shumë më shumë infeksione asimptomatike sesa mendohej dikur, atëherë virusi mund të jetë më pak vdekjeprurës sesa është shfaqur. Por edhe kjo llogaritje është e vështirë.
Të enjten, pasi Organizata Botërore e Shëndetit zhvilloi një takim dy-ditor në internet me 1300 shkencëtarë nga e gjithë bota, shkencëtari kryesor i agjencisë, Dr. Soumya Swaminathan, tha që konsensusi tani për tani ishte që I.F.R. është rreth 0.6% – që do të thotë se rreziku i vdekjes është më pak se 1%.

Edhe pse ajo nuk e vuri theksin këtu, megjithatë 0.6% e popullsisë në botë është 47 milion njerëz, dhe 0.6% e popullsisë amerikane është 2 milion njerëz. Virusi mbetet një kërcënim kryesor.
Aktualisht, vendet kanë shkallë shumë të ndryshme të vdekshmërisë, (ose C.F.R.), të cilat matin vdekjen e pacientëve që dihet se kanë pasur Covid-19. Në shumicën e rasteve, ky numër është më i larti në vendet që kanë pasur virusin për periudhën më të gjatë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga New York Times, Kina kishte raportuar 90229 raste që nga e premtja dhe 4634 vdekje, që është një C.F.R. prej 5%. Shtetet e Bashkuara ishin shumë afër asaj pike. Ka pasur 2811447 raste dhe 129403 vdekje, rreth 4.6%.
Këto përqindje janë nivele shumë më të larta se niveli i vdekjes 2.5% që shpesh i atribuohet pandemisë së gripit të vitit 1918. Megjithatë, është e vështirë të maten nivelet e vdekshmërisë përgjatë pandemive, veçanërisht në fillim.
Në kaosin që pason kur një virus i ri godet fuqishëm një qytet, mijëra njerëz mund të vdesin dhe të varrosen pa u testuar kurrë, dhe sigurisht jo të gjithëve do t’u bëhet autopsia.
Asnjëherë nuk është plotësisht e qartë se sa njerëz vdiqën nga virusi dhe sa vdiqën nga sulmet në zemër, sulmet në tru ose sëmundjet e tjera. Kjo ka ndodhur si në Neë York City ashtu edhe në Ëuhan të Kinës, ku filloi shpërthimi.
Normalisht, pasi kaosi të ketë kaluar, bëhen më shumë testime dhe gjenden raste më të lehta – dhe për shkak se emërtuesi i fraksionit rritet, normat e fatalitetit bien. Por rezultatet nuk janë gjithmonë konsistente ose të parashikueshme.
Dhjetë vende me madhësi të konsiderueshme, shumica e tyre në Evropën Perëndimore, kanë testuar përqindje më të madhe të popullsisë së tyre sesa Shtetet e Bashkuara, sipas Ëorldometer, i cili mbledh statistikat. Ata janë Islanda, Danimarka, Spanja, Portugalia, Belgjika, Irlanda, Italia, Britania, Izraeli dhe Zelanda e Re.
Por nivelet e tyre të vdekshmërisë së rasteve ndryshojnë shumë: Islanda është më pak se 1%, Zelanda e Re dhe Izraeli janë nën 2%. Për krahasim, Belgjika është në 16%, gjersa Italia dhe Britania me 14%.
Të dy shifrat – shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni dhe shkalla e fatalitetit të rasteve – mund të ndryshojnë mjaft nga vendi.

Deri më tani, në shumicën e vendeve, rreth 20% e të gjithë pacientëve të konfirmuar me Covid-19 sëmuren aq rëndë sa të pasur nevojë për oksigjen plotësues ose madje edhe kujdes më të madh në spital, tha Dr. Janet Diaz, kreu i kujdesit klinik për programin e urgjencave në OBSH.
Se a mbijetojnë ata pacientë, varet nga një mori faktorësh, përfshirë moshën, sëmundjet shoqëruese dhe nivelin e kujdesit mjekësor në dispozicion.
Shkalla e vdekjeve pritet të jetë më e ulët në vendet me popullsi më të re dhe që janë më pak mbipeshë, të cilat shpesh janë vendet më të varfra. Në të kundërt, shifrat duhet të jenë më të larta në vendet që kanë mungesë rezervash oksigjeni, ventilatorë dhe aparate për dializë, dhe ku shumë njerëz jetojnë larg spitaleve. Këto janë shpesh vendet më të varfëra.
OBSH-ja dhe organizata bamirëse të ndryshme po përpiqen të blejnë pajisje oksigjeni për vendet e varfëra dhe me të ardhura mesatare në të cilat po përhapet koronavirusi.
Ndërsa tani faktorë të rinj janë futur në ekuacion. Për shembull, dëshmitë e reja se personat me gjakun e tipit A kanë më shumë të ngjarë të sëmuren me pasojë vdekjen, mund të ndryshojnë llogaritjet e rrezikut. Gjaku i tipit A është relativisht i rrallë në Afrikën Perëndimore dhe Azinë e Jugut, dhe shumë i rrallë në mesin e popujve autoktonë të Amerikës së Jugut.
Para takimit të kësaj jave, OBSH-ja nuk kishte asnjë vlerësimi zyrtar për I.F.R., tha Oliver Morgan, drejtori i agjencisë informative për urgjencën shëndetësore dhe vlerësimin e rrezikut, në një intervistë në fillim të qershorit.
Përkundrazi, ajo ishte mbështetur në një përzierje të të dhënave të dërguara nga vendet anëtare dhe nga grupet akademike, dhe në një meta-analizë të bërë në maj nga shkencëtarët e Universitetit të Ëollongong dhe Universitetit James Cook në Australi.
Ata studiues shikuan 267 studime në më shumë se një duzinë vendesh, dhe më pas zgjodhën 25 që I konsideruan si më të saktat, duke i peshuar ato për saktësi dhe kështu e përpunuan mesataren e të dhënave. Ata arritën në përfundimin se I.F.R. globale ishte 0.64%.
C.D.C. mbështetet në një “raport fataliteti të rastit simptomatik” që “nuk është domosdoshmërisht i barabartë me numrin e vdekjeve të raportuara për rastet e raportuara.” Vlerësimi më i mirë për Shtetet e Bashkuara është 0.4%, sipas një grupi skenarësh planifikimi të lëshuar në fund të majit.

Agjensia nuk iu përgjigj kërkesave për të shpjeguar se si arriti në atë shifër, ose pse ishte aq shumë më e ulët se vlerësimi i OBSH-së. Për krahasim, 0.4% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara është 1.3 milion njerëz.
25 studimet që studiuesit australianë i konsideruan më të saktat mbështeteshin në metodologji shumë të ndryshme. Një raport, për shembull, u bazua në testet diagnostikuese PCR të të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit brenda “Princesha Diamond”, anije e lundrimit që u ankorua në Japoni pasi u kaplua nga koronavirusi. Një tjetër studim nxorri të dhëna nga një studim i antitrupave prej 38000 spanjollëve, ndërsa një tjetër përfshiu vetëm 1104 suedezë.
Vlerësimi i tanishëm i OBSH-së bazohet në studime të mëvonshme se sa njerëz kanë antitrupa në gjakun e tyre; studimet e ardhshme mund të përmirësojnë më tej shifrën, tha Dr. Sëaminathan.
Por ka “shumë pasiguri” në lidhje me atë se sa bartës të heshtur dhe të paprovuar janë, tha Dr. Morgan nga OBSH.
Për të arritur në vlerësimin e ri të C.D.C, studiuesit testuan mostra nga 11933 njerëz për antitrupa ndaj koronavirusit në gjashtë rajone në Shtetet e Bashkuara. Neë York City raportoi 53803 raste deri më 1 prill, por agjensia vlerësoi se numri aktual i infeksioneve ishte 12 herë më i lartë – gati 642000.
Prevalenca e Neë York City prej 7% në studimin e C.D.C. ishte shumë më poshtë se 2% e vlerësuar në një studim shtetëror në prill. Por ky numër u bazua në njerëz të rekrutuar në supermarkete, dhe kështu rezultatet mund të kenë qenë të njëanshme ndaj njerëzve që kryenin pazare gjatë një pandemie – shpesh të rinjtë, të cilët janë prekur më pak.
Shkalla e vdekshmërisë globale ende mund të ndryshojë. Me një ose dy përjashtime, si Irani dhe Ekuadori, pandemia goditi për herë të parë vendet më të pasura në Azi, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, ku kujdesi i avancuar mjekësor ishte i disponueshëm.
Tani ajo po përhapet gjerësisht në Indi, Brazil, Meksikë, Nigeri dhe vende të tjera ku miliona njerëz kanë mbushur lagjet e varfëra, bllokimet kanë qenë relativisht të shkurtëra dhe spitalet kanë pak kapacitete.
Por nivelet e vdekjeve gjithashtu mund të ndryshojnë në vendet më të pasura të veriut kur afrohet dimri. Shumica e përhapjes së virusit në Evropë dhe Amerikën e Veriut ka ndodhur gjatë motit të butë ose të ngrohtë, në pranverë dhe verë.
Shumë ekspertë kanë frikë se infeksionet dhe vdekjet do të rriten gjatë vjeshtës pasi moti i ftohtë i detyron njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive, ku ka më shumë të ngjarë të infektojnë njëri-tjetrin. Disiplina për të veshur maska dhe për të shmangur spërkalat ndaj njëri-tjetrit do të jetë edhe më e rëndësishme se atëherë. Në secilën nga tetë pandemitë e gripit që kanë goditur Shtetet e Bashkuara që nga viti 1763, një valë e parë relativisht e butë – pavarësisht se në cilën kohë të vitit filloi – u pasua nga një valë më e madhe, shumë më vdekjeprurëse disa muaj më vonë, vuri në dukje Michael T. Osterholm ,
drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesota.
Më shumë se një e treta e të gjithë personave të vdekur nga gripi spanjoll, i cili zgjati nga marsi 1918 deri në fund të vitit 1920, vdiq në periudhën e shkurtër midis shtatorit dhe dhjetorit 1918 – rreth gjashtë muaj pas shfaqjes së versionit të parë të virusit, i cili ishte version relativisht i lehtë i asaj që mund të ketë qenë virusi i njëjtë që shpërtheu në Kansasin perëndimor.
“Ne do të ngjitemi me numra shumë më lartë brenda 12-18 muajve të ardhshëm,” tha Dr. Osterholm. Për shkak se ky është një koronavirus, jo grip, ai mund të mos ndjekë të njëjtin model, por është “shumë më i transmetueshëm sesa gripi”.
Ky artikull gjendet në origjinal tek: “The New York Times”.