(CNN) Shumë vende të botës po rikthehen në normalitet nga muajt e izolimit nga koronavirusi, por një rritje e rasteve globale me Covid-19 tregon se pandemia nuk do të largohet së shpejti.
Të dhënat tregojnë se rastet globale po rriten në nivele rekord, shumë prej tyre në Amerikën Latine dhe Azi, në vendet që kurrë nuk patën një kontroll të virusit, siç janë Brazili, Meksika dhe India.
Në vendet e tjera që kanë bërë përparim të mirë në ngadalësimin ose parandalimin e virusit – përfshirë Gjermaninë, Korenë e Jugut dhe Australinë – piket e reja me numrat e rasteve theksojnë se sa i brishtë mund të jetë ambienti pas largimi të masave.

Në SHBA, grupime të reja të rasteve në disa shtete, shumica në jug, po detyrojnë udhëheqësit të rishikojnë planet e tyre dhe të vendosin rregulla të reja. Disa shtete janë duke parë numra rekord të rasteve ditore ndërsa jeta ekonomike dhe sociale fillojnë të rikthehen.
Në Gjermani, shteti i Rhine-Westphalia të Veriut ka imponuar një bllokim të ri në një zonë rreth një fabrike të përpunimit të mishit e goditur nga një shpërthim koronavirusi. Rreth 1.553 punëtorë në Toennies kanë dalur pozitiv për Covid-19.
Kryeministri i shtetit, Armin Laschet, njoftoi të martën se i gjithë rrethi i Guetersloh – i cili është shtëpia e më shumë se 360,000 njerëzve – do të futet në karantinë për javën e ardhshme.
Qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat në rrethinë tashmë ishin mbyllur për shkak të shpërthimit, dhe restorantet, baret dhe palestrat tani do të mbyllen gjithashtu për një javë. Mbledhjet në natyrë të më shumë se dy personave janë ndaluar përsëri.

Përhapja ka rritur nivelin e riprodhimit Covid-19 të vendit (R) në 2.88, që do të thotë se çdo person me virus po infekton mesatarisht 2.88 njerëz të tjerë. Gjermania është përpjekur ta mbajë R nën 1.
Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Jugut, të cilat në shumë mënyra i dhanë botës një model se si t’i përgjigjen virusit, thanë të hënën se një valë e dytë e infeksioneve tashmë ishte duke u zhvilluar atje, e cila kishte filluar gjatë një periudhe pushimesh në maj.
Jung Eun-kyeong, drejtor i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se vala e parë kishte përfunduar në prill, kur raste të reja u ulën në rreth 10 në ditë. Që nga një goditje në fund të majit, rastet e konfirmuara çdo ditë kanë qenë zakonisht midis 30 dhe 60. Një total 281 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Korenë e Jugut.
Në Australi, e cila ka raportuar 102 vdekje dhe pak më shumë se 7,400 raste të koronavirusit, një shpërthim i ri në shtetin e Victoria ka detyruar autoritetet të shtrëngojnë ose t’i rivendosin shumë kufizime.
“Ne kemi patur më shumë se 120 raste të reja në shtatë ditët e kaluara dhe shkaku kryesor për këtë rritje ka qenë përmes rasteve në familje,” tha Zyrtari më i lartë i Shëndetit në Victoria, Profesor Brett Sutton.

“Njerëzit nuk kanë ndjekur këshillat tona rreth distancës fizike, higjenës dhe kufizimit të numrit të njerëzve që ju ftoni në shtëpinë tuaj,” shtoi ai.
Në Brazil, Meksikë dhe Indi, historia është e ndryshme: Këto vende kanë luftuar për të marrë një kontroll të virusit, dhe numrat e rasteve të tyre janë akoma duke u rritur me shpejtësi.
Në Brazil, ku Presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka minimizuar rrezikun e virusit, rastet po rriten me rreth 20,000 në ditë dhe vdekjet me rreth 1.000 në ditë. Vendi ka numrat e dytë më të lartë të infeksionit në botë, me më shumë se 1.1 milion raste, ndërsa më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.
Të hënën, Meksika regjistroi një numër më të lartë të vdekjeve ditore sesa Brazili për të dytën ditë radhazi, me 759 vdekje të regjistruara rishtazi dhe pothuajse 5000 raste të reja të koronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vend në mbi 185,000 dhe numrin e vdekjeve në më shumë se 22,500.
Është i njëjti trend në Indi, i cili ka raportuar më shumë se 100,000 raste të reja në tetë ditët e fundit. Tani ka më shumë se 440,000 raste dhe 14,000 vdekje të konfirmuara. Vendi vendosi një bllokim në fund të marsit, por ishte herët për të filluar lehtësimin e kufizimeve. Indianët po raportojnë se spitalet janë të mbingarkuar dhe njerëzit që kërkojnë teste dhe trajtim janë duke u refuzuar.
Të gjitha totalet e rasteve dhe të vdekjeve janë nga Universiteti Johns Hopkins.
Tesktin origjinal e gjeni te “CNN”.