BANGKOK (Reuters) -Tajlanda të shtunën filloi testimin e një vaksine kundër koronavirusit në majmunë pas testimeve pozitive në minj, tha një zyrtar.
Ministri i arsimit të lartë, shkencës, hulumtimit dhe inovacionit në Tajlandë, Suvit Maesincee, tha që studiuesit kishin filluar testimin e vaksinës tek majmunët dhe shpresonin të kishin një “rezultat më të qartë” të efektivitetit të saj deri në shtator.
“Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm për Tajlandezët. Kryeministri (Prayuth Chan-ocha) ka përshkruar një politikë që ne duhet të zhvillojmë një vaksinë dhe t’i bashkohemi fuqisë punëtore të komunitetit botëror për këtë,” u tha Suvit gazetarëve të shtunën.
Tajlanda njoftoi të mërkurën se po zhvillonte një vaksinë-një prej të paktën 100 vaksinave të mundshme në punimet në mbarë botën – dhe shpresoi që ta nisë atë në prodhim deri vitin e ardhshëm.
Suvit tha se Tajlanda ka filluar të rezervojë dy prodhues për vaksinën e saj për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Që kur virusi i ri u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, duke infektuar më shumë se 5 milion njerëz dhe duke vrarë më shumë se 300,000.
Vaksina Tajlandeze përdor RNA-në, e cila bën që qelizat e trupit të prodhojnë antigjene, molekula në sipërfaqen e viruseve, që nxisin sistemin imunitar në veprim.
Vaksina Tajlandeze është duke u zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Vaksinave, Departamenti i Shkencave Mjekësore dhe Qendra e Hulumtimevet të vaksinave të Universitetit Chulalongkorn.
Tekstin origjinal e gjeni te “Reuters”.