Pacientët që dalin pozitivë për koronavirus disa javë pas shërimit nga Covid-19 sipas të gjitha gjasave nuk mund ta bartin virusin, tregojnë studimet nga Koreja e Jugut.
Shkencëtarët nga Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve studiuan 285 të shëruar nga Covid-19 të cilët kishin dalur pozitivë për koronavirusin pasi sëmundja e tyre ishte larguar dukshëm, siç tregohet nga një rezultat i mëparshëm negativ i testit. Të ashtuquajturit pacientë ri-pozitivë nuk kishin përhapur ndonjë infeksion të zgjatur, dhe mostrat e virusit të mbledhur prej tyre nuk mund të rriteshin, duke treguar që pacientët po lëshonin grimca jo infektive ose të vdekura të virusit.
Zbulimet, të raportuara vonë të hënën, janë një shenjë pozitive për rajone që kërkojnë të hapen ndërsa më shumë pacientë shërohen nga pandemia që ka sëmurë të paktën 4.8 milion njerëz. Dëshmitë e dala nga Koreja e Jugut sugjerojnë që ata që janë shëruar nga Covid-19 nuk paraqesin rrezik për përhapjen e koronavirusit kur të lehtësohen masat e distancës fizike.
Rezultatet nënkuptojnë se autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut nuk do t’i konsiderojnë më njerëzit infektiv pasi të shërohen nga sëmundja. Hulumtimi muajin e kaluar tregoi se të ashtuquajturat teste PCR për acidin nukleik të koronavirusit nuk mund të bëjnë dallimin midis grimcave të virusit të vdekur dhe atij aktiv, potencialisht duke dhënë përshtypjen e gabuar se dikush që del pozitiv për virusin mbetet infektiv.

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë që sipas protokolleve të rishikuara, njerëzit të cilët shërohen nga Covid-19 nuk duhet t’u kërkohet që të dalin negativ për virusin përpara se të kthehen në punë ose shkollë, pasi të jenë shëruar nga sëmundja e tyre dhe të kenë përfunduar periudhën e tyre të izolimit.
“Sipas protokolleve të reja, nuk kërkohen teste shtesë për rastet që janë liruar nga izolimi,” tha CDC Koreane në një raport. Agjensia tha se tani do t’i referohet çështjeve “pozitive” si “PCR e rishikuar pas lëshimit nga izolimi”.
Disa pacientë me koronavirus kanë dalur përsëri pozitiv për virusin deri në 82 ditë pasi infektimit. Pothuajse të gjitha rastet, te të cilat u morën analizat e gjakut, kishin antitrupa kundër virusit.
Tekstin origjinal e gjeni te “Bloomberg”.