Infeksionet e reja të koronavirusit u rritën përsëri në Gjermani në fund të javës së kaluar, disa ditë pasi drejtuesit liruan kufizimet sociale, ndërsa qyteti kinez Wuhan njoftoi se kishte zbuluar rastin e parë brenda disa javësh, duke çuar numrin global të rasteve në 4 milion të dielën.
Një ditë para se Mbretëria e Bashkuar të filloj të lehtësojë bllokimin të hënën, rastet e reja në Gjermani dhe Kinë ilustruan vështirësitë që do të përballen qeveritë gjatë muajve të ardhshëm ndërsa përpiqen të rihapin shoqëritë e tyre pa shkaktuar një valë të dytë të infeksioneve.
Franca, e cila gjithashtu planifikon të fillojë të lehtësojë bllokimin e saj të ashpër shtatë-javësh nga e hëna, njoftoi zbulimin e një grupi me të paktën nëntë raste të lidhura me një funeral në Dordogne, në jug-perëndim të vendit.
Një prefekt lokal, Frédéric Perissat, tha që grupi ishte “një ilustrim i asaj që ne shpresojmë të mos jetojmë brenda disa javëve të ardhshme”. “Ka pakësim, njerëzit mblidhen në grupe prej 20 ose 30 dhe një person kontaminon të tjerët,” shtoi ai.
Koreja e Jugut paralajmëroi një ringjallje të Covid-19 të dielën pasi infeksionet u zvogëluan për gati një muaj, pasi kufizimet po fillonin të lehtësoheshin.
“Nuk ka mbaruar derisa të mbarojë,” tha presidenti, Moon Jae-in, duke paralajmëruar një valë të dytë të mundshme të virusit më vonë këtë vit.
Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan 34 infeksione të reja, më e larta që nga 9 Prilli, pasi një shpërthim i vogël u shfaq rreth disa klubeve të natës, duke bërë që autoritetet të mbyllnin përkohësisht të gjitha objektet argëtuese të natës rreth kryeqytetit.

Vendi po shqyrton nëse do të rihapë shkollat në faza duke filluar nga e mërkura e kësaj jave siç kishte planifikuar, tha ministri i shëndetësisë, Park Neung-hoo.
Kina raportoi 14 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit të shtunën, numri më i lartë që nga 28 Prilli, përfshirë edhe të parën në pesë javë në qytetin Wuhan, ku shpërthimi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Instituti Gjerman Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve tha në një buletin të përditshëm të dielën se numri i njerëzve që çdo person i sëmurë po infektonte në vend – i njohur si shkalla e riprodhimit, ose R – ishte rritur në 1.1.
Agjensia qeveritare e kontrollit të sëmundjes paralajmëroi se mund të ketë disa luhatje në vlerësimin e saj të numrit R, por tha se zhvillimet në ditët në vijim duhen shikuar nga afër.
Kancelarja Angela Merkel, u përkul nën presionin e udhëheqësve të 16 shteteve federale të vendit për të rifilluar jetën shoqërore dhe të ringjallin ekonominë, duke njoftuar të mërkurën masa që përfshinin më shumë hapje dyqanesh dhe kthimin gradual në shkollë.
Në të njëjtën kohë, ajo nisi një “frenim emergjent” për të lejuar rivendosjen e kufizimeve nëse infeksionet kthehen përsëri.
Karl Lauterbach, një ligjvënës social demokrat dhe profesor i epidemiologjisë, paralajmëroi se koronavirusi mund të fillojë të përhapet përsëri shpejt pasi pa turmat e mëdha jashtë, të shtunën në qytetin e tij Këln.
“Duhet të pritet që shkalla R të shkojë mbi 1 dhe ne do t’i kthehemi rritjes eksponenciale,” tha Lauterbach në një tweet. “Masat lehtësuese ishin përgatitur shumë dobët.”
Në Itali, e cila filloi të lehtësojë kufizimet e saj të hënën e kaluar, kishte skena të ngjashme të parqeve të dendura në Milano dhe Torino gjatë fundjavës, duke tërhequr kritika nga ligjvënësit.
Kryetari i bashkisë së Milanit, Beppe Sala, tha se ai ishte “i nervozuar” rreth skenave të shoqërimit të njerëzve në Navigli, një rreth i qytetit, dhe paralajmëroi se ai do ta mbyllte zonën plotësisht nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat. Baret dhe restorantet në të gjithë Italinë mund të ofrojnë shërbime jashtë, por njerëzve nuk u lejohet të mblidhen jashtë.
Spanja ka regjistruar numrin e saj më të ulët të vdekjeve një-ditore në pothuajse dy muaj pasi gjysma e vendit përgatitet të transferohet në fazën tjetër të planit të saj të de-përshkallëzimit të bllokimit të hënën.
Sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur 143 vdekje, dhe 621 raste të reja. Deri më tani, Spanja ka konfirmuar 224.390 raste dhe 26.621 vdekje.

Vendi po lehtëson kufizimet në baza rajoni, me kusht që të përmbushen kritere të caktuara. Rajonet e Madridit dhe Barcelonës, dy nga vendet e goditura më së shumti në vend, nuk konsiderohej se ishin kualifikuar për të lehtësuar ende masat e tyre.
Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, ka paralajmëruar se kalimi në atë që qeveria e quan “normalitet i ri” nuk mund të nxitohet.
Rusia raportoi një rritje për më shumë se 10,000 raste, duke kaluar mbi 200,000 totalin e saj. Zyrtarët kanë paralajmëruar se rastet nuk mund të arrijnë klimaksin deri në qershor, megjithë bllokimet që ndalojnë rusët të largohen nga shtëpitë e tyre më shumë se dy herë në javë.
Xhibuti, kombi i vogël i Afrikës me numrin më të madh të rasteve të koronavirusit në kontinent, anuloi planet për të filluar heqjen e masave të bllokimit këtë javë, duke thënë se ishte i parakohshëm.
“Qeveria, përmes zërit të kryeministrit, ka vendosur të zgjasë mbylljen për një javë tjetër deri në 17 maj,” tha ministri i jashtëm, Mahmoud Ali Youssouf, në një postim në Twitter.
“Duke theskuar se kushtet nuk janë ende si duhet, qeveria sapo mori këtë vendim,” tha ai.
Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se Xhibuti ka numrin më të madh të rasteve në Afrikë në krahasim me popullsinë e saj, megjithëse testimi i tij ka tejkaluar edhe shumë nga fqinjët e saj.
Masat e bllokimit në vend janë injoruar kryesisht, me turma të mëdha ende të zakonshme në kryeqytet.
Agjensitë kontribuan në këtë raport
Tekstin origjinal e gjeni te “The Guardian”.