GJENEVË (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se raporti që COVID-19 ishte shfaqur në dhjetor në Francë, më herët sesa që mendohej më parë, nuk ishte “befasues” dhe i nxiti vendet që të hetojnë çdo rast tjetër të dyshimtë.
Sëmundja e identifikuar më vonë si COVID-19 u raportua për herë të parë nga autoritetet kineze te OBSH-ja më 31 dhjetor dhe në fillim nuk u besua se ishte përhapur në Europë deri në janar.
“Kjo jep një pamje krejt të re për gjithçka,” tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier në një konferencë të U.N. në Gjenevë, duke iu referuar raportit francez.
“Gjetjet ndihmojnë për të kuptuar më mirë qarkullimin e mundshëm të virusit COVID-19,” shtoi ai, duke thënë se raste të tjera të hershme mund të shfaqen pas rishikimit të mostrave.
Një spital francez që ritestoi mostrat e vjetra nga pacientët me pneumoni, zbuloi se u trajtua një burrë që kishte COVID-19 qysh më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.
Aktualisht nuk ka ndonjë sugjerim që virusi u shfaq diku tjetër përveç në Wuhan, Kinë. Mendohet se, përkundrazi, çështja franceze ishte lidhur disi me një person që udhëtonte prej Kinës në dhjetor përpara se virusi të ishte identifikuar ose raportuar nga Kina, tha zëdhënësi i OBSH-së.
Sidoqoftë, pacienti francez, një peshkatar, nuk mendohet të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me Kinën ose me një histori të udhëtimeve të fundit dhe ekspertët thonë se çështja franceze kërkon më shumë hetime.
Lindmeier inkurajoi vendet e tjera që të kontrollonin të dhënat për rastet e pneumonisë me origjinë të paspecifikuar në fund të vitit 2019, pasi kjo do të jepte një “pamje të re dhe më të qartë” të shpërthimit.
I pyetur në lidhje me origjinën e virusit në Kinë, Lindmeier theksoi se ishte “me të vërtetë, me të vërtetë e rëndësishme” për ta shqyrtuar atë.
Sekretari i SHBA-së Mike Pompeo thotë se vendi i tij ka dëshmi që koronavirusi i ri doli nga një laborator në Wuhan, megjithëse shkencëtarët kanë këshilluar OBSH-në që virusi është me origjinë shtazore.
“Kjo mund të ketë nevojë për misione të mëtejshme ose një mision (në Kinë), kështu që ne mezi presim këtë,” tha Lindmeier.
Eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan, tha të hënën se drejtuesi kishte ngritur çështjen e origjinës së virusit “në nivelin më të lartë” gjatë një misioni të OBSH-së në Kinë në janar.
Tekstin origjinal e gjeni te “Reuters”.