GENEVA (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të shtunën se aktualisht nuk ka “asnjë dëshmi” që njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 dhe kanë antitrupa, janë të mbrojtur nga infeksioni i dytë me koronavirus.
Në një deklaratë, agjensia e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi kundër lëshimit të “pasaportave të imunitetit” ose “çertifikatave pa rrezik” për njerëzit që janë infektuar, duke thënë se kjo praktikë në të vërtetë mund të rrisë rrezikun e përhapjes pasi ata persona mund të injorojnë këshillat standarde.
Chile tha javën e kaluar se do të fillojë shpërndarjen e “pasaportave shëndetësore” për njerëzit që mendohet se janë shëruar nga sëmundja. Pasi të kontrollohen për të përcaktuar nëse ata kanë zhvilluar antitrupa që i bëjnë ata imun ndaj virusit, ata menjëherë mund të ribashkohen në fuqinë punëtore.
Tekstin origjinal e gjeni te “Reuters”.