Studiuesit francez po planifikojnë të testojnë bandazhe nikotine në pacientët me koronavirus dhe punonjësit e shëndetit të vijës së parë, pasi një studim sugjeroi se duhanpirësit mund të jenë shumë më pak të rrezikuar nga kontraktimi i virusit.
Studimi në një spital të madh në Paris sugjeron që një substancë në duhan – ndoshta nikotina – mund të ndalojë pacientët që pinë duhan të infektohen me Covid-19. Testimet klinike të bandazheve me nikotinë janë në pritje të miratimit të autoriteteve shëndetësore të vendit.
Sidoqoftë, studiuesit këmbëngulën që ata nuk po inkurajonin popullsinë të konsumojnë duhan, i cili mbart rreziqe të tjera potencialisht fatale për shëndetin dhe vret 50% të atyre që e konsumojnë atë. Ndërsa nikotina mund të mbrojë ata nga virusi, duhanpirësit që janë infektuar me të shpesh zhvillojnë simptoma më serioze për shkak të efektit toksik të tymit të duhanit në mushkëri, thonë ata.
Ekipi në spitalin Pitié-Salpêtrière morën në pyetje gjithsej 480 pacientë që dolën pozitiv me virus, 350 prej tyre u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër me simptoma më pak serioze u liruan për në shtëpi.
U konstatua se nga ata që u pranuan në spital, mosha mesatare e të cilëve ishte 65 vjeç, vetëm 4.4% ishin duhanpirës të rregullt. Në mesin e atyre që janë lëshuar në shtëpi, me një moshë mesatare prej 44, pirja e duhanit 5.3%.
Duke marrë parasysh moshën dhe gjininë e pacientëve, studiuesit zbuluan se numri i duhanpirësve ishte shumë më i ulët se ai në popullatën e përgjithshme të vlerësuar nga autoriteti shëndetësor francez Santé Publique France, rreth 40% për ata të moshës 44-53, dhe mes 8.8% dhe 11.3% për ata të moshës 65-75 vjeç.
Neurobiologu i njohur francez Jean-Pierre Changeux, i cili rishikoi studimin, sugjeroi se nikotina mund të ndalojë virusin të arrijë te qelizat në trup duke parandaluar përhapjen e tij. Nikotina gjithashtu mund të zvogëlojë reagimin e tepruar e sistemit imunitar të trupit që është gjetur në rastet më të rënda të infeksionit Covid-19.
Gjetjet do të verifikohen në një studim klinik, në të cilin punonjësve të vijës së parë shëndetësore, pacientëve në spital me virusin Covid-19 dhe atyre që janë në kujdesin intensiv do t’u jepen bandazhe nikotine.
Rezultatet konfirmojnë një studim kinez të botuar në fund të marsit në New England Journal of Medicine që sugjeroi se vetëm 12.6% e 1.000 personave të infektuar me virus ishin duhanpirës ndërsa numri i duhanpirësve në Kinë është rreth 28%.
Në Francë, shifrat nga spitalet e Parisit treguan se nga 11,000 pacientë të pranuar në spital me Covid-19, 8.5% ishin duhanpirës. Numri i përgjithshëm i duhanpirësve në Francë vlerësohet të jetë rreth 25.4%.
“Studimi ynë ndër-sektorial sugjeron bindshëm që ata që pinë duhan çdo ditë kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë një infeksion simptomatik ose të rëndë me Sars-CoV-2 në krahasim me popullsinë e përgjithshme,” kanë shkruar autorët e raportit Pitié-Salpêtrière.
“Efekti është i rëndësishëm. Ai ndan rrezikun nga pesë për pacientët ambulatorë dhe katër për ata që pranohen në spital. Ne rrallë e shohim këtë në mjekësi, ” u shtua.
Tekstin origjinal e gjeni te “The Guardian”.