Shteti i Missourit po hedh në gjyq qeverinë kineze mbi koronavirusin, duke pretenduar se zyrtarët e vendit do të fajësohen për pandeminë globale.
Padia, e ngritur në gjykatën federale nga avokati i lartë i shtetit, pretendon se zyrtarët kinezë janë “përgjegjës për vdekjet e mëdha, vuajtjet dhe humbjet ekonomike që ata shkaktuan në botë, përfshirë Missourin”.
Eric Schmitt, prokurori i përgjithshëm republikan i shtetit, tha në një deklaratë të shkruar se qeveria kineze gënjeu për rreziqet e virusit dhe nuk bëri përpjekje sa duhet për ta ngadalësuar përhapjen e saj.
“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën infektuese të Covid-19, heshtën, dhe bëri pak përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes,” tha ai. “Ata duhet të përgjigjen për veprimet e tyre.”
Ishte e paqartë nëse padia do të ketë shumë ndikim, apo fare. Ligji amerikan në përgjithësi ndalon paditë kundër vendeve të tjera me disa përjashtime, tha Chimene Keitner, një profesoreshë e drejtësisë ndërkombëtare në Universitetin e Kalifornisë, Kolegji Juridik Hastings.
“Problemi juridik është që nuk është e mundur të paditet Kina,” tha Keitner, e cila kohët e fundit shkroi një blog të titulluar “Mos u mundoni ta padisni Kinën për Koronavirus”.
Drejtori ekzekutiv i partisë Demokratike Missouri, Lauren Gepford, e quajti padinë si “marifet” nga një prokuror i përgjithshëm republikan, i cili është gati për rizgjedhje këtë vit.
Numri i vdekjeve në Missouri u rrit nga 16 të martën në 215, sipas Qendrës së Shkencave dhe Inxhinierisë së Sistemeve të Universitetit Johns Hopkins. Numri i rasteve u rrit nga 156 në 5,963.
Tekstin origjinal e gjeni te “The Guardian”.