Nga Simon Cullen CNN
Të gjitha dëshmitë në dispozicion sugjerojnë se koronavirusi ishte me origjinë nga lakuriqët dhe nuk ishte një “konstruksion laboratorik”, tha zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Fadela Chaib në një konferencë në Gjenevë sot.
Zyrtarët e inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare të SHBA thonë se qeveria e Shteteve të Bashkuara po shikon mundësinë që koronavirusi i ri u përhap nga një laborator kinez dhe jo nga një treg.
“Në këtë fazë, nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht burimi i virusit që shkaktoi pandeminë Covid-19,” tha Chaib në një konferencë. Megjithatë, të gjitha dëshmitë në dispozicion sugjerojnë që virusi ka një origjinë natyrale nga kafshët dhe nuk është një virus i manipuluar ose i konstruktuar. Virusi ka gjasa të ketë rezervuarin e tij ekologjik në lakuriqë.”
“Shumë studiues kanë mundur të shikojnë tiparet e tij gjenomike – dhe ata kanë zbuluar se dëshmitë nuk mbështesin idenë se virusi është një konstruksion laboratorik.”
Chaib thotë se njerëzit duhet të përqendrohen në fakte – jo në “teori të rreme” për origjinën e virusit.
Tekstin origjinal e gjeni te “CNN”.