(Përkthim i paautorizuar)
Nëse ju ose dikush që e doni ka diabet, me siguri keni vërejtur që diabeti gjithnjë shfaqet në listat e njerëzve me rrezik më të madh nga infeksionet COVID-19. Dhe me siguri keni pyetur veten pse.
Lajmi i mirë është se njerëzit me diabet (çdo tip) nuk duket se kanë një rrezik më të madh për t’u infektuar me virus. Lajmi i keq është se nëse e merrni atë dhe keni diabet, ju keni më shumë shanse sëmureni më seriozisht.
“Të dhënat e fundit të CDC [Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA] tregojnë se nga ata që diagnostikohen me COVID-19, vetëm 10% kanë diabet, dhe kjo ka të bëjë me mbizotërimin e diabetit në popullatën e përgjithshme të SHBA-së. Por, nëse jeni në spital, mund të ketë një kurs më të rëndë të sëmundjes, shpjegoi Dr. Robert Eckel, president i mjekësisë dhe shkencës për Shoqatën Amerikane të Diabeteve.
Dhe ajo që është e vërtetë në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e vërtetë edhe në pjesët tjera të botës.
Dr. Paul Stewart, profesor i mjekësisë në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, tha se nuk ka asnjë arsye pse pacientët me diabet kanë më shumë rrezik [nga marrja e një infeksioni COVID-19]. Ai është autori i vjetër në një editorial të botuar në muajin maj në Gazetën e Endokrinologjisë Klinike dhe Metabolizmit që nxjerr në pah mënyrën se si njerëzit me çrregullime të caktuara endokrine, si diabeti, mund të përballen me rreziqe shtesë nga COVID-19.
Stewart vuri në dukje se personat me diabet që janë shtruar në spital duket se kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga infeksioni. Megjithëse, nëse kjo buron drejtpërdrejt nga diabeti ose një faktor tjetër nuk është ende e qartë.
“Ky thjesht mund të jetë një rezultat i moshës, sesa diabeti vetë,” tha ai.
Eckel theksoi se disa të dhëna kineze sugjerojnë që shkalla më e lartë e vdekjes tek njerëzit me diabet mund të jetë në fakt për shkak të sëmundjeve themelore të zemrës. Por derisa studiuesit të kenë më shumë të dhëna dhe kohë për të interpretuar informacionin, nuk do të jetë e qartë nëse vetëm diabeti luan një rol në rezultate më serioze.
Pra, çfarë do të thotë kjo për njerëzit me diabet tani?
Të dy ekspertët thanë se njerëzit me diabet duhet të ndjekin të njëjtat rregulla që rekomandohen për të gjithë të tjerët. Çfarë është e rëndësishme është shmangia e infeksionit në radhë të parë.
Kjo do të thotë të lani duart shpesh dhe të shmangni prekjen e fytyrës. Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu, mbani distancën tuaj nga njerëzit që nuk jetojnë me ju. CDC rekomandon të paktën një distancë prej 2 metra. Dhe udhëzimi më i fundit nga CDC gjithashtu këshillon të përdorni maska në vende publike kur është e vështirë të ruash një distancë 2 metra nga të tjerët.
“Të njejtat masa paraprake për shmangien e infeksionit që zbatohen poashtu për të gjithë, duhet të zbatohen edhe për njerëzit me diabet,” tha Eckel.
Stewart u pajtua dhe tha: “Fotografia shkencore tregon që këta njerëz duhet të izolohen, të përpiqen të zvogëlojnë mundësinë e infeksionit në të njëjtën mënyrë si popullsia tjetër”.
Nëse keni diabet dhe përfundoni me një infeksion serioz COVID-19, Eckel tha që është ide e mirë për të sjellë furnizimet tuaja me vete në spital, veçanërisht nëse jeni i varur nga insulina. Ai tha se spitalet mund të mos i mbajnë të gjitha llojet e insulinës. E njëjta gjë vlenë për furnizimet e vazhdueshme të monitorimit të glukozës dhe furnizimet e pompës së insulinës.
Ai shtoi se disa spitale mund të mos ju lejojnë të futni furnizime, dhe nëse kjo ndodh, do t’ju duhet të ndiqni rregullat e spitalit. Nëse gëzoni shëndet të mirë për ta bërë këtë, disa spitale do t’ju lejojnë të vazhdoni ta trajtoni vetë diabetin tuaj.
Këshillat përfundimtare të Eckel për njerëzit me diabet? “Jini të zgjuar. Merrni masa paraprake. Jini të sigurt.”
Tekstin origjinal e gjeni tek: https://www.medicinenet.com/script/main/art.asp?articlekey=230197