Si krahasohet koronavirusi me shkaktarët tjerë kryesor të vdekjes në një mesatare të javës?
Nga Dan Keating dhe Chiqui Esteban
Washington Post ka publikuar në analizë të shkaktarëve të vdekjes në Amerikë. Gazeta ka raportuar se në vetëm disa javë, vdekjet nga Covid-19 janë rritur nga disa raste të izoluara në mijëra, në të gjithë vendin për çdo ditë.
Kirurgu i përgjithshëm amerikan kishte paralajmëruar që javën e kaluar se do të ishte si në ‘Pearl Harbour’, gjersa ai u përpoq të krijonte kontekst për kërcënimin – por doli që më tepër se pesë herë më shumë amerikanë vdiqën nga Covid-19 javën e kaluar sesa u vranë në atë sulm japonez mbi bazën amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mund ta kuptoni shkallën kur krahasoni vdekjet e një pandemie të një jave të vetme me sa njerëz vdesin nga shkaktarët kryesor në një javë tipike.

Koronavirusi vret më shumë sesa shumica e shkaktarëve tjerë
Covid-19 vrau më shumë njerëz nga 6 prill deri më 12 prill sesa ndonjë shkaktar tjetër i vdekjes, përveç sëmundjeve të zemrës zakonisht përgjatë një jave të zakonshme të prillit.
Në fillim dhe në mes të marsit, kur Amerika filloi mbylljet, karantinimin dhe distancimin shoqëror gjithandej, Covid-19 shkaktoi shumë më pak vdekje sesa shkaktarët tjerë të zakonshëm – më pak në javë sesa sëmundjet kronike të mëlçisë ose presioni i lartë i gjakut, dhe shumë më pak se vetëvrasjet ose gripi i zakonshëm. Deri në fund të marsit, totali i numrave ishte afër vdekjeve mesatare javore nga diabeti dhe sëmundja e Alzheimerit. Në prill, vdekjet javore nga Covid-19 tejkaluan ato të aksidenteve dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes. Gjersa javën e kaluar, Covid-19 vrau më shumë njerëz sesa vdesin normalisht nga kanceri në vend gjatë një jave. Vetëm sëmundjet e zemrës kanë vrarë më shumë njerëz atë javë.
Të gjitha këto krahasime përfshijnë vetëm rastet e konfirmuara. Këtë javë, New York City tha se konsideronte edhe 3,700 njerëz që kishin ndërruar jetë gjatë javëve të mëparshme e që kishin vdekur nga Covid-19, edhe pse nuk kishte teste laboratorike që e dëshmonin atë. Këto vdekje nuk janë shtuar në numrin zyrtar shtetëror dhe kombëtar.
Disa ekspertë kishin parashikuar që kulmi i vdekjeve do të arrihej javën e kaluar, por as kjo javë po duket të mos jetë më mirë, me numrin e ri të lartë të vdekjeve, të martën (2,369) dhe të mërkurën (2,441). Covid-19 ka ritmin të jetë vrasësi i parë i amerikanëve këtë javë, duke pasur parasysh numrin normal të vdekjeve në një javë prilli.
Covid-19 nuk po vret me të njëjtin ritëm kudo: Në zonat e goditura më së shumti, po vret me një ritëm të pashembullt.
Gjithsej numri javor i vdekjeve nga Covid-19 në shtetin e Nju Jorkut dhe qytetin New York City ka lënë prapa shkallën e shkaktarëve normal të vdekjes – duke shpjeguar kështu pse spitalet po luftojnë me vështirësi ta përballojnë këtë. Dhe megjithëse shpërthimet në qytete të tjera nuk janë aq të këqija, Luiziana dhe Rrethi i Kolumbisë gjithashtu patën më shumë vdekje nga COVID-19 sesa çdo shkaktar tipik i vdekjeve javën e kaluar. Në vendet që filluan distancimin shoqëror dhe kufizimet mbi bizneset më herët, vdekjet në javë janë më të ulëta: shteti i Uashingtonit pësoi një shpërthim të hershëm të sëmundjes, por Covid-19 nuk vrau aq njerëz atje javën e kaluar si në pikat e tjera të nxehta.
Kalifornia është kursyer nga intensiteti i shumë shteteve të tjera. Vdekjet e Covid-19 atje javën e kaluar ishin shumë më poshtë se niveli kombëtar.
Në zonat e goditura më së shumti të koronavirusit amerikan, Covid-19 është ndoshta shkaktari kryesor i vdekjes.
Artikulli origjinal në Washkington Post.