Në një video të re të publikuar të martën, profesori i Marsejës, Didier Raoult ishte optimist për vazhdimin e luftës kundër Covid-19. “Eshtë e mundur që epidemia të zhduket brenda disa javësh”, siguroi shefi i Infektivës ‘IHU Mediterranée’.
A po fitohet lufta kundër Covid-19?
Po, nëse besojmë të Didier Raoult. Me optimizëm, shefi i IHU shpjegoi në një video të re të publikuar të martën se virusi ishte gjithnjë e më pak i pranishëm në Marsejë. “Këtu epidemia gradualisht po zhduket, theksoi ai, duke mbështetur shifrat. Në kulmin e epidemisë kemi pasur deri në 368 raste të reja (pozitive) në ditë, dhe aktualisht jemi më mirë, me 60 deri në 80 raste të reja në ditë, kështu që ka një rënie të konsiderueshme”.
Sipas Didier Raoult, për këtë arsye është “rrjedhimisht e mundur (…) që epidemia të zhduket në pranverë (në fund të pranverës), dhe që brenda disa javësh nuk do të shfaqen raste të reja, për shkaqe që janë jashtëzakonisht të çuditshme, diçka që e kemi përjetuar tek shumica e sëmundjeve virale të frymëmarrjes, dhe mendoj se kjo gjë është mbase banale.”
Skeptik në lidhje me efektivitetin e ‘’remdesivir’’
Profesori i mikrobiologjisë gjithashtu shfrytëzoi këtë video të re për të kritikuar një studim mbi remdesivir (një tjetër trajtim i mundshëm kundër virusit, i zhvilluar nga laboratori Gilead dhe i pershendetur nga OBSH), botuar në New England. “Eshtë një sfidë për çdo metodologji, kritikoi specialisti për sëmundje infektive. Për herë të parë guxojmë të botojmë një studim ku nuk ka asnjë krahasim. As historik dhe as gjeografik. Ne e krahasojmë këtë trajtim me asgjë (…) E vetmja gjë që vërejmë është se ka toksicitet(helmueshmëri) të konsiderueshëm, me 60% të efekteve anësore, që do të thotë se ky ilaç nuk mund të përdoret per pacientët të cilët kanë ndonjë semundje shumë serioze. Dhe ne e dimë se pacientët në një gjendje të rëndë pothuajse nuk kanë asnjë virus ose s’ju ka mbetur më virus në organizëm”
Në IHU, “vdekshmëria është më pak se 0.5%”, rezultati “më spektakolar në botë”
Didier Raoult më në fund dha disa rezultate të trajtimit me hidroksilklorinë / azitromicinë, të cilën ai ua rekomandoi pacientëve të tij për të luftuar kundër Covid-19. “Ne jemi shumë të lumtur, tha ai, para se të jepte shifrat. Ne testuam 32083 pacientë dhe 4,296 ishin pozitivë. 2628 njerëz u trajtuan nga protokolli ynë, kështu që ne kemi 10 të vdekur. Prandaj, konfirmojmë se për momentin kemi një vdekshmëri më të vogël se 0.5%, që është një nga rezultatet ose rezultati më spektakolar aktualisht në botë “.
Tekstin origjinal në gjuhën frënge e gjeni te “Yahoo News”.