Tre vaksina të mundshme për koronavirus po bëjnë përparim të shpejtë në testimin e fazës së hershme te vullnetarët në Kinë dhe SHBA, por mbetet një rrugë e gjatë për të vërtetuar nëse ato do të kenë efekt me të vërtetë kundër COVID-19.
‘CanSino Biologics’ nga Kina ka filluar fazën e dytë të testimit të kandidatëve të saj për vaksina, tha të martën Ministria Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë.
Në SHBA, nuk është shumë larg bërja e një vaksine nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe ‘Moderna Inc.’ Personi i parë që e mori atë vaksinë eksperimentale muajin e kaluar u kthye në një klinikë të Seattle të martën për dozën e dytë.
Drejtori i ‘National Institute of Health (NIH)’ për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci tha se nuk ka “rrezik pengues” deri më tani dhe ai shpreson që faza tjetër më e madhe e testimit mund të fillojë rreth qershorit.
Një kandidat i tretë, nga ‘Inovio Pharmaceuticals’, filloi me një vaksinë eksperimentale për testimin sigurues si hap të parë gjatë javës së kaluar në SHBA. dhe shpreson të zgjerojë studimet në Kinë.
Testet fillestare në provat klinike përqendrohen në sigurinë e përdorimit, dhe studiuesit në të dyja vendet po provojnë doza të ndryshme të llojeve të ndryshme të vaksinave testuese.
Por, kalimi në fazën e dytë është hap kritik që lejon vaksinat të testohen në shumë më tepër njerëz për të kërkuar shenja se ato vaksina vërtetë mbrojnë nga infeksioni.
Javën e kaluar ‘CanSino’ paraqiti një raport që tregon se kishte për qëllim regjistrimin e 500 njerëzve në studimin e saj në fazën 2, duke krahasuar dy doza të vaksinës në provë me dozat placebo. Që nga e hëna, 273 vullnetarë ishin injektuar, u shpreh media shtetërore.
Duke parë zhvillimet, Fauci tha që nëse koronavirusi i ri vazhdon të qarkullojë mjaftueshëm gjatë verës dhe vjeshtës, mund të jetë e mundur të kryejn studime më të mëdha, në kohë më të shpejt se 12-18 muajt që ai parashikoi fillimisht – mbase drejt “mesit deri në fund të dimrit të sezonit të ardhshëm. “
“Ju lutem, më lejoni ta them këtë paralajmërim: Kjo supozohet se mund të jetë e efektshme. Shihni, ky është citimi i madh “nëse” “, theksoi Fauci. “Vaksina duhet të jetë efektive dhe duhet të jetë e sigurt.”
Gjatë një konference shtypi në Kinë, autoritetet gjithashtu paralajmëruan se studimet duhet të bëhen siç duhet.
“Megjithëse jemi në një emërgjencë shëndetësore, ne nuk mund t’i ulim standardet e sigurisë dhe efektivitetit për rishikimin e vaksinave,” tha Wang Junzhi, një ekspert kinez biofarmik. “Publiku po i kushton vëmendje të madhe.”
Organizata Botërore e Shëndetësië këtë javë numëroi më shumë se pesëdhjetë kandidatë të tjerë për vaksina në fazat e hershme të zhvillimit që po ndiqen në tërë botën. Shumë grupe kërkimore janë bashkuar për të shpejtuar punën. Të martën, gjigantët e vaksinave ‘Sanofi’ dhe ”’GSK’ njoftuan se së fundi ishin bërë partnerë për një vaksinë kandiduese.
Lista e OBSH-së përfshin një larmi mënyrash për të bërë vaksina, kështu që nëse një qasje nuk do të ndalet, ndoshta një tjetër do.
Vaksina e ‘CanSino’ bazohet në një dozë në të cilën është ndërhyrë me metodat e inxhineringut gjenetik, e krijuar për tu mbrojtur nga Ebola. Kandidatët kryesorë të SHBA-së përdorin një qasje të ndryshme, të bërë nga kopjet e një pjese të kodit gjenetik të koronavirusit.
Tekstin origjinal e gjeni te “Los Angeles Times”.