Tajvani nuk raportoi asnjë rast të ri të koronavirusit të martën, duke shënuar herën e parë në më shumë se një muaj, që autoritetet në Tajvam kanë raportuar zero raste të reja . Është gjithashtu arritja e fundit për një sistem shëndetësor që ka vepruar së pari për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në dhjetor.
Tajvani, me një popullsi prej rreth 23 milion banorë, ka konfirmuar vetëm 393 raste të COVID-19; me gjashtë persona të vdekur nga kjo sëmundje.
Hera e fundit që Qendra Kryesore Komanduese e Epidemisë së Tajvanit njoftoi se nuk kishte raste të reja, ishte më 9 mars – 36 ditë më parë.
Tajvani ka pranuar lavdata për mbajtjen nën kontroll të koronavirusit, pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me Kinën. Miliona njerëz udhëtojnë midis ishullit dhe kontinentit çdo vit – përfshirë 2.7 milion vizitorë nga kontinenti vitin e kaluar.
Për shkak të reagimit së saj agresiv dhe të hershëm ndaj koronavirusit, Tajvani – si Hong Kongu dhe Koreja e Jugut – ka qenë në gjendje të shmangë masat e izolimit dhe të mbajë hapur shumë shkolla, restorante dhe zyre.
Një punim akademik i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane muajin e kaluar i’a besoi qeverisë së Tajvanit ndërmarrjen e 124 veprimeve për të identifikuar rastet e mundshme të virusit të frymëmarrjes.
Disa nga hapat e ndërmarrë në janar, përfshijnë kufizimin e çmimit të maskave për fytyrën dhe ndalimin e eksportit të tyre. Deri në 24 Janar, Tajvani po ndërton objektet e testimit për COVID-19 në qendrën federale të kontrollit të sëmundjes, dhe tetë spitale.
“Tajvani aktivizoi një qendër të komanduese të reagimeve, dërgoi një ekip për gjetjen e fakteve në Kinë, vendosi ndalime të udhëtimeve dhe karantina,” siç raportoi NPR muajin e kaluar.
Qeveria gjithashtu ndërmori masa të teknologjisë së lartë për të gjetur personat që mund të infektoheshin, ose që kishin kontakt me dikë që ishte infektuar.
Në një ditë të vetme, theksoi studimi JAMA, agjensitë Tajvane bashkuan historinë e udhëtimit të kaluar 14-ditësh të pacientëve me informacionin e tyre të sigurimeve shëndetësore publike, duke kombinuar të dhënat nga kartat e identifikimit shëndetësor dhe nga agjensia e imigracionit.
Ishulli i klasifikoi udhëtarët sipas rrezikut të infektimit bazuar në vendin ku kishin qenë. Sipas studiuesve, njerëzit me rrezikun më të lartë “u karantinuan në shtëpi dhe gjurmuan përmes telefonit të tyre celular për të siguruar që ata të mbeteshin në shtëpi gjatë periudhës së inkubacionit”.
Tekstin origjinal e gjeni te “NPR”.