Nga e mërkura qytetarët do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media sonte.
Këto janë masat:
– Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë
– Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar
– Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare. Pos në raste të veçant.
Ai tha se nga 15 prilli ndalohet qarkullimi i automjeteve, pos kur marrin leje të veçantë nga ATK
Ministri Vitija ka përmendur edhe katogoritë që mund të lëvizin siç janë: policia, mjekët, transportuesit e mallrave, zjarrfikësit etj.
Kushdo që nuk i respekton këto vendime pasohet dënimi. Personat fizik dënohen nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, derisa personi juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro.
Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimeve.
