Londër (CNN) “Unë u zgjova dhe nuk mund të shijoja e as të nuhas asgjë. Ishte gjëja më akute që kam përjetuar ndonjëherë,” thotë Londinezja Holly Bourne.
Bourne nuk ka pasur simptomat e zakonshme të koronavirusit si, kollitje apo ethe të larta, dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të testohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS). Por, humbja e nuhatjes, e kombinuar me “sulme të çuditshme të kokës”, dhimbje koke dhe rraskapitje e bindi mjekun saj që ta diagnostifikojë “nga fillimi” me Covid-19, përmes telefonit.
Ndërsa ende nuk ka studime bindëse për lidhjen midis koronavirusit dhe nuhatjes, mjekët kanë raportuar në mënyrë anekdotale se humbja e nuhatjes mund të jetë ndër simptomat e virusit. Por sa e përhapur është, dhe sa kohë mund të zgjasë, është ende e paqartë.
“Ndihem me fat që nuk kam simptomat e frikshme,” thotë autorja 33-vjeçare. Sidoqoftë, ajo përshkruan humbjen e nuhatjes, ose anosminë, si “një nga gjërat më shqetësuese që kam kaluar ndonjëherë sepse nuk jeni në timon …. Unë thjesht ndjehem vërtet e pafuqishme dhe e frikësuar. “
Përveç ndikimit psikologjik që shkaktohet kur ju besoni se jeni infektuar me një virus vdekjeprurës, dhe se si humbja e ndjenjës së nuhatjes ju heq kënaqësinë nga ngrënia e ushqimit, anosmia gjithashtu mund të jetë e rrezikshme.
Bourne e kuptoi këtë kur i dashuri i saj pyeti pse ena plastike e margarinës po shkrihej në sobë në shtëpinë e tyre në Londër. Ajo i kishte kthyer shpinën ndërsa bënte sanduiçe, dhe nuk e kishte nuhatur erën e djegur sintetike.

Si dhjetëra njerëz që kanë humbur shqisën e nuhatjes, të cilët CNN i ka kontaktuar për këtë artikull, me mungesë të këshillave zyrtare të autoriteteve shëndetësore në dispozicion, Bourne iu drejtua Google dhe mediave sociale për përgjigje. Ajo ndau atë që gjeti në Twitter, ku disa njerëz kishin raportuar se shqisa e tyre e nuhatjes ende nuk ishte kthyer pas tre ose katër javësh.
Një gjë që shumë njerëz përjetojnë në fillimin e anosmisë ose hiposmisë është humbja e pjesshme e aromës . Por gjatë pandemisë koronavirus ajo që duhet të dijmë është se sa do të zgjasë? A do të jetë e përhershme?
Përgjigja nuk dihet, sipas profesorit Steven Munger, Drejtor i Qendrës së Universitetit të Floridës për Nuhatje dhe Shije.
“Ajo që ne dimë qe një kohë të gjatë është se, një nga shkaqet kryesore të humbjes së nuhatjes janë infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes për shkak të viruseve – një ftohje e zakonshme, grip – një numër i njerëzve humbasin shqisën e tyre të nuhatjes, shumica e tyre përkohësisht , por një pjesë e vogël e humbasin nuhatjen edhe përgjithmonë, “i tha Munger CNN.
Që të rikthehet shqisa e nuhatjes, “mund të duhen ditë, mund të duhen javë, ndonjëherë edhe me muaj e deri në vite. Ndonjëherë është graduale, ndonjëherë është e menjëherëshme, dhe ne nuk e dimë me të vërtetë pse ndodh kjo,”shton ai.
“Kanë kaluar pothuajse dy javë tani dhe rreth 70% e shqisës sime të nuhatjes është rikthyer. Njëra vrimë e hundës është përmirësuar më shumë sesa tjetra,” thotë Bourne.
Mark Driver, një vreshtar 55-vjeçar nga Londra, filloi të ndjehet jo mirë me një kollitje, dhimbje të fytit dhe temperaturë të butë, pasi ra në kontakt me një ish-koleg të tij, i cili prej atëherë ka dalur pozitiv në Dubai për Covid-19. Rreth ditës së 8 të sëmundjes, ai humbi shqisën e tij të nuhatjes. “Kjo përkoi me dhimbje koke shumë të forta në pjesën e përparme të kokës time, pak sipër syve”, thotë ai.
“Nuhatja është shumë e rëndësishme për punën time, kështu që unë u shqetësova pak se mund të mos kthehet.” Njëzet ditë pasi u sëmur për herë të parë, Driver thotë se shijimi i verës së tij është “i tmerrshëm” dhe ai ende nuk mund të nuhasë shumë.
Sian Griffiths, 60 vjeç, e cila normalisht drejton Bed and Breakfast në Argyll, Skoci, filloi të ndjehej e lodhur në 28 Mars dhe kuptoi se ajo kishte humbur shqisën e saj të nuhatjes ndërsa gatuante një këri ditën tjetër. “E kuptova që nuk mund ta shijoja atë, edhe kur përtypja pa dashje një bishtajë kardamomi. Kjo ishte disi befasuese pasi nuk kisha simptoma të tjera si: hundë të bllokuara,” thotë ajo.
Si shumë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ndoqi udhëzimet e qeverisë dhe nuk kontaktoi shërbimin e saj shëndetësor lokal, sepse nuk kishte kollë apo ethe. Por ajo u shqetësua pas disa ditësh. “Unë e afrova hundën për nuhatje drejt e në një kavanoz kafeje por prapë asgjë. Uiski – asgjë. Proshutë e fërguar – as edhe një shenjë.”

“Ngrënia ishte e pakëndshme, madje edhe e neveritshme sepse nuk mund të isha e sigurt se ajo që isha duke ngrënë ishte ushqim,” shton Griffiths.
Pyetja nëse njerëzit po përjetojnë humbje të nuhatjes ose humbje të shijes bie në përdorimin shkencor ose të folur të fjalës shije, thotë Munger. “Kur shkencëtarët flasin për shijen, ata po flasin për atë që ju mund të zbuloni në gojën tuaj që ju jep një ndjesi të ëmbël, kripur, thartë, ose umami (i këndshëm). Por shija plus nuhatja është kombinimi i trurit tuaj për të krijuar funksionin e aromës, “shpjegon Munger.
Griffiths theksoi se si humbi shqisën e saj të nuhatjes duke mos e vërejtur më nëse ushqimi kishte ikur, duke thënë “është pothuajse automatike të nuhasësh një shishe qumësht para se të derdhësh vetëm në rast se është në radhë.” Duke folur rreth asaj që është dita 12 pa shqisën e saj të plotë të nuhatjes, Griffiths thotë: “Unë tani po e vërej se shqisa po kthehet. Pothuajse sikur disa molekula po kalojnë. Unë morra një kavanoz me bojë të freskët, ku kisha pikturuar disa punime druri ditë më parë, dhe do të thoja që kam rreth 10% nuhatje dhe shije tani “.
Amy Walker, 30 vjeç, një menaxhere e financave dhe biznesit nga Londra, u ndje sikur kishte një ftohje të keqe dhe kishte humbur shqisën e saj të nuhatjes në 18 Mars – më shumë se tre javë më parë.
“Unë ndjehesha jashtëzakonisht e përgjumur, kur shkoja nga shtrati im në tualet më dukej sikur kisha vrapuar në një maratonë,” kujton ajo. Walker kishte rënë në kontakt me dikë që doli pozitiv për koronavirus dhe e thirri linjën ndihmëse NHS por pasi kaloi një kohë të gjatë në pritje, e kuptoi që për shkak se simptomat e saj nuk po ndikonin në sistemin e saj të frymëmarrjes, ajo thjesht duhet të ndiqte këshillat e dhëna në faqen e internetit të NHS.
“Shija dhe nuhatja të dyja u larguan së bashku. Unë jam duke u shëruar nga një çrregullim i ngrënies që kam pasur për më shumë se gjysmën e jetës sime, dhe humbja e shijes është një gjë jashtëzakonisht nervozuese për mua psikologjikisht – kjo më bëri menjëherë të ndjehem plotësisht e mjerë, “thotë Walker.
“Frikën e ushqimit dhe qëndrimin ‘Epo pasi që nuk mund ta shijoj, nuk ka arsye që të ha?” e ktheu sërish humbja e nuhatjes, shton ajo. “Të qenit e mbyllur dhe e rraskapitur me dy shqisat e larguara nga ju, ndërsa kishte panik dhe frikë kudo ishte e tmerrshme”.
Walker thotë se shqisa e saj e shijes dhe nuhatjes tani është kthyer rreth 50%, megjithatë pasi që nuk po ka përparime të mëtejshme të shqisave ajo po shqetësohet se mos do të mbesë gjithmonë kështu.
Një doktoreshë ENT, e cila me njohje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po e udhëheq problemin e humbjes së shijes dhe nuhatjes ështe Claire Hopkins, Presidente e Shoqërisë Riologjike Britaneze.

Hopkins bëri që humbja e shqisës së nuhatjes të përfshihet në një aplikacion celular përcjellës të simptomave koronavirus të zhvilluar nga King’s College London. Më pas, në prill, 1 King raportoi që hulumtimi i saj zbuloi se humbja e shqisës së nuhatjes ose shijes është një parashikues më i fortë i infeksionit koronavirus sesa ethet. Nga 400,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që raportuan një ose më shumë simptoma midis 24-29 Mars, 18% kishin humbur shqisën e nuhatjes ose shijes, dhe 10.5% vuanin nga ethet.
Hopkins u kontaktua nga qindra njerëz për të ndarë përvojat e tyre që nga lëshimi i një letre në 20 Mars përmes ENT UK, një organizatë që përfaqëson kirurgët e veshit, hundës dhe fytit në Mbretërinë e Bashkuar. Letra thoshte që pacientët me shfaqjen e anosmisë së re duhet të izolohen.
Kur njëra nga kolegët e saj në Spitalin Guys & St Thomas ‘në Londër qarkulloi letrën e saj, brenda pesë minutave ajo kishte 20 mjekë që i thoshin “kjo është pikërisht ajo që unë kam ndjerë”. Njëri prej tyre bëri një test privat Covid-19 dhe u testua pozitiv atë ditë, thotë ajo.
Ende ekziston mungesa e testimeve të koronavirusit që po bëhet në Mbretërinë e Bashkuar. Për shembull, më 9 Prill Departamenti i Shëndetësisë raportoi se më shumë se 10,000 njerëz ishin testuar; objektivi i qeverisë deri në fund të muajit është të testojë 100,000 në ditë, sipas Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock.
Kjo do të thotë që pacientët dhe mjekët duhet të izolohen në bazë të simptomave, gjë që padyshim e bën edhe më të rëndësishme të dinë se cilat janë simptomat e koronavirusit.
Meqenëse u “përmbys” me kërkesa të shumta pasi u botua letra e saj, Hopkins ka realizuar një studim përmes postës elektronike në gati 2.500 pacientë që kanë përjetuar humbje të papritur të shqisës së nuhatjes. Në kohën e plotësimit të anketës, rreth 50% thanë se ata tashmë kishin filluar të shohin një përmirësim. Në një përcjellje prej një jave, dy të tretat raportuan se ata tashmë kishin filluar të shohin përmirësim, thotë Hopkins.
Ajo këshillon që nëse nuk shëroheni, duhet të vizitoni një mjek kur është e mundur të bëni përsëri konsultime ballë për ballë.
Këshillë për të sëmurët
Pra, çfarë mund të bëjnë njerëzit për të ndihmuar në kthimin e shqisës së tyre të nuhatjes gjatë pandemisë koronavirus?
Për ata që ndjehen të stresuar dhe të shqetësuar, Munger thotë se njerëzit duhet “të pranojnë që është e logjikshme”.
Nga këndvështrimi i sigurisë ekziston mundësia e dështimit për të zbuluar ethet dhe konsumimit të ushqimeve të prishura, por ekziston edhe “një komponent i vërtetë emocional për të nuhatur, një lidhje që vjen me të” që lidhet me ndërveprimet tona shoqërore që shpesh sillen rreth ushqimit ose pijes .
“Ekziston edhe ajo lidhje me botën: lulet, erën e flokëve të partnerit, të gjitha ato lloje të gjërave janë shumë reale, dhe të mos i kesh ato mund të izolohesh emocionalisht,” arsyeton ajo.
Një nga trajtimet që mjekët e ENT ndonjëherë përdorin për humbjen e nuhatjes që mund të vijë nga një përgjigje inflamatore është përdorimi i steroideve të hundës, thotë Munger. Kjo përfshin spërkatjen e steroideve lart në hundë për të provuar dhe ulur inflamacionin.
Hopkins shpjegon se normalisht në anosminë post-virale “do të konsideronim përdorimin e tabletave steroide” megjithatë, nuk është rasti tani për shkak se Organizata Botërore e Shëndetit po paralajmëron kundër përdorimit të steroidëve oralë për njerëzit me infeksione Covid-19, duke përmendur rrezikun e mundshëm e rritjes së komplikimeve të frymëmarrjes.
“Derisa nuk e dimë me siguri që steroidet nuk do të sjellin dëm, ne po i shmangim ato, veçanërisht në dy javët e para. Shumica e njerëzve që përkeqësohen, përkeqësohen midis ditës 8-12, për sa i përket ndërlikimeve të frymëmarrjes. Ekziston një potencial që nëse ju e kaloni atë 14 ditëshin rreziku i steroideve mund të jetë më i vogël, por kjo nuk është vërtetuar ende, “shton Hopkins.
Për ato lloj trajtimesh do të ju duhet të shkoni dhe të shihni një specialist, por ekziston një ndihmë tjetër e mundshme që Munger dhe Hopkins sugjerojnë të provoni në shtëpi.
Quhet “trajnimi i nuhatjes” – në thelb nuhatja e gjërave rreth shtëpisë që janë të sigurta për t’u nuhatur, në mënyrë që të ndihmoni në stimulimin e një përgjigje në epitelin e nuhatjes. Ky është një ind në pjesën e sipërme të zgavrës së hundës, drejt e kundër kafkës, që përmban sistemin shqisor që i përgjigjet aromave.
Kjo është pjesa e hundës që duket se është e dëmtuar nga koronavirusi, tha Hopkins.
“Ne e dimë se receptorët koronavirus – receptorët ACE2 – gjenden në nivele shumë të larta në rreshtimin e hundës, dhe kështu kjo lejon që koronavirusi të ngjitet në hundë dhe të shkaktojë dëme në receptorët e nuhatjes që nuhasin. “
Trajnim i nuhatjes
Sipas FifthSense, një organizatë bamirëse britanike për njerëzit e prekur nga çrregullimet e nuhatjes dhe të shijes, që trajnimi të jetë më efektiv, duhet të praktikoni nuhatjen të paktën dy herë në ditë, në mënyrë ideale në mëngjes dhe mbrëmje. Relaksohuni dhe nuhatni natyrshëm dhe mos nuhatni shumë fort ose për një kohë të gjatë. Dhjetë sekonda për çdo nuhatje është e mjaftueshme.
Munger thotë se është e panevojshme të përdoren vajra esencialë për trainimin e nuhatjes. Nëse nuk i keni, mund të zgjidhni gjëra të sigurta nga shtëpia juaj: shampo, erëza të buta, lëng limoni.
“Thjesht përsërisni, pa pushim, dhe ajo që mund të bëni është të ndihmoni trurin të përqëndrohet në atë sasi të funksionit të nuhatjes që është akoma i paprekur dhe duke ju lejuar ta maksimalizoni atë,” shpjegon ai.
“Mendoni se si të mësoni të praktikoni hedhjen e një topi, patinoninë akull ose të mësoni një gjuhë të huaj – ju po përpiqeni të përdorni aparatin që keni lënë për të nuhatur dhe truri juaj po bën ndryshime me ekspozimin e përsëritur për ta bërë atë më mirë.”
Ai është i kujdesshëm në lidhje me efektivitetin e tij, duke thënë se “juria është ende jashtë” – është e paqartë nëse rikuperimi spontan është për shkak të stërvitjes së erës ose thjesht ndodh natyrshëm – por në mënyrë thelbësore, nuk ka asnjë dëm nëse përpiqeni.
Megjithëse ende nuk ka të dhëna konkrete shkencore rreth Covid-19 dhe humbjes së shijes dhe nuhatjes nga studimet e rasteve të kontrolluara, shkencëtarët dhe mjekët në të gjithë botën po punojnë për të mbledhur të dhëna. Konsorciumi Global i Studiuesve Kimosensory (GCCR), një grup me më shumë se 300 studiues ndërkombëtarë të nuhatjes dhe shijes nga 40+ vende, ka filluar një studim të pacientëve.
Për cilindo që ende vuan me mungesë të nuhatjes ose shije më shumë se dy javë pasi u sëmurën fillimisht gjatë kësaj pandemie, Hopkins ka këto fjalë qetësuese: “Lajmi i mirë është që shumica e njerëzve kanë gjasa të shërohen”.
Tekstin origjinal e gjeni te “CNN”.