Ilaçi eksperimental i Gilead Sciences Inc. për pacientët në gjendje të rëndë me Covid-19 tregoi sukses në një analizë të hershme, duke e rritur shpresën që trajtimi i parë për virusin e ri mund të jetë në horizont.
Raporti i botuar në New England Journal of Medicine gjurmoi 53 njerëz në SHBA, Evropë dhe Kanada të cilët kishin nevojë për asistencë të respiratorëve, me rreth gjysmën që kishin ventilim mekanik, dhe katër në një makinë anësore të mushkërive. Tetë pacientë shtesë mbetën jashtë analizës: njëri për shkak të një gabimi të dozës, dhe shtatë sepse nuk kishte informacione për mënyrën se si ata u infektuan.
Të gjithë remdesivirët e pranuar deri në 10 ditë mbi një bazë përdorimi të dhembshur, një program që lejon njerëzit të përdorin ilaçe të pa aprovuara kur nuk ka mundësi të tjera trajtimi. Gjatë 18 ditëve, 68% e pacientëve janë përmirësuar, me 17 nga 30 pacientët me ventilim mekanik arritën që ta largojnë pajisjen e frymëmarrjes. Pothuajse gjysma e pacientëve të studiuar përfundimisht shpëtuan, ndërsa 13% vdiqën. Vdekshmëria ishte më e lartë në mesin e atyre që ishin në një ventilator, 18% prej tyre vdiqën.
“Ne nuk mund të nxjerrim rezultate përfundimtare nga këto të dhëna, por vëzhgimet nga ky grup pacientësh të shtruar në spital që morën remdesivir janë shpresëdhënës,” tha autori kryesor Jonathan Grein, drejtor i epidemiologjisë spitalore në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, në një deklaratë nga Gilead. Foster City, kompani me bazë në Kaliforni siguruan ilaçet dhe gjithashtu ndihmuan në analizimin e rezultateve.
Disa studime klinike në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar për të vlerësuar përfitimin e remdesivir për Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri që ka infektuar më shumë se 1.65 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë 100,000. Një studim që u krye në Kinë mund të raportonte rezultatet këtë muaj. Një tjetër, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Sh.B.A-së, ka futur në listë pacientët me shpejtësi, pasi virusi u përhap në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu edhe ky studim mund të raportojë rezultatet në javët e ardhshme. Vetë Gilead po sponsorizon dy testime shtesë.

“Përgjigjet janë të nevojshme”
“Në studimin e remdesivir, çështja nuk është vetëm nëse është i sigurt dhe efektivë kundër Covid-19, por në cilin pacient reagon, për sa kohë duhet të marrin trajtimin dhe në cilën fazë të sëmundjes së tyre do të ishte më i dobishëm trajtimi”, tha Daniel O’Day, kryetari i Gilead dhe kryeshefi ekzekutiv. “Shumë përgjigje janë të nevojshme, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për lloje të ndryshme studimesh që përfshijnë shumë lloje të pacientëve.”
Disa nga këto përgjigje do të dalin në javët e ardhshme me publikimin e të dhënave fillestare nga studimet e ndryshme klinike, tha O’Day të premten në një letër të hapur të dërguar me email.
Aktualisht nuk ka asnjë trajtim të dëshmuar që funksionon veçanërisht kundër infeksionit koronavirus. Gilead ka siguruar ilaçin për më shumë se 1,800 pacientë në bazë të përdorimit të dhembshur.
I lirë për tu prodhuar
Nëse dëshmohet se është i sigurt dhe efektivë për trajtimin e Covid-19, ilaçi vlerësohet të kushtoj rreth 9 dollarë për një trajtim, tha Andrew Hill, një studiues i vjetër i vizitave në departamentin e farmakologjisë në Universitetin Liverpool, dhe kolegët në një studim të premten .
Si një infuzion intravenoz, do të kishte kosto shtesë për të administruar remdesivir, e cila ka gjasë të tejkalojë prodhimin e vlerësuar, thanë autorët.
Rezultatet e studimeve të kontrolluara të remdesivirit janë shumë të parashikuara sepse ato do të jenë disa nga studimet e para rigoroze në shkallë të gjerë, të përfunduara mbi ilaçet e mundshme anti-koronavirus.
Presidenti Donald Trump dhe të tjerët kanë mledhur të dhëna rreth potencialit të hidroksiklorikinës, një ilaç i vjetër i malaries dhe lupusit, për trajtimin e Covid-19. Por ai ilaç ende nuk është studiuar me kujdes në një testim të madh për të parë nëse parandalon komplikime të rënda. Shumica e entuziazmit buron nga promovimi i madh i mediave sociale të një studimi të vogël francez, metodologjia e të cilit është kritikuar nga shumë ekspertë mjekësorë të Sh.B.A.
Remdesivir, një antiviral me spektër të gjerë, konsiderohet nga studiuesit dhe mjekët si një nga agjentët më premtues kundër Covid-19 për të hyrë në testimet njerëzore, deri më sot. Në studimet laboratorike të kryera para përhapjes të Covid-19 në përzierje të shumta, studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut dhe Universitetit Vanderbilt zbuluan se ilaçi kishte aktivitet të fuqishëm kundër një larmie koronavirusësh të ngjashëm me koronavirusin e ri.
Testuar për Ebola
Për shkak se ajo ishte testuar tashmë në pacientët me Ebola, ku u tregua se ishte e sigurt, por joefektive, studiuesit ishin në gjendje që me shpejtësi të fillojnë ta studiojnë atë me testime në njerëz, kur pandemia Covid-19 us shfaq.
Rreth një në katër pacientë në ilaç pësuan efekte të rënda anësore, duke përfshirë sindromën e mosfunksionimit të shumë organeve, shokun septik, dëmtimin akut të veshkave dhe presionin e ulët të gjakut. Një 23% tjetër treguan shenja të dëmtimit të mëlçisë në testet laboratorike. Katër pacientë u është dashur të ndalojnë tërësisht marrjen e infuzioneve të ilaçit .
Remdesivir u konsiderua si kandidati terapeutik më premtues bazuar në spektrin e tij të gjerë antiviral, dhe të dhënat ekzistuese të bazuara në studime njerëzore dhe shtazore, tha një panel i Organizatës Botërore të Shëndetit në janar. Ilaçi u zhvillua fillimisht për Ebola dhe u studiua në pacientët në Kongo Lindore.
Nëse funksionon mirë, një çështje do të jetë nëse ka mjaft furnizim me ilaç, veçanërisht nëse epidemia është ende duke u përhapur. Gilead është duke punuar gjtihandej për të forcuar furnizimin e ilaçeve të vështira për t’u prodhuar. Ai tha në fillim të këtij muaji se shpreson të ketë 500,000 kurse trajtimi deri në tetor, dhe më shumë se 1 milion deri në fund të vitit. Koha e prodhimit gjithashtu është përshpejtuar në gjashtë muaj nga një vit.
Tekstin origjinal e gjeni te “Bloomberg”.