Përballë kritikave dhe mosbesimit nga fqinjët e saj evropianë, Suedia ka vendosur për t’i rezistuar një mbylljeje (izolimi) të stilit Francez ose Italian, të 10.2 milion qytetarëve të saj për të shmangur përhapjen e COVID-19.
Qeveria ka këshilluar suedezët që të punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz si baret dhe restorantet. Përvec këtyre këshillave, qeveria është përcaktuar që të mos vendosë kufizime zyrtare, duke u kërkuar qytetarëve të saj që “të sillen si të rritur” në vend se t’i gjobisin ata për të lënë shtëpitë e tyre pa arsye të mirë .
Shumë më ndryshe kanë vepruar fqinjët e Suedisë si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, të cilat ishin ndër shtetet e para evropiane që vendosën mbyllje kur filloi pandemia COVID-19.
Danimarka ishte vendi i dytë në Evropë që njoftoi kufizimet më 11 mars. Norvegjia e bëri të njëjtin veprim një ditë më vonë, dhe Finlanda vendosi një ‘mbyllje të shkallëzuar’ cili përfshinte mbylljen e kufirit të saj në 17 mars.
Vendimi i Suedisë që të mos ndjekë shembullin e fqinjëve të saj i ka zemëruar ata. Një gazetar danez tha se të shikoh Suedinë si ka reaguar ndaj COVID-19 ishte “si të shikosh një film horror”.
Edhe pse është ende herët në pandeminë globale të thuhet nëse mbylljet kanë qenë efektive, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë ka mbetur i ulët.
Danimarka, një vend me 5.6 milion njerëz aktualisht ka 5,819 raste dhe 247 vdekje, dhe planifikon të rihapë shkollat më 15 Prill.
Norvegjia e cila ka 6.314 raste dhe 113 vdekje, po planifikon të rihapë kopshtet nga 20 Prilli, gjersa shkollat një javë më vonë. Ndërkohë, Finlanda ka numëruar 2,769 raste dhe 48 vdekje.
Shifrat më të fundit po tregojnë që në Suedi, përkundrazi numri i të vdekurve po rritet shpejt.

Sidoqoftë, kjo rritje ka qenë e njohur për suedezët me Partinë Socialdemokrate në pushtet, gjersa ka pasur një përplasje në sondazhe që nga fillimi i krizës.
Stefan Löfven, kryeministri i Suedisë, ka theksuar se larg nga të qenit mohues të COVID-19, qeveria e tij thjesht po ndjek këshillat e autoriteteve shëndetësore të vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha për Euronews javën e kaluar se “secili vend vendos se çfarë veprimesh të ndërmarrë, bazuar në situatën e tyre dhe fazat e ndryshme të shpërthimit me të cilin përballen.”
Mardin Baban, 36 vjeç, drejtori ekzekutiv i një organizate jo fitimprurëse në Stokholm, i tha Euronews se ai mendonte se krahasimi i qasjes suedeze me atë të vendeve të tjera ishte e padrejtë.
“Unë besoj se të gjitha vendet kanë kushte të ndryshme të cilat i marin parasysh. Unë besoj se qeveria Suedeze, së bashku me autoritetet, janë duke marrë masat e nevojshme”, tha ai.
Këtë tha Baban – i cili ka punuar prej shtëpisë për katër javët e fundit dhe ka udhëzuar të gjithë stafin e tij që të bëjnë të njejtën gjë, por përkundër kësaj ishte habitur kur i ka parë qytetarët e tjerë që po sillen dhe po jetojnë një ‘jetë normale’ në Stokholm, pa respektuar këshillat e shtetit.
“Ditën tjetër shumë restorante dhe bare ishin pothuajse të mbushura, gjë që ishte befasuese pasi autoritetet kanë qenë mjaft të qarta në mesazhin e tyre duke u thënë njerëzve të shmangin zonat e mbushura me njerëz,” tha ai.
“Unë nuk do të thoja që rrugët të jenë plot, por ato janë larg nga boshatisja.”
Sa i përket asaj nëse qasja po funksionon, qeveria suedeze ka qenë e sinqertë për faktin se gjërat mund të përkeqësohen në Suedi para se të përmirësohen.
“Ne na është thënë që të presim që numri i vdekjeve të rritet në mijëra persona në javët që vijnë”.
Tekstin origjiinal e gjeni te “Euro News”