WUHAN, Kinë (Reuters) – Qyteti Wuhan i Kinës, ku edhe filloi pandemia globale e koronavirusit, ende po teston banorët rregullisht, pavarësisht se ka lehtësuar izolimin e ashpër dy-mujor, derisa vendi mbetet vigjilent karshi rikthimit tw rasteve të reja, megjithëse ka vendosur shikimin drejt normalizimit në ekonomi.
Shqetësimet qëndrojnë për një fluks të pacientëve të infektuar nga jashtë, si dhe aftësinë e Kinës për të zbuluar pacientë asimptomatikë, dhe qeveria në Wuhan është përpjekur të sigurojë publikun se mbetet vigjilent.
Feng Jing, i cili drejton një grup të punëtorëve të komunitetit që kujdesen për lagjen Tanhualin në Wuhan, gjatë një turneu të drejtuar nga qeveria për gazetarët të premten, tha se ata do të vazhdojnë të kryejnë kontrolle të gjera mbi banorët.
“Ne do bëjmë kontrolle gjithëpërfshirëse shëndetësore çdo ditë dhe do mbajmë shënime të hollësishme për gjendjen e tyre shëndetësore,” tha ajo, duke shtuar se nuk ka gjasa të ketë raste asimptomatike në komunitetin e saj.
“Aktualisht lagja jonë është një komunitet pa epidemi – kanë kaluar 45 ditë deri tani, kështu që ne nuk e kemi këtë situatë,” tha ajo.

Kina raportoi një rënie të rasteve të reja të koronavirusit të premten pasi udhëheqësit premtuan të përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit, të rritin kërkesën e brendshme dhe të kthejnë më shumë njerëz në punë.
Vendi raportoi 42 raste të reja të enjten, nga 63 ditë një ditë më parë. Nga numri i përgjithshëm ditor, 38 ishin të importuaara, nga 61 të mërkurën.
Grupi i punës së koronavirusit i qeverisë qendrore të kryesuar nga Kryeministri Li Keqiang tha të enjten se ata do të shpejtojnë përpjekjet për të ringjallur ekonominë, ndërsa në të njëjtën kohë duke prezantuar masa që synojnë parandalimin e personave të infektuar të kalojnë kufirin e vendit.
Ajo tha që Kina tani duhej të “krijonte në mënyrë aktive kushte të favorshme” për të rikthyer normalitetin në ekonomi, megjithëse paralajmëroi se ekzistonte ende rreziku i rikthimit të rasteve.
Në Shanghai, media shtetërore u pozicionua për të shpërndarë thashethemet në internet se qyteti tani është bërë “vendi më i rrezikshëm në vend”, pasi mijëra njerëz vërshojnë nga Wuhani, përfshirë shumë pacientë asimptomatikë dhe të rikuperuar.
Ndërsa qeveria tani premton të vendosë burime për të trajtuar zonat me rrezik të lartë, fokusi është zhvendosur në Heilongjiang, i cili raportoi 28 raste të reja të importuara që kaluan kufirin nga Rusia të enjten. Provinca deri më tani ka 154 raste të infeksioneve të importuara.
Virusi, i cili shpërtheu për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, që nga atëherë është përhapur në të gjithë botën duke infektuar më shumë se 1.4 milion njerëz, duke vrarë më shumë se 87.700.
Zyrtarët në Wuhan thanë që të Premten qyteti do të shpenzojë 200 milion juanë (28.4 milion dollarë) për të azhurnuar tregun e 425 fermerëve të qytetit, si pjesë e një fushate për të përmirësuar higjenën.
Disa nga rastet e hershme të Covid-19 ishin të lidhura me një treg me fruta deti në Wuhan që gjithashtu shiste specie të tjera, duke sugjeruar që virusi i ri mund të ketë kaluar nga një kafshë që tregtohej atje tek njerëzit.
“Hubei do të rinovojë tregjet e fermerëve të krahinës dhe do të ndalojë tregtinë e kafshëve të egra dhe kafshëve të gjalla kur ato të rihapen”, tha Hong Zhihua, zv / drejtori i Zyrës së Komitetit të Fushatës Patriotike të Shëndetit Hubei, në një konferencë për shtyp.
Liu Qingxiang, zv.drejtor në komisionin e shëndetit Wuhan, tha që infrastruktura në tregje do të përmirësohet dhe do të bëhet më e ngjashme me supermarketet.
Pandemia ka shkatërruar ekonominë globale ndërsa qeveritë vendosën izolime për të rifilluar në përhapjen e saj.
Tekstin origjinal e gjeni te “Reuters”