Dy mjekë kosovarë me angazhim profesional në Lombardi të Italisw kanë publikuar një Doracak për SARS-CoV-2. Mjekët Dardan Drugzani dhe Tefik Islami, me gjuhë të kuptueshme për të gjitha nivelet e personelit mjekësorë, kanë paraqitur të gjitha aspektet kryesore rreth pandemisë.
Dy mjekët janë me origjinë nga Ferizaji. Kanë diplomuar në fakultetin e mjeksisë në Università degli Studi di Perugia. Dardan Drugzani e ka kryer specializimin në sistemin e aparatit respirator e në Bresicia dhe Varese të Lombardisë, ndërsa Tefik Islami ka perfunduar mjeksinë e pergjithshme në Perugia dhe aktualisht është specializant i nefrologjisë në Pavia, në Lombardi. Punojnë edhe jetojnë qe 10 vite në Itali.
Publikimin e dy mjekëve mund ta gjeni këtu.