Për dallim nga vendet e tjera ajo deri më tani ka shmangur që te dyja si izolimin ashtu edhe shkatërrimin ekonomik
Në rast se vrulli I pandemisë COVID-19 fillon të bjerë brenda disa javësh, muaj para se alarmistët dhe analistët pretendojnë se do të ndodhë, ata ndoshta do ndërrojnë mendimet menjëherë dhe të rrahin shpatullat e tyre për kontrollin dhe masat e shkëlqyera të distancimit shoqëror që i imponuan botës. Ata do të pretendojnë se rekomandimet e tyre heroike kanë shmangur fatkeqësinë totale. Fatkeqësisht, ata do të gabojnë dhe Suedia e cila nuk ka bërë pothuajse asnjë distancim të detyruar shoqëror me siguri do të ua vërtetojë atyre gabimin.
Shumë njerëz po nxitojnë të diskreditojnë qasjen e Suedisë e cila mbështetet më shumë në masat paraprake të kalibruara dhe duke izoluar vetëm më të prekurit sesa në imponimin e një bllokimi të plotë. Ndërsa mbledhjet e më shumë se 50 personave janë të ndaluara dhe shkollat e mesme dhe universitetet janë të mbyllura Suedia ka mbajtur kufijtë e saj të hapur si dhe institutet parashkollore, shkollat fillore, baret, restorantet, parqet dhe dyqanet.

Presidenti Trump nuk sheh të mirë në përdorimin e një qasje të nuancuar si ajo e Suedisë. Të mërkurën e kaluar ai e zhvlerësoi atë në një mënyrë spektakolare duke thënë se kishte dëgjuar që Suedia “i dha një e mundësi kësaj qasje, dhe ata panë gjëra që ishin me të vërtetë të frikshme kështu që ata menjëherë mbyllën shtetin e tyre”. Ai dhe ekspertët e shëndetit publik të cilët ia thanë një gjë të tillë atij ishin gabim në të dy akuzat dhe do të bënin më mirë të vinin në dyshim qasjen e tyre. Johan Giesecke ish-shefi i epidemiologjisë në Suedi dhe tani këshilltar i Agjencisë Suedeze të Shëndetit thotë se kombet e tjera “kanë ndërmarrë veprime politike, te pakonsiderata”, të cilat nuk justifikohen me faktet aktuale.
Në nxitimin për të mbyllur kombet me rezultat shembjen e ekonomive të tyre ende askush nuk i është adresuar një pyetje të thjeshtë por kritike: Si e dimë ne se në të vërtetë funksionojnë kontrollet e izolimit shoqëror? Dhe edhe nëse ato funksionojnë për disa epidemi infektive, a funksionojnë për COVID-19? Ose, edhe nëse ato funksionojnë për këtë koronavirus të ri, a duhet të ketë një pikë të caktuar të zbatimit të këtyre masave në këtë epidemi? Apo po mbyllin derën e hambarit pasi kuajt kanë ikur qysh prej kohësh?
Në teori, ndërveprimi më pak fizik mund të ngadalësojë shkallën e infektimeve të reja. Por pa e kuptuar mirë se sa kohë grimcat virale të COVID-19 mbijetojnë në ajër, në ujë dhe në sipërfaqet e kontaktit edhe kjo është spekulative. Pa informacion të besueshëm se çfarë përqindje e popullatës tashmë është ekspozuar dhe e ka luftuar me sukses koronavirusin ia vlen të vihet në dyshim vlera e kontrolleve të izolimit social si masë mbrojtëse. Eshtë e mundur që mënyra më e shpejtë dhe e sigurt për të “rrafshuar kurbën” është të lejoni të rinjtë të përzihen normalisht ndërsa kërkohet që vetëm të dobëtit dhe të sëmurët të mbeten të izoluar.

Kjo është në të vërtetë hera e parë që ne kemi karantinuar njerëz të shëndetshëm në vend se të karantinojmë të sëmurët dhe të prekurit. Ndërsa Fredrik Erixon, drejtori i Qendrës Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare në Bruksel, shkroi në The Spectator (U.K.) javën e kaluar: “Teoria e bllokimit në fund të fundit është goxha ideale por thellësisht joreale dhe deri tani e pa provuar. Nuk është Suedia ajo që po bën një eksperiment masiv. Janë të gjithë të tjerët. “
Ne u kemi parashtruar këto pyetje të thjeshta shumë mjekëve të specializuar në shumë nga sëmundjet infektive, epidemiologëve, modeluesve matematikorë të sëmundjeve dhe ndaj shumë profesionistëve të tjerë të zgjuar dhe të arsimuar në fusha te ndryshme. Rezulton se përderisa kemi nevojë për prova përtej një dyshimi të arsyeshëm për të dënuar një person për vjedhje dhe për t’i hedhur ata në burg ne nuk keni nevojë për ndonjë provë faktike (shumë më pak prova) për të futur miliona njerëz në një mbyllje shumë invazive dhe të rëndë, pa e ditur dritaren kohore të përfundimit dhe pa asnjë mjet për të parandaluar që bllokimi të rimodelohet cdo here here që zyrtarët e shëndetit publik vendosin për një masë të tillë. A është vallë e arsyeshme kjo?
Kur pyetëm se çfarë provash janë në dispozicion për të mbështetur dobinë e karantinës dhe izolimit shoqëror, akademikët tregojnë për anijen e lundrimit Diamond Princess, me 700 raste pasagjerësh pozitiv me COVID-19 dhe tetë vdekje. Pra anija është një enë e mbushur me njerëz të dendur që mund të kuptohet si e inxhinierizuar artificialisht dhe ka shumë ngjashmëri me kushtet e jetesës në shumicën e vendeve të karantinuara.
Dëshmi tjetër që shpesh akademikët e citojnë është kursi i drejtuar nga gripi i derrave i vitit 1918, i cili përfshiu globin 102 vjet më parë dhe nuk ishte një koronavirus. Filadelfia nuk praktikoi distancim shoqëror gjatë pandemisë së vitit 1918, por Shën Louis bëri dhe pati një normë vdekjeje më të ulët se ajo e Philadelphia. Por si është e rëndësishme kjo për krizën e sotme? Përveç natyrës së argumentit “post-hoc, ergo propter hoc” ( “pas kësaj,prandaj prej kësaj” ) një ndryshim kryesor ishte se shërbyesit qeveritarë që ktheheshin nga Lufta e Parë Botërore në Evropë, të cilët po transportonin virusin e gripit të derrit të cilët nuk mund të fluturonin pa ndalje nga Parisi në Shën Louis. Ata duhej të uleshin në portet e Bregut Lindor siç është Filadelfia. Prandaj nuk është për t’u habitur që këta zyrtarë të sëmurë gjatë pushimit të tyre ata përhapën virusin në Bregun Lindor, mirëpo edhe u bënë më mire duke përmirësuar gjendjen e tyre klinike përpara se të vazhdonin në Shën Louis dhe qytete të tjera.
Por avokuesit e izolimit social janë kapur furishëm në mbështetjen e idesë se mbylljes dhe ndaljes së botës si ide. Për ta është shqetësuese që ekziston një vend në botë që nuk është mbyllur dhe që nuk e ka izoluar socialisht popullin e tij. Ajo i shqetëson ata, sepse kur të ketë mbaruar kjo epidemi e koronavirusit ata me siguri do të donin të konkludonin se izolimi social është funksional.
Suedia ka vendosur guximshëm qe të mos e miratojë një karantinë të ashpër dhe për rrjedhojë nuk i ka detyruar banorët e saj të mbyllen. “Strategjia në Suedi është që të përqëndrohet në distancimin shoqëror midis grupeve të njohura të rrezikut si të moshuarit. Ne përpiqemi të përdorim matje të bazuara në prova, ” tha për Euronews Emma Frans, një doktoreshë e epidemiologjisë në Institutin Karolinska të Suedisë. “Ne përpiqemi të rregullojmë jetën e përditshme. Plani Suedez është të zbatojë matjet që mund të praktikohen për një kohë të gjatë. “

Problemi me bllokimet është se “ju e lodhni sistemin”, tha Anders Tegnell shefi epidemiolog i Suedisë për The Guardian. “Nuk mund të mbash një bllokim që zgjat me muaj, është e pamundur.” Ai i tha Daily Mail të Britanisë: “Ne nuk mund t’i mbyllim të gjitha shërbimet tona. Edhe njerëzit e papunë janë një kërcënim i madh për shëndetin publik. Eshtë një faktor për të cilin duhet të mendoni. “
Nëse izolimi social do të funksiononte, a nuk do të ishte Suedia një vend Nordik me 10.1 milion njerëz duke përjetuar tani numrin e rasteve të COVID-19 teksa rritet në dhjetëra mijëra, apo duke I kaluar edhe shifrat si në Itali apo New York? Deri sot ka 401 vdekje të raportuara nga COVID-19 në Suedi.
Lajmi i mirë është se në regjistrimin e KI (Kujdesit intensive) të Suedisë i cili azhurnohet çdo 30 minuta në të gjithë vendin, pranimet në çdo njësi të KI në vend janë të rralla ose në rënie dhe ato kanë qenë në rënie për tashmë një javë . Sa i përket këtij shkrimi (bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht), shumica e rasteve të KI të Suedisë sot janë të moshuar dhe 77 përqind kanë probleme paraprake siç janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet e veshkave dhe diabetit. Për më tepër, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të KI pediatrik apo me vdekje të miturish në Suedi, pra ja aq edhe për benefitet e mbylljes së shkollave kudo tjetër ne botë. Ekzistojnë vetëm 25 raste me COVID-19 ne KI nën moshen 30 vjeç midis të gjithë suedezëve të shtruar në këto njësi.
Suedia po zhvillon imunitetin e tufave duke refuzuar panikun. Duke mos kërkuar izolim shoqëror të rinjtë e Suedisë përhapin virusin kryesisht asimptomatikisht siç mendohet të ndodhë në një sezon normal të gripit. Ata do të gjenerojnë antitrupa mbrojtës që e bëjnë cdo here më të vështirë që virusi Wuhan të arrijë dhe infektojë të dobëtit dhe të moshuarit që kanë kushte serioze paraprake. Për perspektivë niveli aktual i vdekjeve COVID-19 në Suedi (40 vdekje për milion) është dukshëm më i ulët se niveli i vdekjeve në një sezon normal të gripit (në 2018 për shembull ishte rreth 80 vdekje për milion).
Krahasoni atë me situatën me Zvicrën një vend i ngjashëm i vogël europian i cili ka 8.5 milion njerëz. Zvicra po praktikon një izolim të rreptë shoqëror. Megjithatë Zvicra raporton 715 vdekje kumulative të virusit Wuhan deri më sot, pra një shkallë vdekjesh gati dyfishin e numrit në Suedi. Po në lidhje me Norvegjinë një vend tjetër nordik që ndan një kufi të hapur 1.000 milje me Suedinë me një gjuhë dhe kulturë shumë të ngjashme me Suedinë. Norvegjia (popullsi 5.4 milion) ka më pak vdekje të raportuara nga COVID-19 (71) sesa Suedia, por një normë thelbësisht më e lartë e pranimeve në njësitë e kujdesit intenziv të koronavirusit.
Të Premten njëri prej nesh foli me Ulf Persson në zyrën e tij në Institutin Suedez për Ekonomi Shëndetësore. Ai tha se të gjithë ata që ai i njeh janë të qetë dhe të qëndrueshëm, duke vepruar me më shumë kujdes se normalja, pra pas masave të tilla sociale të mandatuara nga qeveria si per shembull norma maximale e lejuar prej 50 personash ne tubime dhe duke lejuar vetëm shërbimin “ për t’u ulur” në bare dhe restorante. Persson vlerëson se ekonomia suedeze do të bjerë rreth 4 përqind për shkak të kësaj mbyllje ekonomike globale. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me nivelet e papunësisë gjatë Depresionit të Madh prej 32 përqind që Bordi i Rezervës Federale Amerikane në Shën Louis parashikoi së fundmi për Shtetet e Bashkuara.
Natyra e ka këtë, njerëz. Ne jemi duke luftuar me viruse të reja për gjeneratat e ardhshme. Mënyra më e mirë është të lejoni të rinjtë, të shëndetshmit dhe ata për të cilët virusi ka pak shansa të jetë fatal që të zhvillojnë antitrupa dhe imunitet të” tufës” për të mbrojtur të dobëtit dhe të sëmurët. Me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë se masat e izolimit shoqëror si ato në Zvicër dhe Norvegji dhurojnë shumë pak rezultate positive në drejtim të zvogëlimit të vdekjeve ose sëmundjeve, megjithëse ato shembin ekonomitë lokale dhe kombëtare duke rritur mjerimin, dhimbjen, vdekjen dhe sëmundjet nga shkaqe të tjera pasi jeta e njerëzve është tashmë e prapësuar dhe ne të ardhmen do shkatërrohet edhe me tej.
John Fund është një kolumnist për National Review dhe ka raportuar shpesh nga Suedia.
Joel Hay është profesor në departamentin e Ekonomisë dhe Politikës Farmaceutike në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Autori i më shumë se 600 artikujve dhe raporteve shkencore të shqyrtuara nga kolegët , ai ka bashkëpunuar me Institutin Suedez për Ekonomi Shëndetësore për gati 40 vjet.
Tekstin origjinal e gjeni te “National Review”.