Pretendim: Njerëzit me grupin e gjakut A kanë më shumë gjasa të infektohen me koronavirus
Burime jo të sigurta kanë raportuar që njerëzit me grupin e gjakut A kanë më shumë gjasa të marrin koronavirusin e ri, megjithëse shumë prej tyre nuk e kanë theksuar se studimit i mungon rishikimi nga ekspertët, numri i madh i pjesëmarrësve në studim, dhe që disa ekspertë ju kanë bërë thirrje publikut që të mos shqetësohen.
Ky pretendim fitoi popullaritet përmes një seri postimesh në Facebook. Vrulli i tij ka vazhduar me Science Focus, MSN, Sun Sentinel të Floridës Jugore dhe medien lokale të transmetimit të lajmeve në Iowa dhe Virginia.
Newsweek, Express, Science Alert dhe Medical News Today gjithashtu publikuan tregime mbi rezultatet.
Çfarë thonë ekspertët: është e nxituar të supozojmë se ekziston një lidhje e tillë
Pretendimi bazohet në studime të reja nga një grup ekspertësh mjekësorë në spitale dhe universitete në Kinë. Studiuesit vijnë nga një grup institucionesh, përfshirë Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Klinike për Sëmundjet Infektive, Spitalin Renmin në Universitetin Wuhan dhe Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.
Studimi u publikua në mars në medRxiv, një portal jofitimprurës i themeluar nga Laboratori Cold Spring Harbour, Universiteti Yale dhe BMJ. MedRxiv është një server parapublikues, ku hulumtuesit ndajnë rezultatet paraprake para rishikimit nga kolegët ekspertë. Modeli e bën hulumtimin të qasshëm për ekspertë të tjerë pa pasur nevojë të presin për një rishikim të gjërë të kolegëve ekspertë dhe procesin e publikimit të revistës.
Studiuesit ekzaminuan 2.173 njerëz nga tre spitale në Wuhan dhe Shenzhen të Kinës, të cilët dolën pozitiv për koronavirusin.
Përfundimet e tyre treguan se 37.75% e personave të ekzaminuar kishin grupin e gjakut A, 26,42% kishin grupin e gjakut B, 10.03% kishin grupin e gjakut AB dhe 25.80% kishin grupin e gjakut 0. Këto të dhëna, kur krahasohen me proporcionet e grupeve të gjakut të publikut në rajon, bëri që studiuesit të konkludojnë se grupi i gjakut A ishte më i ndjeshëm ndaj virusit sesa grupet e tjera të gjakut, ndërsa grupi i gjakut 0 kishte një shans më të ulët në marrjen e virusit.

Por ky hulumtim nuk është shqyrtuar ose botuar në ndonjë revistë mjekësore ose akademike, që do të thotë se ekspertë të tjerë të fushës nuk kanë analizuar metodologjinë e tij, citimet ose rëndësinë e tij. Synimi i tij është kryesisht të “krijojë debat midis ekspertëve”, shkroi PolitiFact.
“Parapublikimet janë raporte paraprake të punës që nuk janë të vërtetuara nga rishikimi i kolegëve ekspertë,” thuhet në faqen e medRxiv. “Nuk duhet të mbështetet në to për të udhëhequr praktikën klinike ose sjelljet të lidhura me shëndetin, dhe ato nuk duhet të raportohen në mediat e lajmeve si informacione përfundimtare.”
Preet Chaudhary, shefi i hematologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, tha që studimi nuk është përfundimtar sepse studiuesit nuk i kanë replikuar rezultatet e tyre. Në faqen 7 të studimit, një testim me 285 pacientë nga Shenzhen nuk tregoi që grupi i gjakut A të ishte më i ndjeshëm. Ai gjithashtu tha se ndryshimet midis grupeve të gjakut, të grupit jo të infektuar dhe grupit me COVID-19 ishin vetëm disa pikë përqindje.
“Në të vërtetë ky studim është vetëm sipërfaqësor,” tha Chaudhary. “Kjo është një parapublikim. Nuk është publikuar ende. Të presim që të publikohet dhe të rishikohet nga kolegët ekspertë.”
Chaudhary shprehu shqetësimin se rezultatet mund të shtyjnë njerëzit me grupin e gjakut 0 të jenë më pak të kujdesshëm për shkak të mundësisë që ata mund të jenë më pak të ndjeshëm ndaj virusit.
Sakthivel Vaiyapuri, profesor i asociuar në Universitetin e Leximit në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një prononcim për PolitiFact se hulumtimi duhet të injorohet sepse i mungon vlefshmëria shkencore dhe mund të bëjë që individët me grupin e gjakut A të panikohen.
“Është më mirë të injorosh çdo artikull që nuk është shqyrtuar siç duhet nga rishikimi i kolegëve ekspertë dhe nuk është i botuar në një revistë rigoroze shkencore,” tha Vaiyapuri në deklaratë.
The South China Morning Post analizoi gjetjet dhe intervistoi Gao Yingdai, një studiues në Laboratorin Shtetëror të Hematologjisë Eksperimentale në Tianjin i cili nuk ishte i përfshirë në studim dhe kritikoi studimin. Gao tha se studimi do të ishte më bindës me një numër më të madh të pjesëmmarrësve në studim. 2,000 pjesëmarrës nuk është domosdoshmërisht numër i vogël, por është vetëm një pjesë e afro 700,000 rasteve të konfirmuara në të gjithë botën që nga 30 marsi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gao gjithashtu tha që studimi nuk kishte një shpjegim të qartë për fenomenin “siç është bashkëveprimi molekular midis virusit dhe llojeve të ndryshme të qelizave të kuqe të gjakut”.

Vendimi ynë: I rremë
Megjithëse ky hulumtim tregon mundësinë e një lidhje midis grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj virusit, hulumtimi nuk është shqyrtuar nga ekspertët tjerë apo publikuar në një revistë akademike dhe mbështetet në një numër relativisht të vogël të pjesëmarrësve. Ekspertë të shumtë, si dhe faqja në të cilën është publikuar hulumtimi, kanë këshilluar që të mos e konsideroni këtë lidhje si të përfundimtare.
Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të shprehur përfundimisht një lidhje mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj koronavirusit të ri.
Burimet tona të shqyrtimit të fakteve:
- South China Morning Post
- PolitiFact
- World Health Organization
- MedRxiv
- About medRxiv
- Medical News Today
- Express
- Newsweek
- WHSV
- KCRG
- South Florida Sun Sentinel
Artikullin e plotë e gjeni te “USA Today”.