Distanca sociale dhe vetë-izolimi janë mënyra efektive për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19, por nga Australia në SH.B.A. shumë njerëz po i injorojnë masat e shëndetit publik. Ja se si t’i drejtoheni dikujt që nuk po ndjek rregullat.
Në disa pjesë të botës përhapja e koronavirusit të ri ka lënë hapësirat publike të braktisura. Në disa pjesë të tjera, jeta gjatë pandemisë është aq e gjallë sa ka qenë edhe më herët – dhe në disa raste edhe më shumë. Fshatra e Uellsit patën vërshime vizitorësh para se rregullat në Mbretërinë e Bashkuar të forcohen, ndërsa në Australi, njerëzit në Bondi Beach, edhe pse në kohë virusi, nuk ndërpritën relaksimin e tyre derisa ndërhyri policia. Në Miami të SHBA-së, studentët në pushimin e tyre të pranverës ishin të vendosur të festonin pavarësisht të gjithave. “Nëse më bie koronëa, më bie korona”, tha një student. “Në fund të fundit, nuk do ta lejoj koronën të ma ndalojë të argëtohem.”
Dhe nuk janë vetëm grupet e të rinjve që hasën vështirësi të kuptonin realitetin e jetës me Covid-19. Një sondazh në SHBA në mes të marsit zbuloi se më pak se gjysma e njerëzve mbi moshën 60 vjeçare ishin të shqetësuar që rrezikohen me vdekje nga virusi. Për disa si Karen Swallow Prior në Maine, ka çuar në shkëmbim të roleve të përgjithshme, pasi që ajo përpiqet të sigurojë që prindërit e saj të moshuar të mos dalin në qytet.
Duke e ditur që organet e shëndetit publik si Organizata Botërore e Shëndetësisë, NHS në Mbretërinë e Bashkuar, Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SH.B.A.-së ndër të tjera, po e bëjnë të qartë se ekzistojnë mënyra të efektshme për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19 duke shmangur kontaktin e ngushtë me njerëz, pse kaq shumë njerëz nuk po arrijnë të kuptojnë edhe pasi vendosen masa të rrepta? Dhe si mund t’i bindni njerëzit të fillojnë të kujdesen për veten dhe njerëzit përreth tyre?
Një studim gjatë përhapjes të Covid-19 zbuloi se njerëzit në SH.B.A. dhe në Mbretërinë e Bashkuar i kuptuan në kohën e duhur masat e shëndetit publik për ta mos lënë virusin të përhapet, thotë Pascal Geldsetzer, një studiues në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Universitetit të Harvardit. Në një studim të kryer mes 23 shkurtit dhe 2 marsit, Geldsetzer përdori një studim në internet për të pyetur 2.986 persona në SH.B.A. dhe 2988 persona në Mbretërinë e Bashkuar për pikëpamjet e tyre rreth koronavirusit të ri. Shumica e pjesëmarrësve (93% në SH.B.A. dhe 86% në Mbretërinë e Bashkuar) i dinin masat që mund ta parandalonin përhapjen e Covid-19 si: larja e duarve, shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëz të sëmurë dhe shmangia e prekjes së fytyrës tuaj. Por ekziston një dallim mes njohurive se cilat veprime mund të zvogëlojnë transmetimin e virusit dhe vënien në praktikë të tyre.

Fryma e kohës së luftës
Një nga arsyet se bindja është kaq e vështirë mund të jetë që kur bëhet fjalë për një krizë ne shpesh i shikojmë përvojat e kaluara për ta kuptuar atë. Ekziston një shembull i dukshëm historik për t’u hedhur në vendet ku epidemitë e Mers dhe Sars, të dyja të shkaktuara nga llojet e tjera të koronavirusit, kanë ndodhur më parë. Por edhe në Kanada, e cila ishte shumë e prekur nga Sars, ndikimi i asaj njohurie duket se është zhdukur, thotë Jacalyn Duffin, profesoreshë në pension e historisë së mjekësisë në Universitetin Queens në Kanada.
Në këtë shtet Sars vrau 44 njerëz në 2003, por kjo nuk është përkthyer në një planifikim të qëndrueshëm afatgjatë për të përballuar shpërthimet e ardhshme të sëmundjeve të frymëmarrjes. “Planifikimi pandemik ishte vërtet i madh në pasojat e menjëhershme të Sars,” thotë Duffin. “Vazhdoi për disa vjet në Kanada, por është e mahnitshme se sa shpejt u venit.”
Edhe për ata që kanë jetuar gjatë pandemisë Mers ose Sars, pandemia e Covid-19 është në një shkallë tjetër, thotë Duffin. Dhe për njerëzit që nuk kanë jetuar gjatë këtyre periudhave, kur i drejtohemi historive tona personale për krahasim ne tërheqim një vend bosh. “Ne nuk e kemi përjetuar këtë më parë, por kemi provuar gjëra që kanë ngjashmëri në një farë mënyre,” thotë Robert West, një profesor i shkencës dhe shëndetit të sjelljes në University College London. “Gjithmonë ajo që njerëzit bëjnë kur ballafaqohen me një situatë të re është të kërkojnë paralele.”
Në Evropë, ndoshta krahasimi i parë për të cilin njerëzit kanë arritur, veçanërisht gjeneratat më të vjetra, është koha e luftës. “Do të vini re disa njerëz që flasin për Blitz,” thotë West. “Ka disa tipare që janë të ngjashme atje dhe disa janë të ndryshme.”
Ngjashmëria, thotë West, është ideja kryesore e kërcënimit ekzistencial. “Jo vetëm që ekzistonte rreziku që ata të vriteshin brenda një afati të shkurtër brenda shtëpisë së tyre duke u hedhur në erë, por ekzistonte rreziku i pushtimit, i cili do të ishte katastrofik. Një gjë me të cilën pandemia koronavirus ka ngjajshmëri është ndjenja e përbashkët e ankthit. “
Kjo paralele është e dobishme për të kuptuar reagimin e njerëzve ndaj udhëzimeve të shëndetit publik – për ta ndjekur atë me vigjilencë ose për t’u përfshirë në sjellje të shmangies, duke mosrespektuar në mënyrë të pandërgjegjshme këshillat për të shkuar në tregun e së dielës të mbushur me njerëz. “Ju shihni disa njerëz që shëtiten, të cilët ndjehen shumë mirë, sepse ata nuk mendojnë se do të ndodhë ndonjë gjë e keqe dhe do ta kalojnë atë si të vijë,” thotë West. “Dhe do të ketë të tjerë me një ndjenjë shqetësuese të ankthit, prej kur zgjohen e deri në fund të ditës dhe çdo moment në mes.” Cilido grup qo t’i takoni, një krizë do të shkaktojë përgjigjen tuaj më të ashpër se kurrë”, thotë West.
Pra, si të merremi me dikë që është i vetëkënaqur mes një pandemie?
Leslie Martin, psikologe shëndetësore në Universitetin La Sierra në Kaliforni dhe bashkëautore e Manualit të Oksfordit për Komunikimin Shëndetësor, Ndryshimin e Sjelljes dhe Zbatimin e Trajtimit, thotë se pa një precedent për të krahasuar krizën, ne duhet të jemi më kreativë. Martin sugjeron të përpiqeni të paraftyroni botën disa muaj vite më vonë, kur pandemia të jetë shpërfaqur.
“Si do t’i shihnim sjelljet tona? A do të ndihemi keq për mënyrën se si kemi vepruar? ” tha ajo. “Edhe pse nuk kemi jetuar përgjatë kësaj, mendoni se si do të reflektojmë më vonë. Mund të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje më të mira. “
Një sfidë tjetër kryesore në ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit publik për koronavirusin, thotë Martin, është natyra e padukshme, e paprekshme e përhapjes së virusit. “Qeniet njerëzore në përgjithësi janë shumë më të përgjegjshme kur ekzistojnë dëshmi të menjëhershme të rezultatit,” thotë ajo. “Por, për shkak se ekziston një periudhë inkubacioni kaq e gjatë, dhe për shkak se shumë njerëz janë asimptomatikë në fillim, njerëzit nuk janë të përgjegjshëm deri sa bëhet shumë vonë dhe thonë,”duhet të isha izoluar më shumë”.

Imazhet vizuele, si pikat e përdorura në shumë simulime, shpjegojnë transmetimin dhe efektivitetin e distancës sociale. Nëse njerëzit që kishin virusin ishin të dukshëm menjëherë, si ato pika që ndryshojnë ngjyrën, mund të imagjinohet se njerëzit e pa infektuar do të ishin më vigjilentë për të mbajtur distancën e rekomanduar. Në mungesë të një shenje të qartë, thotë Martin, kërcënimi duket larg dhe hipotetik.
Një arsye e tretë është se shumë nga vendimet tona mirren shumë shpejt. Zgjedhja se çfarë të bëjmë në çdo minutë na jep opsione konkurruese: a duhet të ha një biskotë tani, apo të shkoj për vrap? A duhet t’i pastroj duart pasi dal jashtë, apo nuk duhet të shqetësohem?
“Kur njerëzit marrin atë lloj vendimi në moment – dhe është gjithmonë në këtë moment – mendimi është,”Do të jetë mirë këtë herë”, thotë West. Një shembull i mirë është lënia e duhanit, thotë ai. Esenca është të mendoni se cigarja tjetër nuk do t’ju vrasë, kështu që ju vazhdoni, kur akumulimi i cigareve rrit shumë rrezikun tuaj për vdekje të hershme. “Pra, një nga tendencat është që njerëzit të mendojnë,” Do të jetë mirë këtë herë “. Ne kemi nevojë për njerëz që të kuptojnë se nuk do të jetë mirë”.
Në të vërtetë, provat tregojnë se njerëzit kanë tendencë të jenë shumë të dobët në vlerësimin e rrezikut dhe shansit. Është një nga arsyet pse njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë frikë nga fluturimi sesa nga ngasja e makinës, edhe pse rreziku i një aksidenti ose vdekjeje është më i lartë në një makinë, ose pse njerëzit luajnë kumar kur probabiliteti është kundër tyre.
Mënyra për të dalë nga ky vlerësim i gabuar i rrezikut është që të ndaleni të mbështeteni në vendime për momentin. “Njerëzit duhet të mendojnë për rreziqet, jo për sa i përket gjykimit për çdo rast, por si një grup rregullash që ata gjithmonë i përmbahen,” thotë West. “Është një ekuacion i thjeshtë: sa më shumë barriera të vendosësh në rrugën e marrjes së virusit nga mushkëritë e një personi në mushkëritë e një personi tjetër, aq më pak infeksione do të ketë.”

Pra, duke pasur parasysh këto sfida – si mund të bisedoni me njerëz që nuk po marrin seriozisht udhëzimin e shëndetit publik në atë mënyrë që të jetë efektive?
Së pari, citoni institucionet mjekësore dhe praktikuesit më të aftë për të siguruar informacione mbi epideminë, të tilla si organe të pavarura të shëndetit publik, të cilët argumentojnë këshillat e tyre në prova. “Lajmëtari duhet të shihet si ekspert,” thotë West. “Ne i marrim më seriozisht këshillat nga njerëzit për të cilët mendojmë se dinë për çfarë flasin.”
Së dyti, bëjeni mesazhin pozitiv. “Meqenëse ne kërkojmë që njerëzit të izolohen, dhe nuk shihet si diçka pozitive për shumicën e njerëzve, ajo që mund të bëjmë është që izolimin ta fusim në korniza si diçka pozitive,” thotë Martin. “Ndoshta kështu mund të gjesh kohë për diçka që nuk ke pasur më parë, si të lexosh.”
Për njerëzit e moshuar, të cilët kanë gjithmonë kohë të lirë, përqëndrimi në mundësinë për të bërë diçka kreative dhe të dobishme, mund të funksionojë, shton Martin, të tilla si krijimi i një projekti artistik në kopsht, të cilin ata gjithmonë kanë dashur të bëjnë.
Së treti, apeloni për të dashurit e tyre – dhe bëjeni atë personale. “Ne bëjmë gjëra për të tjerët që nuk do t’i bënim domosdoshmërisht për vete,” thotë Martin. “Sa më shumë t’i bëjmë këto mesazhe personale për individin, aq më mirë do të jemi. Mendoni për nipin ose prindin tuaj. Mendoni për njerëzit e tjerë dhe pyesni, “A dua të rrezikoj diçka më shumë, gjë e cila mund t’i dëmtojë ata?” “Sa më personal të jetë mesazhi, aq më shumë do të ketë efekt”, thotë Martin.
Ky është një rast ku komunikimi masiv nga organet e shëndetit publik mund të jetë më pak efektiv, sesa fjala e gojës. “Njerëzit mund të jenë liderë brenda familjes së tyre dhe grupeve shoqërore, për të dhënë një shembull të mirë të presionit pozitiv të kolegëve,” thotë Martin. “’Është e vështirë të jesh i pari, por është një dhuratë me të vërtetë e vlefshme që mund të japim, të jemi ne shembulli.”
Covid-19 po dëshmon të jetë një sëmundje që ka bërë gjestet tona të zakonshme të afërsisë gjënë më të rrezikshme për njerëzit që duam. Por, pavarësisht nëse dikush është 20 vjeçar e argëtohet gjatë gjithë kohës, ose nje 80 vjeçar me kokëfortë, apelimi përmes njerëzve që ata i vlerësojnë mund të jetë strategjia më e mirë për t’i mbrojtur ata.
Artikullin e plotë e gjeni te “BBC Future”.