Ai as që mendon që në moshën 93 vjeçare të frikësohet nga virusi koronavirusi.
Ylli televiziv ua ka shpjeguar botën brezave: Hugo Portisch, me mençurinë e 93 viteve të tij, nuk mendon të frikësohet nga virusi. Le të mësojmë prej tij!
Doktor Portisch, si arrini të mendoni pozitivisht në kohë si këto?
Unë jam një person thelbësisht pozitiv me ide pozitive, dhe një situatë e tillë nuk më bën të pashpresë. Unë mund t’ja dal mjaft mirë në këtë situatë.
Si mund te imagjinohet kjo? Cila është strategjia juaj?
Unë s’kam asnjë strategji. Unë vetëm mendoj pozitivisht dhe e pranoj situatën. Fakti që më duhet të qëndroj në shtëpi më gjatë gjithashtu më jep kohë për gjëra që përndryshe nuk do të kisha. Lexoj libra që kam dashur gjithmonë t’i lexoj por që nuk kam pasur kohë, informohem çdo ditë për gjërat që gjithmonë më janë dukur tërheqëse dhe konstruktive. Unë kam një numër revistash që më mbajnë të informuar: duke filluar prej magazinës angleze “Ekonomist”, pastaj ajo amerikane “Time”, magazina gjermane “Spiegel”, deri tek magazina austriake “Profil”.
Lajmet gjithashtu?
Këtë doja ta shtoja dhe unë. Të gjitha me argëtojnë dhe më informojnë. Informacioni është shumë i dobishëm dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet 100 përqind.
A nuk keni frikë nga një virus që kërcënon veçanërisht njerëzit e moshuar?
Jo, fare. Unë shoh që organet përgjegjëse, qeveria dhe shërbimi shëndetësor, funksionojnë shumë mirë. Dhe veçanërisht në Austri kesaj radhe ka funksionuar gjithçka shumë mirë.
Ju keni një vështrim pothuajse të pakonkurrencë rreth zhvillimit të historisë botërore, shpesh nga përvoja personale. Në çfarë shkalle do ta do ta klasifikonit këtë krizë?
Mbi të gjitha, situata më kujton periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e dinin: se tani është e rëndësishme që të punojmë së bashku, të jemi të bashkuar – kemi mjaft për të bërë që të mos lejojmë të dështojmë, sepse duhet të realizojmë diçka bashkë. Kjo është një detyrë e bukur që përmbush jetën e njerëzve.
Pra, a është e gjitha kjo shpresë? A do të duket bota pak më ndryshe pas kësaj krize? Elfriede Jelinek ka thënë: “Njeriu është si miu, ai kurrë nuk ndryshon”.
Shpresojmë që tronditjet e këtij lloji mund t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se jeta ka vlerë dhe se është mirë të jetosh. Nëse shumica e njerëzve nxjerrin këto përfundime nga kriza, unë jam i sigurt se do të ketë shpresë për botën.
Cilat masa paraprake ndërmerrni ju vetë? A nuk dilni fare nga shtëpia?
Unë dal për shëtitje sepse njeriu ka nevojë për ajër të pastër. Po pres që policia të më ndalojë në një moment dhe të pyes se çfarë jam duke bërë në ajër të pastër.
Por ju qëndroni një metër larg njerëzve
Unë e bëj atë automatikisht!
Sidoqoftë, ajo që është trishtuese është ajo që po ndodh në vendin tuaj të adoptuar, Itali. Keni ndonjë lajm nga Toscana, nga fshati juaj?
Pak. Por unë admiroj guximin e madh të italianëve. Ata ngjiten në çati dhe këndojnë himnin italian. Një reagim vërtet i shkëlqyer mbrojtës. Dhe të njejtën gjë bëjnë edhe miqtë e mi këtu në Vjenë! Günther Graf, një muzikan xhazi, i cili me bendin e tij ka udhëtuar në gjithë botën çdo ditë në orën gjashtë të mbrëmjes shfaq koncert me klarinet në terrasën e tij në Hietzing. Dhe njerëzit shikojnë nga dritaret, duartrokasin dhe janë të lumtur! Ky është reagimi i duhur: të jepni kënaqësi!
Po ju, a nuk mendoni të ngjiteni në çati dhe të këndoni këngë italiane?
Unë do të isha gati për këtë nëse do të kishte njerëz që ngjiten lart dhe këndojnë me mua.
Por mbajtja e një distance prej një metri në çati mund të jetë e rrezikshme! A mendoni se do të rikthehen bukuria dhe optimizmi italian?
Po, patjetër! Italia nuk ka humbur! Shenjat e jetës së njerëzve atje janë gjithmonë pozitive, jam i bindur për këtë. Përkundrazi, jeta pas kësaj do të vlerësohet më shumë.
Cila krizë ishte më e keqja që keni përjetuar apo komentuar?
Ishte ndoshta përvoja e Luftës së Dytë Botërore që po largohej. Unë isha 18 vjeç, kishte çdo ditë alarm për bomba. Bombat na binin dhe ne përballeshim menjëherë me pasojat. Kjo ishte shumë dëshpëruese, dhe më pas ishte diktatura që ekzistonte në atë kohë, prej së cilës duhej të ishe të paktën po aq i frikësuar sa prej luftës. Të shpëtoj nga kjo frikë e dyfishtë në një ditë kur lufta mbaroi – ishte një çlirim i madh, një përvojë e madhe, unike.
Kjo është gjëja e jashtëzakonshme për ju: Unë pyes për krizën më të rëndë të jetës tuaj dhe ju flisni për ndjenjën e çlirimit dhe lumturinë më pas. A është kjo strategjia juaj?
Unë mendoj kështu, po ju duhet të jeni të lumtur kur e kapërceni atë. Unë pres me padurim se si do të jetë: nëse ky eksperiment për të mbyllur/izoluar njerëzit nga koronavirusi, shpresojmë të ketë sukses në gjysmën e rrugës.
A jeni i shqetësuar se të drejtat themelore tani janë në rrezik, për shembull duke monitoruar lëvizjet e telefonit celular? Lexoni diçka të tillë tani.
Jo, mendoj se ky shqetësim është i pabazuar. Ky është thjesht një demonstrim i marrëzisë që ekziston akoma. Ju nuk mund ta luftoni atë.
Ju jeni një nga autoritetet e pakta në këtë vend. Kjo varet nga fjala juaj. Tani nëse dikush ju telefonon dhe ka frikë?
Faleminderit Zotit askush nuk ma bëri këtë pyetje. Por unë do të thosha: “pushoni me këtë, jini të lumtur që jetoni, shijojeni jetën, sepse nuk jeni nën kërcënim të menjëhershëm dhe duhet të jesh mirënjohës për ketë. Dhe nëse bëni atë që bëjne të gjithë njerëzit e arsyeshem, atëherë ju jeni te sigurt ”.
A ka ndonjë krizë personale për të cilën do dëshironit të flisnit ?
Jo, kjo nuk është mënyra ime. Të tjerët e bëjnë me kënaqësi këtë.
Po ndikimet ekonomike? Sa dramatike do të jenë?
Ndikimet ekonomike janë vërtetë dramatike, por situata do të menaxhohet. Unë mendoj se është mirë që për raste emergjente ekonomike janë ndarë pakot e mëdha me ndihma, dhe ne do të menaxhojmë mirë gjithçka.
A po zhytet bota tani në një krizë të rëndë ekonomike si dymbëdhjetë vjet më parë?
Jo, nuk mendoj kështu. Masat kundërvënëse kanë filluar me kohë dhe do të zbatohen kudo. Bota dhe ekonomia globale tashmë janë të stervitura me krizat. Ata veë kanë kaluar nëpër disa të tilla dhe dinë se si t’ja dalin.
Dhe në fund, unë dua të jem më privat: A keni rezerva jo proporcionale të letrës higjienike në magazinë?
Jo, nuk do të më kishte shkuar në mend kjo, sigurisht jo.
Sa keni në shtëpi?
Gjithmonë ka trë cope në banjon time.
Hugo Portisch, lindur më 19 shkurt 1927 në Bratislavë, studioi te mediat më të njohura amerikane, u bë kryeredaktor i “Kurier” dhe nisi ORF-në e lirë. Me serialet televizive “Austria 1” dhe “Austria 2” ai u bë një instancë historike.
Teksti origjinal te News.at.