Deri më tani faktet sugjerojnë që fëmijët janë shumë më pak të prekshëm nga efektet e koronavirusit. Por pse dhe a ka të dhëna nga sistemi i tyre imunitar që mund të na ndihmojnë të luftojmë virusin?
Nga Michelle Fernandes
1 Prill 2020
Marrë nga:
https://www.bbc.com/future/article/20200330-coronavirus-are-children-immune-to-covid-19
Ka shumë debate në lidhje me besueshmërinë e një ‘Tweet’ të fundit nga sipërmarrësi Elon Musk që sugjeroi se fëmijët janë “thelbësisht imunë” ndaj koronavirusit. Deri më tani, diskursi ka qenë se ndërsa tek të moshuarit koronavirusi mund të shkaktojë gjendje të rëndë, apo edhe fatale, rezultatet tek fëmijët janë për t’u ndjerë të qetë.
Sidoqoftë, ka pasur disa raporte në lidhje me të rinjtë që preken seriozisht nga virusi. Këto, së bashku me mbylljet e shkollave të zbatuara javën e kaluar në shumë vende të botës, krahas masave të rrepta të distancimit social, kanë bërë që shumë prindër të shqetësohen për efektin që mund të ketë te fëmijët e tyre.
A mund të infektohen fëmijët me koronavirus?
Po. Ashtu si të rriturit, fëmijët e ekspozuar ndaj koronavirusit mund të infektohen dhe të shfaqin shenja të Covid-19. “Në fillim të pandemisë u mendua se fëmijët nuk po infektohen me koronavirus, por tani është e qartë se sasia e infeksionit te fëmijët është e njëjtë si te të rriturit”, shpjegon Andrew Pollard, profesor i infeksionit pediatrik dhe imunitetit në Universitetin e Oksfordit. “Dallimi është vetëm se kur infektohen, ata shfaqin simptoma shumë më të lehta.”
Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve treguan se fëmijët nën moshën 19 vjeç përbënin 2% të 72,314 rasteve me Covid-19 të regjistruar deri më 20 shkurt, ndërsa një studim amerikan i 508 pacientëve nuk raportoi asnjë fatalitet të rasteve te fëmijët, përderisa ky grup përbën më pak se 1% të pacientëve të shtritë në spital.
“Mund të jetë që virusi ka prekur kryesisht të rriturit për momentin sepse transmetimi ti tij ka ndodhur në vendin e punës dhe gjatë udhëtimit,” thotë Sanjay Patel, një këshilltar pediatrik për sëmundjet infektive në Spitalin e Fëmijëve Southampton. “Tani që të rriturit po kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, ne mund të shohim një rritje të infeksionit te fëmijët, por edhe mund të mos ndodhë kështu.”
Tendencat e përgjithshme globale duket se sugjerojnë se fëmijët kanë më pak të ngjarë të infektohen se sa të rriturit, sidomos të moshuarit, por është shumë e mundur që të dhënat janë të njëanshme nga fakti se, në disa vende, testimi u ofrohet vetëm atyre që shfaqen në spital me simptoma të rënda të Covid-19, shumë pak prej të cilëve janë fëmijë.

«Është e qartë se më shumë fëmijë janë të infektuar nga sa mendojmë,» thotë Patel. “Ne nuk po e testojmë çdo fëmijë në vendin tonë.”
Si ndikon koronavirusi tek fëmijët ndryshe nga të rriturit?
“Eshtë një vështrim i jashtëzakonshëm në literaturën globale që kemi për koronavirus tashmë, që edhe fëmijët me kushte shëndetësore shumë të rënda, të cilët janë në terapi imunosupresive ose në trajtime të kancerit, janë shumë më pak të prekur se të rriturit, sidomos të moshuarit”, thotë Andrew Pollard, kreu i Grupit të Vaksinave në Oksford, studiuesit e të cilit kohët e fundit kanë identifikuar një kandidat për vaksinim kundër Covid-19.
Në përgjithësi, fëmijët me Covid-19 përjetojnë simptoma më të buta sesa të rriturit.
Të dhënat nga një studim kinez i Covid-19 për fëmijët ka konfirmuar që pak më shumë se gjysma e tyre treguan simptoma të lehta të etheve, kollës, dhimbjes së fytit, rrjedhje hundësh, dhembjeve të trupit dhe teshtitjes; ndërsa rreth një e treta tregoi shenja të pneumonisë, me ethe të shpeshta, një kollë produktive dhe frymëmarrje të zhurmshme, por pa gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje që shihet në rastet më të rënda.
Graham Roberts, një pediatër konsulent nderi në Universitetin e Southampton, shpjegon: “Fëmijët (me Covid-19) preken kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes (hunda, goja dhe fyti) kështu që ata fitojnë tipare të ngjashme me të ftohtit dhe nuk e lejojnë virusin për të hyrë në rrugët e tyre të poshtme të frymëmarrjes, dmth në mushkëri, dhe duke shkaktuar pneumoninë dhe Sars-in kërcënues për jetën, gjë që e shohim tek pacientët e rritur.”
Përqindja e fëmijëve që vazhduan të zhvillojnë gjendje të rëndë ose kritike nga Covid-19 me mungesë frymëmarrjeje, sindromë akute të problemeve me frymëmarrje (ARDS) dhe shok ishte shumë më i ulët (6%) sesa tek të rriturit kinezë (19%) – veçanërisht të moshuarit më të vjetër me gjendje kronike kardiovaskulare ose respiratore.

“Pyetja milion dollarëshe është nëse shumica e fëmijëve të infektuar kanë simptoma shumë të lehta, apo nëse fëmijët në fakt ndoshta nuk po infektohen me virus, sigurisht jo aq sa të rriturit?”, thotë Patel.
Pse fëmijët e infektuar me koronavirus kalojnë më mirë se të rriturit?
“Virusi është aq i ri sa nuk e njohim me të vërtetë”, thotë Roberts, i cili është edhe drejtori i David Hide dhe Qendra Kërkimore e Alergjive dhe Astmës, në Neëport, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një nga arsyet e mundshme është se virusi ka nevojë për një proteinë në sipërfaqen e një qelize (një receptori) për të hyrë në brendësi të një qelize dhe të fillojë të shkaktojë probleme,” thotë ai. “Koronavirusi duket se përdor për këtë qëllim receptorin e enzimës II (ACE-2) konvertuese Angiotensin. Mund të jetë sepse fëmijët kanë më pak receptorë ACE-2 në rrugët e tyre të poshtme (mushkëritë) sesa në rrugët e sipërme, dhe kjo është arsyeja pse janë rrugët e tyre të sipërme të frymëmarrjes (hunda, goja dhe gryka) ato që preken kryesisht. “
Kjo mund të shpjegojë pse fëmijët e infektuar me koronavirus duket se fitojnë më shumë ftohje sesa pneumoni ose simptoma të Sars që kërcënon jetën, gjë që shihet tek të rriturit. Afiniteti i koronavirusit për receptorin ACE-2 u demonstrua në linjat qelizore dhe në modelet tek minjtë, në studimet laboratorike qysh në vitin 2003, dhe në studimet e gjenomit të koronaviruseve të rinj RsSHC014 dhe Rs3367 (të lidhura, por jo identike, me SARS coronavirus) të izoluar nga lakuriqët kinezë me patkua në 2013.
Pollard thotë se mund të ketë një shpjegim tjetër. “Nuk është fokusi tek ajo se fëmijët nuk po preken, por tek diçka që ndryshon pasi një person plaket shumë, gjë që e bën atë më të lehtë të preket.”
Ai e zbërthen këtë në plakjen e sistemit imunitar (imunoseneskencën), gjë që e bën trupin më pak të aftë të luftojë infeksionet e reja. “Sidoqoftë, ne nuk shohim immunosenescence tek moshat e reja, dhe është shumë e qartë se edhe moshat e reja kanë një rrezik më të lartë të sëmuren rëndë sesa fëmijët, kështu që ndoshta nuk është e gjithë përgjigjja këtu,” shton Pollard.
Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat sistemi imunitar i një fëmije ndryshon nga ai i një të rrituri, jo vetëm sepse sistemi imunitar i fëmijëve është akoma duke u ndërtuar: fëmijët, sidomos ata në çerdhe apo shkolla, i ekspozohen një numri të madh të infeksioneve të reja të frymëmarrjes dhe kjo mund të rezultojë që ata të kenë nivele bazë më të larta të antitrupave kundër viruseve sesa të rriturit.
“Fëmijët duket se grumnullojnë reagime më të mëdha (ndaj infeksioneve virale) sesa të rriturit, siç janë ethet e larta që nuk i shihni shpesh tek të rriturit”, thotë Roberts. “Është shumë e mundur që sistemet imune të fëmijëve të jenë më të afta të kontrollojnë virusin, ta lokalizojnë atë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, pa shkaktuar shumë probleme të tjera dhe ta eliminojnë virusin”.
“Mund të jetë që fëmijët e infektuar më parë me katër llojet e tjera të koronavirusit mund të kenë krijuar mbrojtje të tërthortë nga infeksionet e mëparshme,” shton Patel.
Për më tepër, autorët e studimit të rasteve të fëmijëve në Kinë sugjerojnë që për shkak se fëmijët kanë më pak telashe kronike kardiovaskulare dhe respiratore, ata janë më elastikë ndaj infeksionit të rëndë me koronavirus sesa të moshuarit.
“Fëmijët, me sistem imuniteti të papjekur, duket se janë më pak të aftë të krijojnë stuhitë e citokinës për të luftuar infeksionet virale.”
“Shumë pak fëmijë kanë infeksion të rëndë me Covid-19”, thotë Pollard. “Kjo sugjeron që ka diçka thelbësisht të ndryshme në lidhje me mënyrën se si ata po trajtojnë virusin.”
Ekziston një arsye e tretë pse fëmijët nuk duket se janë duke u sëmurë rëndë me Covid-19. Tek të rriturit me sëmundje kritike, një reagim imunitar i tepruar për të luftuar virusin – i quajtur ‘stuhi citokine’ – duket se bën më shumë dëm sesa mirë, duke shkaktuar dështim shumë-organesh. Fëmijët, me sistem imuniteti të papjekur, duket se janë më pak të aftë të krijojnë stuhitë e citokinës për të luftuar infeksionet virale.
Ndërsa kjo hipotezë do të vërtetohet edhek në Covid-19, studimet mbi përgjigjet imunitare te fëmijët gjatë shpërthimit të Sars të vitit 2003 vërtetuan se, për dallim nga të rriturit, fëmijët nuk e kishin një reagim të lartë të citokinës.
A munden fëmijët, me simptoma Coronavirus të lehta ose aspak, ta transmetojnë tek të tjerët?
Po ata munden.
“Kjo është çështje madhore,” thotë Roberts. “Shumë mendojnë se fëmijët janë me rrezik të ulët dhe ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi për ta, dhe po, kjo është e vërtetë për fëmijët që nuk kanë gjendje shëndetësore kronike si imunodefektivat. Ajo që njerëzit po harrojnë është se fëmijët janë ndoshta një nga rrugët kryesore përmes të cilëve ky infeksion do të përhapet në të gjithë komunitetin. “
Koronavirusi transmetohet nga një person i infektuar tek një person jo i infektuar përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pikat e frymëmarrjes të një personi të infektuar (gjeneruar përmes kollitjes dhe teshtitjes), dhe sipërfaqeve prekëse të kontaminuara me virusin. Kjo do të thotë që fëmijët e infektuar me koronavirus, me simptoma shumë të lehta ose aspak, mund të transmetojnë infeksionin te të tjerët, veçanërisht anëtarët e familjes dhe të afërmit e moshuar.
“Fëmijët me simptoma shumë të lehta ka të ngjarë të jenë një nga kontribuesit kryesorë në përhapjen e virusit në të gjithë popullsinë,” thotë Roberts. “Kjo është arsyeja pse mbyllja e shkollave është thelbësore për të zvogëluar shkallën në të cilën pandemia përhapet në Mbretërinë e Bashkuar.”
A kemi parë një model të ngjashëm, me viruse të tjera, ku fëmijët përjetojnë virusin me simptoma më të lehtë se të rriturit, por janë përhapës të rëndësishëm të infeksionit?
Po, gripi është një virus i tillë me të cilin shumica prej nesh është i njohur.
“Gripi është shpesh vetëm një rrjedhje hundësh tek fëmijët, por tek anëtarët më të vjetër të popullatës mund të çojë deri në shtrimin në spital, kujdesin intensiv ose mund të jetë fatal,” thotë Roberts. Ai ka një mesazh të rëndësishëm: “Disa vjet më parë qeveria (në Britani të Madhe) prezantoi vaksinime të gripit për fëmijë. Kjo nuk ishte specifikisht për të mbrojtur fëmijët në popullatë, por për të parandaluar fëmijët të kalojnë gripin tek të afërmit e tyre të moshuar, të cilët mund të preken shumë nga ai.”
Parimi i njejtë vlen për koronavirusin. Rreziku i Covid-19 tek vetë fëmijët është i ulët, rreziku që ata ta transmetojnë atë tek të moshuarit e prekur ose të afërmit e sëmurë, është i lartë.
“Të dhënat kineze sugjerojnë që fëmijët e vegjël, veçanërisht foshnjat, janë më të prekshëm ndaj Covid-19 sesa grupmoshat e tjera.”
Një shembull tjetër është virusi i gripit të derrit (H1N1), përgjegjës për pandeminë e gripit të vitit 2009 dhe 2010. “Infeksioni H1N1 ishte preferencialisht shumë më i keq tek gratë shtatzëna dhe të moshuarit, me fëmijët që kishin disa simptoma barku, por shumë më të lehta se sa tek të rriturit”, thotë Patel.
A ndikon Covid-19 ndryshe tek fëmijët e moshave të ndryshme?
Kështu po duket. Të dhënat kineze sugjerojnë që fëmijët e vegjël, veçanërisht foshnjat, janë më të prekshëm ndaj Covid-19 sesa grupmoshat e tjera. Ndërsa gjendje e rëndë ose kritike u raportua në 1 në 10 foshnje, kjo shkallë u ulë në mënyrë drastike gjersa rritej mosha, ashtu që vetëm tre ose katër raste në 100 fëmijë të moshës pesë vjeç ose më të vjetër u sëmurën rëndë ose në mënyrë kritike.
“Ekziston një lehtësi më e madhe për t’u sëmurë tek parashkollorët,” thotë Roberts. “Ata kanë rrugë të vogla të frymëmarrjes dhe janë më pak të fortë se fëmijët e moshuar në luftën kundër infeksionit. Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të pranohen në spital sepse janë kaq të vegjël. “
Po adoleshentët?
«Në një fazë fëmijët bëhen të rritur,» thotë Roberts. “Tek adoleshentët, ne shohim një pjekuri në sistemin imunitar në një model më të rritur, i cili mund të jetë më pak efektiv në kontrollin e këtij virusi. Ëtshtë e rëndësishme të rikujtojmë, sidoqoftë, që dimë shumë pak për këtë virus, ne me të vërtetë po spekulojmë në lidhje me përpjekjen për të kuptuar pse po shohim epidemiologjinë që po shohim. “
Në studimin kinez nuk u raportua për vdekje në mesin e fëmijëve të moshës nëntë vjeç dhe më të ri, ndërsa vdekja e vetme tek fëmijët nën 19 vjeç ndodhi në një 14-vjeçar. Më 23 Mars, Mbretëria e Bashkuar raportoi një vdekje të një 18-vjeçari i ndërlidhur me Covid-19 me një sëmundje tjetër ekzistuese, para se një 13-vjeçar të raportohej se kishte vdekur më 1 prill në Londër.
A mund të prekë Covid-19 të sapolindurit?
Po.
Ndërsa pandemia ende po shpërfaq3t në shumë pjesë të botës, ka të paktën dy raste të infeksionit të konfirmuar tek të sapolindurit – një në Ëuhan, Kinë dhe një në Londër në Mbretërinë e Bashkuar. Ende nuk dihet nëse këto foshnje kanë kontraktuar infeksionin në bark, apo pasi janë lindur. Në të dy rastet, nënat e tyre u testuan pozitive për virusin.
Çfarë dimë për mënyrën se si koronavirusi prekë foshnjat në barkun e nënës?
Jo shumë.
Ndërsa koronaviruset përgjegjëse për sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (Sars) dhe sindromën e frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (Mers) mund të prekin gratë shtatzëna si dhe foshnjet e tyre, duke shkaktuar dështime, lindje të parakohshme dhe rritje të dobët të foshnjës, modele të ngjashme akoma nuk janë raportuar për nënat me Covid-19.
Sidoqoftë, këto gjetje bazohen në dy studime të vogla, gjersa udhëzimet kombëtare në lidhje me rreziqet e Covid-19 në shtatzani, për nënën dhe fëmijën, po përditësihen vazhdimisht. Sidoqoftë, Public Health England (Shëndeti Publik në Angli) këshillon që gratë shtatzëna kanë rrezik më të madh të sëmuren rëndë nga koronavirusi (Covid-19) dhe rekomandon që ato të jenë veçanërisht strikte në zbatimin e masave distancuese sociale deri në 12 javë.
Si mund t’i mbrojnë familjet fëmijët nga infektimi me koronavirus?
Larja e mirë e duarve, distancimi social dhe dezinfektimi i sipërfaqeve dhe objekteve që mund të mbartin mikrobet janë mënyra kryesore e kufizimit të përhapjes së virusit. Praktika “kape, hidhe në shportë, vrite” është po aq e rëndësishme për të zvogëluar përhapjen e Covid-19 sikurse gripin. «Bëni gjërat bazike siç duhet,» thotë Patel. “Nëse jeni në një zonë banimi, nëse prekni çfarëdo, mos prekni fytyrën tuaj para se t’i lani duart mirë”.
Uebfaqja e NHS përmban informacione rreth masave që familjet mund të ndërmarrin për t’u mbrojtur nga Covid-19. UNICEF ka ofruar udhëzime për prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga kapja e koronavirusit.
A munden familjet t’i mbrojnë të moshuarit dhe të afërmit e cenueshëm të mos infektohen nga fëmijët?
Po, por nuk do të jetë e lehtë. Nga tre masat – larja e mirë e duarve, distancimi social, dezinfektimi i sipërfaqeve dhe objekteve- distanca është metoda e vetme më e besueshme për të mbrojtur të moshuarit dhe të afërmit e cenueshëm nga infektimi, qoftë nga fëmijët, qoftë nga dikush tjetër.
“Duke parë bashkëveprimet familjare në festën e ditëssë nënës, pashë shumë familje me gjyshërit, prindërit dhe fëmijët së bashku,” thotë Patel. “Unë mendoj se është absolutisht e tmerrshme – të dhënat janë shumë të qarta në lidhje me rrezikun e lartë për sëmundje të rëndë tek të moshuarit, veçanërisht ata me sëmundje ekzistuese. Mbajtja e fëmijëve larg gjyshërve është pikërisht gjëja e duhur për të bërë – pse të rrezikosh?. ”
“Në pothuajse të gjitha rrethanat, fëmijët janë të sigurt që të mos sëmuren rëndë nga Covid-19” – Andreë Pollard
me sa duket Ndarja e fëmijëve të shëndetshëm nga të afërmit e moshuar mund të duket një masë stoike e panevojshme, megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa shumica e fëmijëve të infektuar me koronavirus tregojnë vetëm shenja të lehta të sëmundjes, ose nuk kanë shenja fare, ata ende mund të transmetojnë virusin te të tjerët.
Kufizimi i përhapjes së koronavirusit dhe përmbajtja e pandemisë Covid-19 do të varet shumë si nga suksesi i ndryshimeve i sjelljes shoqërore, aq edhe nga mjekësia moderne dhe përparimet shkencore.
Pse është e rëndësishme të bisedoni me fëmijët për Covid-19
“Me aq shumë tregime për Covid-19 që ofrohen në nivelin shoqëror, një gjë të cilën prindërit gjithsesi duhet ta bëjnë me të vërtetë është t’i sigurojnë fëmijët e tyre se fëmijët nuk do të vdesin nga Covid-19. Është vërtet e rëndësishme që ta nxjerrim këtë mesazh, “thotë Patel. “Ne e dimë, si pediatër, se fëmijët kanë frikë nga më e keqja, por ata shpesh nuk na e thonë neve këtë.”
Pollard pajtohet. Ai sugjeron që prindërit duhet të sigurojnë fëmijët e tyre se “pothuajse në të gjitha rrethanat, fëmijët janë të sigurt nga sëmundja e rëndë Covid-19”.
“Fëmijët dhe adoleshentët janë të shqetësuar për familjet e tyre,” thotë Linnea Karlsson, një profesoreshë dhe psikiatër e fëmijëve në Universitetin e Turku, Finlandë. “Ne duhet t’u shpjegojmë fëmijëve dhe adoleshentëve se këto janë rrethana të jashtëzakonshme, dhe se nuk do të kërkojmë prej tyre të bëjnë përjashtime nga rutina e tyre normale nëse rrethanat nuk do të ishin kësisoj”.
“Ne duhet t’u sqarojmë atyre se në situata si këto duhet të mendojmë për t’u kujdesur për të gjithë, jo vetëm veten dhe familjet tona.”
* Rrjeti Healthier Together përmban këshilla për prindërit se si të bisedoni me fëmijët rreth COVID-19.