Nga Brian Fung dhe Jen Christensen, CNN
CNN ka publikuar një video që tregon mushkëritë e një njeriu që kishte qenë asimptomatik disa ditë më parë. “Unë dua që njerëzit ta shohin këtë dhe të kuptojnë se çfarë mund të bëjë kjo,” tha Mortman. “Njerëzit duhet ta marrin këtë seriozisht.”
Tani, pacienti ka Covid-19 dhe mushkëritë e tij nuk po funksionojnë siç duhet, tha Dr. Keith Mortman, shef i kirurgjisë torakale në Spitalin Universitar ‘George Washington’. Kohët e fundit, spitali në Uashington D.C. publikoi një video 3D të mushkërive të pacientit me koronavirus.
Imazhet tregojnë një dëmtim të gjerë në mushkëritë e një mashkulli, përgjithësisht të shëndetshëm, 59 vjeç, me presion të lartë të gjakut, tha Mortman. Posa të sëmuret seriozisht, pacienti kërkon një ventilator për ta ndihmuar të marrë frymë, por edhe kur të aktivizohet në vëllimin më të lartë, kjo nuk është e mjaftueshme. Ai gjithashtu ka nevojë për një makinë tjetër që e qarkullon dhe pastaj oksigjenon gjakun e tij, tha Mortman.
“Ky nuk është një pacient imunosupresiv 70-80-vjeçar, me diabet,” tha Mortman. “Përvec presionit të lartë të gjakut, ai nuk ka telashe të tjera të rëndësishme shëndetësore. Ky është një person që merret me biznesin e tij dhe infektohet me virus… Nëse do të përsërisnim imazhet 360VR tani, që i bie një javë më vonë, ekziston shansi që infeksioni dhe procesi inflamator mund të rezultojë më keq “.
Zonat e shënuara me të verdhë në video prezantojnë pjesë të infektuara dhe të ndezura të mushkërive, tha Mortman. Kur mushkëritë hasin në një infeksion viral, organi do të fillojë ta mbështjellë virusin. Nga skanimi duket qartë se dëmi nuk lokalizohet në një zonë të vetme, por përkundrazi mbulon një sasi masive të të dy mushkërive, duke treguar se sa shpejt dhe agresivisht mund të përhapet infeksioni, edhe tek pacientët më të rinj. Tek një pacient me mushkëri të shëndetshme nuk do të shihej ngjyra e verdhë në skanim, tha ai.
Pacienti mbetet në gjendje kritike në ICU.”Për këta pacientë që në thelb shfaqin dështim të përparuar të frymëmarrjes, dëmtimi i mushkërive është i shpejtë dhe i përhapur (siç dëshmohet në videon VR)”, tha Mortman në një email. “Fatkeqësisht, pasi dëmtohen në këtë shkallë, mushkërive do t’ju duhet shumë kohë për t’u shëruar. Tek përafërsisht 2-4% (në varësi të numrave që besoni) të pacientëve me Covid-19, dëmi është i pakthyeshëm dhe ata do t’i dorëzohen sëmundjes. “

Koronavirusi kryesisht merret përmes rrugëve respiratore në natyrë. Ai “futet në mukozë, dhe më pas hyn në mushkëri. Mënyra se si trupi përpiqet ta kontrollojë atë, shkakton inflamacion,” tha Mortman.
E verdha shënon infeksion dhe inflamacion. “Kështu që juve ju krijohet ky proces inflamator mjaft i fortë në mushkëri gjatë përpjekjes së trupit për ta kontrolluar infeksionin,” tha Mortman.
Inflamacioni parandalon mushkëritë të jenë në gjendje të oksigjenojnë gjakun dhe të largojnë dioksidin e karbonit. Kjo do të shkaktonte që një pacient të marrë ose thith shumë ajër për të balancuar nivelin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Imazhet sugjerojnë se fjalët për të përshkruar simptomat e zakonshme – kollitje dhe gulçim – nuk mund ta tregojnë me të vërtetë ndikimin e virusit në trup.
Tek disa njerëz, tha Mortman, dëmi do të jetë i pakthyeshëm – duke e bërë të domosdoshme që amerikanët t’i kushtojnë vëmendje këshillave për distancimin shoqëror dhe izolimin personal.
“Unë dua që njerëzit ta shohin këtë dhe të kuptojnë se çfarë mund të bëjë kjo,” tha Mortman. “Njerëzit duhet ta marrin këtë seriozisht.”
Spitali zakonisht përdor teknologjinë e skanimit CT që prodhon videon për shfaqjen e kancerit dhe për të planifikuar operacione. Por për herë të parë, teknologjia tani është aplikuar për të luftuar COVID-19.
“Shumë prej nesh po sillemi në errësirë në këtë situatë,” tha Mortman. “Pra, ne duam ta kuptojmë atë sa më mirë. Ky ka qenë pacienti ynë i parë, por jam i sigurt se është i pari prej atyre që ka të ngjarë të bëhen shumë në javët e ardhshme.”
Tekstin origjinal këtu