Ky udhëzues i BE-së (ECDC) për planin emergjent të sistemit shëndetësorë gjatë përhapjes në shkallë të gjerë të SARS-CoV-2 me ndikim të lartë në shërbimet e kujdesit shëndetësor është përkthyer nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Fushëveprimi i këtij dokumenti
Ky dokument ka për qëllim të mbështesë planifikimin e gatishmërisë së shëndetit publik dhe aktivitetet e reagimit gjatë këshillimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në lidhje me qasjet se si të rritet kapaciteti për menaxhimin e rasteve të COVID-19 në kontekstin e përhapjes së gjerë dhe të vazhdueshme të SARS-CoV-2 në një komunitet të veçantë.

Udhëzimi bazohet në mendimin e ekspertëve, në publikimin ‘Skenarët e mundshëm për përparimin e një epidemie të COVID-19 në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane, Mars 2020’ [1], në publikimin e ECDCsë ‘Vlerësimi i rrezikut të shpejtë: shpërthimi i sëmundjes së virusit të ri korona 2019 (COVID-19): përhapja e rritur në nivel global –përditësimi i gjashtë’ [2], në publikimin e ECDC-së ‘Lista e kontrollit për spitalet që përgatiten për pranimin dhe kujdesin e pacientëve me virusin korona2019 (COVID-19)’ [3] dhe në publikimin e ECDC-së ‘Gatishmëria e urgjencës shëndetësore për rastet e importuara të sëmundjeve infektive me pasojë të lartë’ [4].
Audienca e synuar
Autoritetet e shëndetit publik dhe administratorët e kujdesit shëndetësor në shtetet
anëtaret të BE/ZEE dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
