Ky udhëzues i BE-së (ECDC) për Konsideratat që lidhen me trajtimin e sigurt të trupave të personave të vdekur me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar është përkthyer nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Fushëveprimi i këtij dokumenti
Ky dokument ka për synim të mbështesë aktivitetet e planifikimit dhe reagimit të shëndetit publik për trajtimin e sigurt të trupave të personave të vdekur me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar: në vendin e vdekjes, gjatë transportit, ruajtjes dhe përgatitjes para varrosjes / kremimit, dhe gjatë varrosjes / kremimit.

Ky dokument bazohet në dokumentet ekzistuese të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve/ECDC, duke përfshirë një vlerësim të shpejtë të rrezikut: shpërthimii sëmundjes së re të koronavirusit – përditësimi i 6-të [1], një raport teknik për parandalimin e infeksionit dhe kontrollin e COVID-19 në mjediset e kujdesit shëndetësor [2], një udhëzim për veshjen dhe heqjen e pajisjeve mbrojtëse personale në mjediset e kujdesit shëndetësor për kujdesin ndaj pacientëve të dyshuar apo të confirmar mi COVID-19 [3] udhëzimet e OBSH-së për parandalimin e infeksioneve dhe kontrolli i infeksioneve akute të frymëmarrjes me prirje epidemike dhe pandemike, në kujdesin shëndetësor [4].
Audienca e synuar
Autoritetet e shëndetit publik në Shtetet anëtare të BE/ALE-s dhe të Mbretërisë së Bashkuar
