Strategjia e testimit në shkallë të gjerë e popullsisë së Islandës përfshinë njerëz që nuk kanë simptoma.
Ndërsa vendet në mbarë botën përpiqen për të luftuar përhapjen e koronavirusit, Islanda po i bën gjëra pak më ndryshe nga pjesa tjetër – dhe qasja mund të ketë një ndikim shumë më të madh për ta kuptuar virusin. Islanda me një popullsi prej 364,000 banorësh po kryen testime në shkallë të gjerë në mesin e popullatës së përgjithshme, duke e bërë atë vendin e fundit të vendimit për testime dinamike në kulmin e luftimit kundër pandemisë.
Por – në mënyrë thelbësore – testimi përfshin gjithashtu njerëz që nuk tregojnë simptoma të sëmundjes. Qeveria e Islandës tha se deri më tani ka testuar një përqindje më të lartë të qytetarëve të saj sesa kudo tjetër në botë. Numri i individëve të testuar nga autoritetet shëndetësore të vendit dhe firma bioteknologjike deCode Genetics – është 3,787 – nëse përkthehet është përafërsisht 10,405 për një milion milion banorë, krahasuar me rrth 5,203 në Korenë e Jugut, 2478 në Itali dhe 764 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Popullsia e Islandës është e vendosur në një pozicion unik të mundësive shumë të larta të testimit me ndihmën e kompanisë së hulumtimeve mjekësore Islandeze, deCode Genetics, të cilët po ofrojnë të kryejnë testime në shkallë të gjerë,” tha Thorolfur Guðnason, shefi i epidemiologjisë ë Islandës, për BuzzFeed News. “Kjo përpjekje ka për qëllim të mbledhë njohuri mbi përhapjen aktuale të virusit në komunitet, pasi që shumica e vendeve në këtë kohë ekskluzivisht testojnë individë simptomatikë.
“Nga 3,787 individë të testuar në vend, gjithsej 218 raste pozitive janë identifikuar deri më tani. “Të paktën gjysma e të infektuarve kontraktuan virusin gjatë udhëtimit jashtë vendit, kryesisht në zona me rrezik të lartë në Alpet Evropiane (të paktën 90)”, deklaroi të hënën Qeveria. Këta numra përfshijnë rezultatet e para të testeve vullnetare për njerëzit pa simptoma, të cilat filluan të Premten e kaluar.
Grupi i parë i 1.800 testeve prodhoi 19 raste pozitive, ose rreth 1% e mostrës. “Rezultatet e hershme nga DeCode Genetics tregojnë se një pjesë e ulët e popullsisë së përgjithshme ka kontraktuar virusin dhe se rreth gjysma e atyre që testuan pozitivë janë jo simptomatikë,” tha Guðnason. “Gjysma tjetër shfaq simptoma shumë të buta të të ftohtit.”
“Këto të dhëna gjithashtu mund të bëhen një burim i vlefshëm për studime shkencore të virusit në të ardhmen,” shtoi ai.
Testimi masiv në shkallë të aplikuar në Islandë nuk ka gjasa të jetë i realizueshëm në vendet më të mëdha. Sidoqoftë, ajo ka qenë thelbësore në disa nga vende të tjera më të goditura nga koronavirusi i ri deri më tani. Testimi ka siguruar prova që zbulojnë se një pjesë e konsiderueshme e atyre që marrin sëmundjen e bëjnë këtë pa simptoma ose me simptoma të buta – dhe konfirmuan shumë hulumtime të tjera që kanë treguar se individët asimptomatikë kontribuojnë në transmetimin e sëmundjes tek një numër më i madh.
Në qytetin e vogël verior italian Vo, një prej komuniteteve ku u shfaq për herë të parë shpërthimi, u testua e gjithë popullsia prej 3.300 njerëzve – 3% e banorëve u testuan pozitivë, dhe nga këta, shumica nuk kishin simptoma, thanë studiuesit.
Popullsia u testua përsëri pas një izolimi dy-javorë. Studiuesit zbuluan se transmetimi ishte zvogëluar për 90% dhe të gjithë ata që ishin akoma pozitivë ishin pa simptoma dhe mund të vazhdojnë të mbeten në karantinë. Luca Zaia, guvernatori i rajonit Veneto u tha mediave italiane këtë javë: “Ne i testuam të gjithë, edhe nëse ‘ekspertët’ na thanë se kjo ishte një gabim: 3.000 teste. Ne gjetëm 66 raste pozitive, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj 6 prej tyre ishin akoma pozitivë.
Dhe kjo është se si e përfunduam “. Zaia dëshiron që tani të zgjerojë testimin masiv për të gjithë rajonin, i cili filloi si një masë emergjente në Vo. Guvernatori i Venetos i tha gazetës Corriere della Sera se rajoni ka aftësinë të kryejë 20-25,000 mostra në ditë. Të dhënat fillestare nga Islanda dhe Veneto duket se janë në përputhje me studimet autoritare që janë përpjekur të modelojnë koronavirusin e ri.
Një studim i botuar të hënën në revistën Science zbuloi se për çdo rast të konfirmuar të virusit ka të ngjarë pesë deri në 10 persona të tjerë me infeksione të pazbuluara në komunitet. Shkencëtarët, të cilët e bazuan modelin e tyre në të dhëna nga Kina, raportuan se këto raste shpesh më të buta dhe më pak infektive qëndrojnë prapa gati 80% të rasteve të reja. Një tjetër i raport botuar këtë javë nga Ekipi i Reagimit të Kolegjit Imperial COVID-19 – një grup ekspertësh që kanë këshilluar qeveritë britanike dhe të tjera evropiane se si sëmundja mund të përhapet – bën një rast të ngjashëm.
Në të thuhet: “Analizat e të dhënave nga Kina si dhe të dhënat nga ata që kthehen në fluturime të riatdhesimit sugjerojnë që 40-50% e infeksioneve nuk ishin identifikuar si raste. Kjo mund të përfshijë infeksione asimptomatike, sëmundje të lehta dhe një nivel të nën-konstatimit. “Modeli gjithashtu supozon se infsioni ndodh më shpejt tek individët simptomatikë dhe se ata janë më infektive sesa ata asimptomatikeë.
Kapaciteti i testimit të kufizuar në dispozicion të qeverive është përqendruar kryesisht në testimin e këtyre simptomave dhe gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërsa masa të tjera për të ngadalësuar virusin dhe mos mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore mbulojnë popullsinë në përgjithësi. Por vëllimi i testimit është bërë një çështje kritike pasi virusi është përhapur në vendet e botës dhe rastet e reja po rriten në mënyrë eksponenciale në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxitur vendet që të testojnë më shumë raste të dyshuara. “Ju nuk mund ta luftoni zjarrin me sy mbyllur, dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar,” tha drejtori i përgjithshëm Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus këtë javë. “Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: Testoni, testoni, teston. Testoni çdo rast të dyshuar. “Dhe qeveritë që luftojnë kundër koronavirusit thonë se testimi i gjerë ka çuar në rezultate thelbësore – dhe shpëtoi jetë.
Koreja e Jugut, një nga vendet e goditura për herë të parë dhe më së keqi pas Kinës, vuri shpejt në zbatim regjimin më intensiv të testimit në botë pas një grupi prej disa dhjetëra rastesh në fillim të shkurtit me rritje eksponenciale në gati 5.000 raste deri në fund të këtij muaji. Vendi tani ka aftësinë për të testuar rreth 20,000 njerëz në ditë. Një diagnozë zgjatë rreth pesë deri në gjashtë orë dhe pacientët zakonisht marrin rezultate brenda një dite.
Rreth 268,000 Koreanë të Jugut janë testuar për virusin – rreth një në çdo 200 qytetarë, sipas Ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha. Pas tejkalimit të 8,000 rasteve, numri i rasteve të reja tani është më i vogël se numri i atyre që shërohen plotësisht. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut i tha BBC-së se testimi ishte i rëndësishëm. “Testimi është thelbësor sepse kjo çon në zbulimin e hershëm, ai minimizon përhapjen e mëtejshme dhe ai shpejt i trajton ata që janë të infektuar me virusin,” tha ajo.
“Ky është çelësi pas shkallës sonë të ulët të fatalitetit gjithashtu. “Të dhënat nga Koreja e Jugut janë në kontrast të ashpër me vendet si Mbretëria e Bashkuar, ku aktualisht nuk ka asnjë testim në komunitet të personave me simptoma e që vetë izolohen në shtëpi. Qeveria është nën presion në rritje për të bërë më shumë. Edhe pse Britania ka realizuar më shumë teste në krahasim me shumë vende të tjera në mbarë botën, ajo ende po mbetet shumë prapa vendeve si Korea e Jugut dhe Italia, e cila me 17 Mars kishte kryer 148,657 teste.
Dje ajo shifër ishte pak më pak se 138,000 kurse pesë ditë më parë ishte 86,000. Që nga ora 9 e ditës së martë, në Britani të Madhe ishin realizuar gjithsej 50,442 teste, me 1.950 rezultate pozitive dhe 48,492 negative. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock në Twitter tha se një rekord prej 7,500 testesh ishin bërë në 24 orët e kaluara.
Numri aktual i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar të hënën u velrësua të ishte midis 35,000 dhe 50,000, me këtë numër që pritet të rritet me shpejtësi gjatë javëve të ardhshme. Këtë javë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u zhvendos në një strategji për të “lufuar” shpërthimin dhe rritja e testimit mund të ishte sfiduese. Ka pasur kritika në rritje për qasjen e tyre në testim; pasi numri i rasteve rritet, njerëzit me simptoma të buta tani këshillohen të qëndrojnë në shtëpi pa u testuar.
Do të thotë që shumë pacientë me koronavirus nuk do ta dinë kurrë me siguri nëse e kishin apo jo. Për momentin, testimi është i kufizuar kryesisht për të gjithë ata që janë në njësi të kujdesit intensiv, dhe ata me pneumoni ose infeksione të rëndësishme respiratore në spital. Kjo pasi ekziston mundësi e kufizuar e testimit, sipas shkencëtarëve të qeverisë, e cila duhet të drejtohet tek pacientët më seriozë, ku mjekët duhet të marrin vendime bazuar në nevojën klinike.
Të martën, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance i tha komitetit të përzgjedhjes së shëndetit të Commons se ai kishte “kërkuar” një “rritje të madhe të testimit” në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se kishte shumë punë në vazhdim e sipër brenda Shëndetit Publik Angley, NHS dhe Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social për të zgjedhur një test që mund të përdoret më gjerësisht në komunitet.
Qeveria duhet të punojë ngushtë me sektorin privat, shtoi ai, kështu që “ne mund t’i marrim gjërat atje më shpejt nga ana e komunitetit”. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të thella midis punonjësve të NHS që ata nuk po marrin testet e nevojshme, mes frikës se mos po e përhapin virusin te pacientët në nevojë. Mjekët dhe infermierët, si dhe personeli shëndetësor dhe i urgjencës, në Kinë dhe Italijanë ndër shumë që kanë vdekur nga sëmundja.
Nga Alberto Nardelli dhe Emily Ashton.
Teksti ne origjinal gjindet ketu.