Protokolli i Kinës për Parandalimin dhe Kontrollin e COVID-19 (verzioni 6 i datës 7 mars 2020) adreson:
- Etiologjinë dhe karakteristikat epidemiologjike të koronavirusit
- Masat e parandalimit dhe kontrollit
- Zbulimin e hershëm
- Raportimin e hershëm
- Izolimin e hershëm
- Trajtimin e hershëm
- Hetimin epidemiologjik
- Gjurmimin dhe menaxhimin e kontakteve të afërta
- Mbledhjen e mostrave dhe testimin në laborator
- Forcimin e masave parandaluese dhe kontrolluese në mjediset kryesore, institucione dhe popullatë
- Kontrollin e infeksionit nosocomial, dezinfektimin e ambienteve specifike dhe mbrojtjen personale
- Edukimin publik dhe komunikimin e rrezikut dhe
- Masat mbështetëse.
Ky është përkthim jozyrtar nga vullnetarët e www.virusi.info me qëllim që t’i ofrohet establishmentit shëndetësor mundësia të krahasojë protokollet. Në kohën në vijim do të përkthejmë edhe protokolle nga vende të tjera.
