Nga Bleron Baraliu
(Morali i analizes: te rriten urgjentisht kapacitetetet e testimit ne Kosove)
Reagimi proaktiv i qeverise me distancim social e mbyllje shkollash ishte shembullor. Por gjerat kane ngecur. Rastet e reja po ndjekin nje trajektore jo te deshirueshme. Prandaj po ju sjell nje krahasim siperfaqesor ne kohe korrelative me vendet tjera per te kuptuar rrezikshmerine ne ngritje nga coronavirusi…
Ne grafin e meposhtem mund te shihni deri me 3 mars numrin e testimeve per shtet dhe per milion banore. Per te bere anoze te detajshme, do duhej ndare rastet ne Kosove qe jane qarte te identifikueshme nga jashte me ato te shperndara ne komunitet, si dhe konsideruar ‘clusters’ (rastet ne grup si 7 ne nje familje) – dhe analizu perqindjen e rasteve ne krahasim me testimet e bera.
Por, nese e bejme nje analize perfaqesore dhe konsiderojme se 7 raste ne familjen e 77 vjecarit jane 1 dhe disa tjera jane identifikuar pak dite pas ardhjes nga kashte, mund te vleresojme:
Kosova ka bere ~400 teste, prej te cilave ~14 (nga 24) jane raste unike, qe nenkupton ~200 teste per 1 milion banore me incidence 3-4%. Shifra 200 eshte diku rreth Anglise dhe Zvicres, kurse 3.5% me ulet se Finlanda e Korea por me lart se Zvicra. Atehere te analizojme siperfaqesisht per te vleresuar numrin e vertete te COVID-19 ne Kosove – pra shifren qe do te kemi mesatarisht pas 17 ditesh, duke pare cfare ka ndodhe ne keto vende.
A- Finlanda me 130 teste dhe 5.4% ka deshmuar se ka deshtuar ne testime te mjaftueshme, dhe shifrat e verteta ne vend te 9 (3/5) duhet te kene qene se paku 200+ (3/14 = 223) sikur testimi te zgjerohej dhe te arrihej shifra e Anglise psh (0.3% incidence) – pra diku 20 fish me lart. Perveq deshtimit ne testim, Finlanda ka deshtuar edhe ne ‘social distancing’, duke mbylle shkollat tek me 16 mars!!! Pra ne krahasim me Finlanden Kosova duhet te performoje dramatikisht me mire, por duke qene ne % te ngjajshme te incidences mund te konkludojme se trajektorja e rasteve ne Kosove pas ~10 ditesh mund te kaloj ~3X, pra te arrij diku ne rreth 50 raste – me dyfishim rreth 5-7 dite, qe eshte konsistent me mesataren e dyfishimit te COVID-19.
Por te shikojme ne anen tjeter Zvicren dhe Angline, ku jemi me shifren 200 testime /2milion banore:
B- Me 5 Mars Zvicra ka pasur 102 raste te konfirmuara, dhe 10 dite me vone ky numer ka arritur ne 2200 raste apo 20X. Edhe Zvicra tek me 13 mars ka mbyllur shkollat, dhe tashme ka nje trajektore te rrezikshme ngjajshem me Italine, me 3 raste te reja ne dite (19 mars) per cdo rast qe ekziston. Cka eshte mese shqetesuese, Zvicra ka identifikuar rastin e pare tek me 25 shkurt. Dmth 200 teste/milion rezultojne te kene qene pamjaftueshem.
C- Anglia – ne anen tjeter, me 3/5 ka pas 114 rasteve dhe 1 vdekjeje, kurse 10 dite me vone ka arrite ne 1300 raste apo 11X, me 35 vdekje apo 2.7%. Prape eshte deshmuar se me 200 teste /milione rastet jane neglizhuar se paku rreth 10X. Numri i testimeve/milion ne UK me 3/13 ka arrit ne 450 (30k teste) dhe 800 raste (2.7%). 7 dite me vone numri i rasteve ka arrite ne 4,000! Pereseri Britania ka deshtuar ne masa profilaktike te distancimit social.
Atehere, sidomos duke e pasur parasysh vemendjen e shkurter te kosovareve per te shtjelluar ne hollesi modelin matematik qe do te nxirrte rezultat me margjina me te ulta gabimi, po nxjerr perfundimet dhe sygjerimet e mia duke veshtruar trajektoret e kesaj pandemie ne vende te ndryshme:
1- Ne Kosove me siguri numri i vertete i te infektuareve sot eshte jo me pak se 50 dhe jo me shume 150. Se sa raste kane qene sot do te mesojme pas ~10 ditesh, per shkak te voneses ne simptoma…
2- Situata eshte shume me kritike se sa po perceptohet. Urgjentisht duhet te ndryshoje metodologjia e testimit, dhe, nese mungojne testet adekuate, ne minimum te fillohet me testime preliminare ne mase te gjere (matjen e temperatures, xray etj). Kosova duhet te arrije ne minimum te kryej rreth 4k testime brenda javes qe vjen per te kuptuar numrin e vertete te incidences.
3- Gjendja e jashtezakonshme duhet te kthehet per konsiderate ne tavoline dhe te diskutohet cdo mengjes mes KM dhe Presidentit (dhe keshillit te sigurise) se si te veprohet me tej. Sidomos nese distancimi social nuk respektohet, ushtria duhet te nderhyje dhe detyroje kete.
4- Nese dyfishimi i rasteve vazhdon te ndjeke trajektoren 6.0 (cdo 6 dite), duhen te ngrihen te gjitha alarmet qe te parandalohet nxitimi i trajektores. Kete do ta kuptojme vetem nese arrijme te testojme se paku edhe 100 veta ne 3-4 ditet e ardhshme.
5- te gjitha preokupimet me taksen dhe rrezimin e qeverise ne keto rrethana jane idiotike dhe ne fakt perbejne tradheti kombtare. Njekohesisht eshte idiotike mos te kerkohen se paku Eur 50-100milion nga WHO, sepse ne rast te perhapjes se metejme, mortaliteti ne Kosove kam frike do te kaloj 5%, per shkak te sistemit te plogesht te shendetesise.