Permes nje konference per media, Ministri i Shendetesise, Arben Vitia, ka njoftuar qytetaret se per mometin jane zhvilluar 335 monstra nga te cilat positiv kan rezultuar 20 persona. Gjendja e 13 pacienteve qe po qendrojne ne QKUK eshte stabile, sipas Ministrit, ndersa nje person me i moshuar ka nevoje per oksigjen kohe pas kohe.

Ministri Vitia ka njoftuar qe per momentin, Kosova ka 1,000 mostra teste ne stok ndersa ka porositur edhe 7,000 tjera qe do arrijne gjate javes. Gjithashtu eshte porositur edhe nje tester ne kohe reale qe do arrije neser.
Sa i perket Ventilatoreve, eshte njoftuar qe Kosova ka kapacitet rreth 130 sosh ne total. “Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.
