Tanimë qeveritë dhe prodhuesit në mbarë botën janë duke marr masa drastike për të prodhuar sa më shumë respiratorë, kjo pasiqë pandemia e koronavirusit shtoj kërkesë e pashembullt deri më tani në spitalet e mbarë botës për këtë pajisje. Në ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është orjentuar për një zgjidhje të kushteve të luftës, duke përfshirë të gjithë prodhuesit e në rend të parë duke përfshirë këtu prodhuesit e makinave luksoze, si ‘Rolls-Royce’ dhe kompaninë ‘Vakum Dyson’ për të prodhuar këtë pajisje thelbësore.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka nxitur të gjitha vendet që të “optimizojnë disponueshmërinë” e pajisjeve për ventilimin të mushkërive, e cila ndihmon ose zëvendëson funksionet e frymëmarrjes për pacientët me sëmundje kritike, duke pompuar oksigjenin në gjak për të mbajtur funksionimin e organeve. “Terapia e oksigjenit është ndërhyrja kryesore e trajtimit për pacientët me Covid-19 të stadeve të rënda,” është pohuar nga kjo organizatë.
Në shkurt të këtij viti, kur qyteti i Wuhan në Kinë ishte në stade të avansuara përhapjeje të COVID 2019, sytë menjëherë i kishte kthyer nga pjesa tjetër e botës për t’i ndihmuar me respiratorë si pasojë e një mungesë të madhe të tyre. Departamenti i pajisjeve industriale në Kinë tha se kishte prodhuar më shumë se 15,000 respiratorë dhe po krijonte “kanale të përshpejtuara” për të importuar më shumë, përgjat asaj periudhe. Tani që epiqendra e shpërthimit është zhvendosur në Evropë, Kryqi i Kuq Kinez po transporton furnizime në Itali, ku ka pasur 31,000 raste dhe më shumë se 2.500 vdekje. Të martën, media shtetërore kineze raportoi se një ekip i dytë kishte udhëtuar në Itali me 30 respiratorë pulmonarë, 200,000 maska dhe 9 tonelata furnizime të tjera.
Vende në të gjithë botën tani janë në kërkim të mënyrave për të rritur shpejtësinë e furnizimit me respiratorë. Në Itali një kompani që bënë shtypjen me 3D printer, po përpiqen të krijojnë pjesë elementare të këtyre instumenteve. Kreu i agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve të mërkurën bëri thirrje për më shumë respiratorë për të luftuar koronavirusin, ndërsa zyrtarët në New York thanë që shteti u gjend “në pozitë të dëshpëruar” në kërkim të makinave ventiluese shtesë. Shoqëria e Mjekësisë për Kujdes Kritik në Shtetet e Bashkuara tha se vendi mund të ketë nevojë për dhjetëra mijëra respiratorë shtesë gjatë javëve të ardhshme. Dhe se, kryeministri britanik Boris Johnson nxiti më shumë se 60 prodhues kryesorë të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar duke e rritur prodhimin e pajisjeve mjekësore jetike, siç janë respiratorët.
Epidemiologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë parashikuar që pa ndërhyrje drastike, koronavirusi mund të tejkalohen numrat e pacientëve në njësi të kujdesit intensiv dhe se mundë të çojë deri në 250,000 numrin e vdekjeve në këtë vend. Supozimi i trendit të ngjajshëm të përhapjes do të shkaktonte më shumë se 1 milion të vdekur në Shtetet e Bashkuara. Johnson u kërkoi prodhuesve “të ngrihen në këtë sfidë të menjëhershme” duke ofruar aftësitë dhe ekspertizën e tyre në të gjitha pjesët e procesit, nga projektimi dhe testimi, deri te prodhimi dhe transporti.
Kompanitë qe prodhojnë paisje pastruese dhe tharësit e duarve, ofruan ekspertizën dhe burimet e saja për të punuar me kompani të tjera në gjetjen e një “zgjidhjeje të shpejtë”.
Airbus, tha që ekipet e saj në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Mbretëria e Bashkuar po “hetojnë praktikat se si mund të mbështesim më së miri projektimin, prodhimin dhe montimin e pajisjeve kritike mjekësore”. Nga ‘Meggitt’, një firmë inxhinierike, u tha, në një deklaratë se, “po udhëheq një konsorcium të furnitorëve të hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar që të punojnë për të zhvilluar dhe prodhuar respirator”, këto, në vëllime su pas kubstanciale si pasoj e kërkesës në rritje nga qeveria britanike.
Një zëdhënës i Rolls-Royce tha se prodhuesi i makinave “do të kërkojë të sigurojë ndonjë ndihmë praktike të mundshme” dhe se kesaj do t’i bashkangjiten kompanite tjera që gjithashtu janë të interesuara për të ndihmuar”. Një zëdhënës i Agjencisë Rregullatore për ilaçe dhe produkte shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se aprovimi për pajisje të tilla mund të zgjasë javë ose muaj, por tha se po ndërmerren veprime të shpejta në “interes të mbrojtjes së shëndetit publik”. Kjo Agjenci po ndihmon qeverinë të hartojë specifikimet për respiratorët dhe synon të punojë me kompani tjera për të siguruar që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe të sigurisë. Një gjë është e vërtetë dhe më e lehtë “nëse ata mund të blihen direkt, do të ishte me e lehtë”. Mirpo në këtë situatë kur të gjithë kanë nevojë të theksuar për këto instumente, kjo është shumë pak e mundshme që të realizohet.
Të shtrënguar për shkak të mungesës së ventilatorit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti I SHBA-ve u tha gazetarëve “ne po porosisim mijëra e mijëra ventilatorë dhe se ato janë shumë komplekse për tu prodhuar shpejtë”.
“Detyrë koplekse”, kishte deklaruar dikush nga Instituti i Inxhinierëve Mekanikë në Mbretërinë e Bashkuar, duke pohuar se përpjekje të tilla janë një “mundësi e mrekullueshme për një ide të mrekullueshme”, duke aloduar në inovime të mundshme. Ata potencuan se prodhimi i pajisjeve mjekësore të nevojshme për keto raste janë poaq komplekse sa edhe ajo e inxhinierisë hapësinore. “pra duhen të jenë shumë të sakta, dhe shumë të sofistikuara teknologjikisht. Kështu, ata thanë se vetëm të qenit në gjendje të zhvillohen proceset e prodhimit në formë të linjave, është diçka që mund të zgjasë shumë javë.
Përkundër që kompanitë kishin lëvizur me shpejtësi në këto 48 orët e kaluara, firmave që nuk specializoheshin në teknologjinë mjekësore do të duheshin muaj që të mund të ndërtonin pjesë nga e para. Në vend të kësaj, ata mund të jenë në gjendje të ndërtojnë pajisje të cilat janë manuale, dhe njekohësisht të rinovojnë pajisjet më të vjetra ekzistuese mekanike dhe që njëkohësisht të prodhojnë pjesë të thjeshta për ato. Kjo mund të lejojë që kompanitë e mëdha për prodhimin e respiratorëve të përqendrohen në punët më të mëdha dhe më të sofistikuara.
Në ndërkohë një kompani amerikane tha që kishte furnizuar me respiratorë vendet si Kina dhe Italia, duke mos e konsideruar nevojën për to në SHBA dhe se tani ata po punësonin një personel shtesë për më shumë se dyfishin e aftësive të saja prodhuese për të mundësuar dyfishimin e prodhimit.
Ekspertët paralajmërojnë se një nga problemet më të mëdha do të ishte gjetja e materialeve dhe mirëmbajtja e furnizimit, si dhe “sigurimi dhe vertetimi se pajisja është e duhura për qëllimin e duhur”. Mjekët kanë paralajmëruar se gjetja e personelit për të operuar makinat në sistemet e kujdesit shëndetësor do të jetë një sfidë, për shkak të fluksit në shtim të sëmurëve në nevojë.
Kryetari i Shoqatës së Mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar, tha “elefanti në dhomë’ është fakti që ne kemi një mungesë kritike të mjekëve dhe infermierëve të kujdesit intensiv në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të cilët mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë ventilimi” dhe se stafi do të duhej që në ndërkohë të rikualifikohej.
Mirëpo e mira në të gjithë këtë është se ekspertët po thonë se po hasin në “frymën e Dunkirk” dhe atmosferë të theksuar bashkëpunimit ndërkombëtar, në mes të inxhinierëve në pension dhe atyre që aktualisht janë duke punuar e që ofruan të ndihmojnë në një rrezik të madh personal për shkak të ekspozimit si pasoj e moshës.
Konkluzioni final është se “Njerëzimi nuk ka bërë domosdoshmërisht tanke brenda natës, dhe se nuk do të jetë në gjendje të bëjë pajisje mjekësore brenda natës, poashtu”