Nuk kuptohet se cfare po ndodhe ne Itali e cila tashme ka 35,713 te prekur nga Coronavirusi ndersa numri i viktimave eshte rritur ne 2,978. Nga kjo rrjedhe qe numri i te vdekurve ne Itali krahasuar me numrin e te infektuarve eshte 8.34% – dy her me shume se mesatarja boterore.

Nje argument, pasiqe COVID-19 po sulmon me shume personat ne moshe, eshte qe Italia ka popullate me te vjeter se vendet tjera, por kete argument e anulon fakti qe Spanja ka nje % te viktimave prej vetem 4.32% ndersa ka jetegjatesine 83.49 vjet (2019) ngjashem me Italine qe ka 83.42 vjet. Rrjedhimisht, keto dy vende kane nje strukture te ngjashme te grupmoshave.
I vetmi argument qe mund te gjindet, sa i perket aspektit te grupmoshave, eshte fakti qe Italia ka 22.8% te popullates mbi moshen 65 vjecare qe do te thote 13,789,440 persona ne pergjithesi. Ne anen tjeter, Spanja, ka 18,14% te popullates mbi 65 vjet dhe kur kalkulohet me numrin e popullates (46,66 milion) del qe ka 8,468,790 persona.
Popullata | % mbi 65 vjet | Numri mbi 65 vjet | |
Itali | 60,480,000 | 22.8 | 13,789,440 |
Spanje | 46,660,000 | 18.15 | 8,468,790 |
Nga kjo del qe, edhepse Italia dhe Spanja kan strukturen dhe perqindjen e grupmoshave te ngjashme, per shkak te numrit me te madhe te popullates, Italia ka 5,320,650 te moshuar mbi 65 vjet me shume sesa Spanja. Mbase, kjo mund te jete nje aryse, edhepse ende mbetet te shifet nga analizat profesionale.

Sic ilustrohet me poshte nga te dhenat boterore, Italia nga neser do kaloj Kinen sa i perket numrit me te larte te viktimave nga COVID-19 ne bote. Kina edhepse ka regjistruar zyrtarisht 80,906 te infekuar, ka raportuar per 3,234 viktima ndersa autoritet nga atje njoftojne qe tashme kan nen kontrolle virusin famkeq.
Gjermani, ne krahasim me vendet tjera, del se ka numrin me te vogel te viktimave, vetem 0.25%. Kjo nenkupton qe Gjermani ka 33 her me pak viktima per numer te te infektuarave sesa Italia.
Ne vijim jane te dhenat me te reja si dhe perqindja e viktimave.
18 March 2020 | Te Prekur | Viktima | % |
Kina | 80,906 | 3,237 | 4.00 |
Italia | 35,713 | 2,978 | 8.34 |
Spanja | 14,769 | 638 | 4.32 |
Korea e Jugut | 8,413 | 91 | 1.08 |
Irani | 17,361 | 1,135 | 6.54 |
Gjermania | 12,327 | 31 | 0.25 |
Franca | 9,134 | 264 | 2.89 |
UK | 2,642 | 104 | 3.94 |
Netherlands | 2,056 | 58 | 2.82 |
Mesatarja | 3.80 |
Sipas statistikave te raportuara nga mbare bota, Italia ka % e viktimave relevante me numrin faktik te te infektuarave mbi 70,000 perona. A munde te jete nje arsye qe numri i te infektuarave ne Itali eshte dy fish me i larte sesa eshte regjistruar? Apo thjeshte ka dicka ne Itali qe ende duhet kohe per te kuptuar.
