Nga Rushit Arifi, Helsingborg
Modeli britanik, holandez, suedez po kritikohet vazhdimisht nga Italia dhe vende të tjera që kanë aplikuar politika më të rrepta të distancimit social. Këto vende dhe disa pak vendeve tjera bazohet në strategjinë e krijimit te imuniteti grupor apo “imunitetit të kopesë” për të i shpëtuar të moshuarit.
Mendojnë se nuk duhet me çdo kusht me ndalue përhapjen sepse siç duket është e pamundur. Këta dojnë që përhapja të jetë e kontrolluar për aq sa mundet. P.sh. të rinjtë pasi që siç duket deri më tani, lehtë apo shumë lehtë janë duke e përballue infeksionin.
Dëshirojnë që të rinjtë të infektohen në masë sa ma të madhe por me kusht që për kohën sa të rinjët jan të infektuar, për disa javë pleqtë t’i nënshtrohen një rexhimi total të izolimit, pra asnjë kontakt me të rinjtë.
Kur të rinjtë e kalojnë infeksionin, ata do të krijojnë imunitet dhe rrjedhimisht ma nuk do infektojnë të tjerët, posacërisht pleqtë. Si rrjedhim i kësaj do të reduktohet shumë edhe zingjiri i përhapjes.
Atëherë të rinjtë edhe do mund të jenë në shërbim të pleqëve pa pasë frikë se do të infektojnë apo infektohen.

Gjithashtu po e mendojnë se në mënyrë të kontrollueme, në fillim të lejohet infektimi i një mumri të caktueme të personelit mjeksor të moshave të reja. Ata, në kohën kur spitalet ende nuk janë të stërngarkuara dhe ka resurse të mjaftueshme, do ta kalojnë infektimin, do krijojnë imunitet dhe pastaj kur të kthehen.
Ata nuk do të kenë më frikë se infektojnë pacienta tjerë dhe do të jenë në gjendje të punojnë maksimalisht gjatë kohës kur të arrijë kulmi i të infektuarve. Pos kësaj ata do të punojnë pa maska dhe mjete tjera mbrojtëse sepse do ta kenë krijuar imunitetin për vete.
Mbetet të shihet se cila nga strategjitë do të rezultojë më e suksesshme.
Shih edhe videon e mëposhtme për ta kuptuar edhe një aspekt tjetër të kësaj strategjie: