Një studim i publikuar rishtazi dhe i cituar nga CDC nxjerr përvojën kineze të trajtimit dhe komplikimeve në rastin e pandemisë COVID-19. Studimi nxori qe rreth 16% e te infektuarve u hospitalizuan. Prej tyre, 58% e pacientëve ka marrë terapi intravenoze antibiotike dhe 35.8% kanë marrë terapi oseltamivir; terapi oksigjeni kanë marrë 41.3% kurse ventilim mekanik 6.1%.
Glukokortikoide sistemike u janë dhënë 18.6% të pacientëve. Te 0.5% e pacientëve është aplikuar oksigjenim ekstrakorporeal i membranes.
Median i qëndrimit në spital ka qenë 12.0 ditë. Gjatë pranimit në spital, 91.1% e pacientëve janë diagnostifikuar me pneumoni, pastaj 3.4% me ARDS dhe rreth 1.1% me tronditje.

Studimi Clinical Characteristics of Coronavirus Disease 2019 in China është i casshëm këtu.