
“Kurreshtja e mposhtë frikën më mirë se guximi”

Ky tregim fillon në Wuhan, një qytet i madh, larg atje në Kinë, ku kalon edhe lumi Jangtsekian.

Atje jetonte një doktor i cili quhej Li Wenliang. Ai ishte një nga njerëzit e parë që vuri re diçka të çuditshme tek pacientët e tij. Ata po vuanin nga një grip i rëndë. Duke qenë i shtyrë nga kurreshtja, ai filloi të hulumtojë dhe mblodhi disa të dhëna. Pas ca ditëve, ai vendosi t‘i alarmojë të gjithë duke u treguar për të gjeturat e tij! Një sëmundje e re është shfaqur dhe ka filluar të shpërndahet.

Kollitje / Temperaturë e lartë / Fyt i tharë / Kokëdhembje / Frymëmarrje e vështirësuar / Rrjedhje hundësh

Doktorrët mjekësorë dhe Shkencëtarët menjëherë filluan të punojnë dhe e zbuluan keqbërësin. Është një mikro-organizëm shumë, shumë i vogël, aq i vogël sa që mund të depërtojë në hapësirat më të vogla të mushkërive tona. Ai quhet “Sars-CoV-2“ apo “Corona Virus”

Atëherë, sa i vogël është ky Corona Virus? Është aq i vogël sa që në majën e gjilpërës mund të gjenden 350.000 virusa. Pra, këta janë më shumë virusa se sa ka banorë në Prishtinë!

Virusi nuk është vetëm shumë i vogël, por edhe tejet sportiv dhe këmbëngulës. Mjafton një teshtitje – dhe ai kërcen 2 metra lartë. Virusi ka udhëtuar me shpejtësinë e dritës dhe kështu ka arritur në vendin tonë sikurse edhe në vendet tjera

Për neve, Corona virusi u bë menjëherë si një “celebrity star“. Radio, TV, gazetat, portalet, të gjithë të riturit po flasin vetëm për të. Madje edhe shkollat janë mbyllur!

PASAPORTA
EMRI: Corona Virus
GJATËSIA: 100NM (Nanometer)
VENDBANIMI AKTUAL: në krejt botën
TIPARET E VEÇANTA: simpati ngjitëse
KARAKTERISTIKAT NEGATIVE: e ka një „ndikim (influenca)“ të keq tek shumë njerëz

E di, është shumë e çuditshme që tash ti nuk mund t‘i takosh më shokët tuaj. Megjithatë kjo është gjëja e duhur dhe e rëndësishme!, sepse mjafton një teshtitje apo përqafim apo shtrëngim duarsh që të infektoheni. Shkencëtarët zbuluan se virusi shpërndahet tepër shpejt në dhomat e mbyllura ku ka shumë njerëz. Ai është shok i mirë me TË GJITHË, pa marr parasysh se çfarë gjuhe flisni, prej nga jeni apo sa vjeçar jeni.

Në mënyrë që të shmanget situata kur virusi mund të bëhet shumë i fuqishëm dhe kërcen nga një njeri tek tjetri, shkencëtarët dhe doktorrët po bëjnë hulumtime ditë e natë. Ata po thonë se nuk duhet të kemi frikë, mirëpo duhet të kemi kujdes. Mjaftojnë disa veprime në mënyrë virusi të mos shpërndahet. Kjo quhet „parandalim“ (apo preventivë).

Përmes këtyre 6 hapave ti mund ta mbashë virusin larg!
1: Pastro duart e tua pa përtesë/rregullisht me ujë dhe shampo/sapun.
2: Nëse teshtin apo kollitesh – gjithmonë mbuloje gojën me një faculetë apo krahun tënd. Dhe mëpastaj prap pastro duart.
3: Faculetën e përdorur hudhe menjëherë.
4: Shmang (mos rri në) vendet e mbyllura ku ka shumë njerëz.
5: Mos i prek sytë, hundën apo gojën tënde, sepse këto janë „dyert hyrëse“ më të rëndësishmë për në trupin tonë.
6: Nëse keni temperaturë të lartë apo fytin e tharë apo në përgjithësi ndjeheni sikur keni grip: atëherë mos e rreziko shëndetin tënd dhe të tjerëve! …POR rri në shtëpi! Nëse megjithatë jeni të detyruar ndonjëherë të dilni jashtë shtëpisë, vendoseni maskën!

Atëherë, sa gjëtë nuk do të keni mundësi t’i takoni shokët tuaj? Ndoshta do të merr pak kohë…Sidoqoftë, shkencëtarët po punojnë shumë që ne të mund t’i kthehemi normalitetit shumë shpejt. Ndërkohë, lëre kreativitetin tënd të rrjedhë dhe të rritet…
Shumë njerëz rreth botës tashmë kanë shpikur mënyra qesharake dhe të veçanta të përshëndetjes, duke e shmangur kështu nevojën për përqafim dhe shtrengim duarsh. Atëherë, çfarë mënyre të re të përshendetjes do ta shpikni ju?

Përzgjedhur dhe përgatitur nga Kujtim Salihu (PËRKTHIM KREJTËSISHT JOZYRTAR për fëmijë (dhe prindërit e tyre) për ta kuptuar më lehtë situatën e krijuar)
Burimi: https://www.hands-on-international.net/